web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The Turkish opposition has a chance to defeat Erdogan, but it will not be easy

2023-03-15 09:38:00, Kosova & Bota Asli Aydintasbas
The Turkish opposition has a chance to defeat Erdogan, but it will not be easy
Illustrative photo

The devastating earthquake of February 6 that struck Turkey could have united the country. But instead, the disaster, which has claimed the lives of at least 46,000 people inside the country, is deepening the political divide between President Recep Tayyip Erdogan and his opponents.

With parliamentary elections just 9 weeks away, Erdogan is facing a wave of public anger over poor governance and the mis-centralization of everything. After 20 years in power, his position has weakened greatly due to the earthquake. The opposition finally has a chance to defeat him.

Por ajo nuk duhet të supozojë se do të jetë e lehtë. Më 6 mars, partitë opozitare shpallën kandidatin e tyre konsensual për president: Kemal Kiliçdaroglu, 74 vjeç, kreu i Partisë Republikane Popullore laike. Koalicioni i opozitës, që përfshin ish-aleatët e Erdogan, Ali Babaçan dhe Ahmet Davutoglu, ka hartuar një axhendë reformash gjithëpërfshirëse, duke premtuar se do të rivendosë demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Në bisedat me Kiliçdaroglu përgjatë viteve, kam parë se ai ishte një udhëheqës i zhytur në mendime dhe një demokrat i vërtetë. Nuk është shumë karizmatik në publik, por konsiderohet gjerësisht si i pakorruptueshëm, diçka që vlen shumë në një vend ku korrupsioni është një problem madhor.

Koalicioni i drejtuar nga Kiliçdaroglu, kryeson aktualisht në sondazhe. Tërmeti i muajit të kaluar i ka përmirësuar shanset për kundërshtarët e Erdoganit. Sepse turqit po e shohin sesi politikat e presidentit i përshkallëzuan pasojat e katastrofës. Ka rënë pakti autoritar i presidentit me shoqërinë turke, i bazuar tek premtimi për më shumë pasuri, qeverisje të mirë dhe prestigj global.

Por me çfarë mund të zëvendësohet ai? Sfida për opozitën do të jetë bindja e qytetarëve turq, se ajo mund të ofrojë një qeverisje të mirë, teksa do të shpërbëjë regjimin e një lideri autoritar. Dhje kjo nuk do të jetë e lehtë. Në vitin 2017, Erdogan e konsolidoi pushtetin përmes një referendumi për ndryshimet kushtetuese, duke premtuar një qeveri më efikase.

Tani duket se qasja e tij e hiper-centralizimit krijoi më shumë mos-funksionim sesa mund ta kishte imagjinuar kushdo. Institucionet shtetërore janë mbushur me besnikë të tij të paaftë, që nuk marrin asnjë vendim pa marrë urdhër prej tij.

Rritja ekonomike e nxitur nga ndërtimi ka krijuar një sistem patronazhi të kalbur. Institucionet janë dobësuar, përfshirë AFAD, agjencinë e ndihmës ndaj fatkeqësive natyrore. Gjysmëhëna e Kuqe Turke gëzonte dikur një reputacion shumë të mirë si një ndihmëse e besueshme në kohë krizash. Tani, është zhytur në  skandale dhe keq-menaxhim.

Por mposhtja e presidentit aktual nuk do të jetë e lehtë. Sepse Erdogan zotëron ende shumë nga levat më të rëndësishme të pushtetit. Figura kyçe të opozitës, si udhëheqësi kurd Selahattin Demirtas apo kryetari i bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu, janë ose në burg ose objekt i proceseve gjyqësore të nisura ndaj tyre.

Qeveria po jep subvencione dhe ndihma të shumta që synojnë konsolidimin e bazës elektorale të Erdoganit. Ai kontrollon median dhe sistemin e drejtësisë. Qytetarët turq shqetësohen edhe për vendin e tyre në botë. “Si dukemi nga jashtë? A dukemi si Pakistani?”-  më pyeti një burrë.

Turqit ishin mësuar ta shihnin veten si një fuqi në rritje. Edhe përpara katastrofës së fundit, keq-menaxhimi i ekonomisë nga Erdogan i minoi financat e shtetit dhe e dëmtoi rëndë monedhën kombëtare. Tani tronditja e shkaktuar nga tërmeti po e shton më tej barrën. Një figurë e lartë e opozitës më tha se udhëheqësit e koalicionit janë të shqetësuar për mundësinë që qeveria mund të nxisë enkas destabilitet, për t’i bindur votuesit të qëndrojnë me statuskuonë.

Ai aludoi mbi një ngjashmëri me zgjedhjet parlamentare të vitit 2015, të cilat u paraprinë nga një seri sulmesh terroriste misterioze dhe intrigash që i bindën votuesit të ktheheshin tek Erdogan për hir të stabilitetit. Zgjedhjet e përgjithshme të 14 majit, po i ofrojnë Turqisë shansin për të sjellë një ndryshim të vërtetë.

Njerëzit me të cilët kam biseduar ditët e fundit ishin të zemëruar dhe të shqetësuar, për fëmijët e tyre, për të ardhmen, për një tërmet të mundshëm që shumë shkencëtarë thonë se ka të ngjarë të godasë Stambollin. Zgjedhjet i shohin me shpresë, por edhe me frikë.

Tërmeti ka treguar qartë se Erdogan dhe sistemi i tij presidencial e kanë gërryer Turqinë nga brenda. Opozita meriton të fitojë. Por edhe nëse fiton, është larg nga fundi i historisë.

Zgjidhja e problemeve endemike të Turqisë do të jetë e vështirë edhe nëse Erdogan largohet nga skena. Mund të mos mjaftojë shfrytëzimi i zemërimit të publiku dhe premtimi për demokraci. Me zgjedhjet në prag, opozita duhet t’i bindë qytetarët se mund të sigurojë një Turqi më të sigurt dhe më të mirë pas regjimit autokratik të Erdogan.

Note: Asli Aydintasbas, former journalist from Turkey, currently associate at the Brookings Institution, Washington./ Adapted from CNA.al





Lajmet e fundit nga