web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The US and Russia blame each other after the drone incident

2023-03-15 08:30:00, Kosova & Bota CNA
The US and Russia blame each other after the drone incident
Illustrative photo

Russia denies touching the US drone over the Black Sea that crashed after colliding with a Russian fighter jet. The Russian ambassador summoned to the US speaks of "provocation" after the drone incident.

Moska e vlerëson si "provokim" incidentin në hapësirën ajrore ndërkombëtare në Detin e Zi. Këtë e tha ambasadori rus në Uashington. Anatoli Antonov, pasi u thirr në Ministrinë e Jashtme amerikane. Rusia nuk e pranon se e ka prekur dronin amerikan mbi Detin e Zi. Në të njëjtën kohë Antonov, tha se bisedimet e zhvilluara ishin "konstruktive" dhe nuk është folur për "pasoja" të mundshme për Moskën. Pentagoni fajëson Rusinë se ka çuar në rrëzim një dron mbikqyrës amerikan të tipit MQ-9 "Reaper".

Dy avionë luftarakë rusë të tipit Su-27 e sulmuan dronin e tipit MQ-9 Reaper që po fluturonte mbi ujëra ndërkombëtare në një mënyrë "të rrezikshme dhe joprofesionale", tha Shtabi Rajonal i Evropës i Forcave Amerikane në Shtutgart (EUCOM). Sipas EUCOM-it njëri prej avionëve luftarakë kishte prekur helikën e dronit zbulues, i cili më pas u rrëzua.

Mungesë kompetence dhe profesionalizimi

Moska tha se droni amerikan kishte bërë një manovër dhe u rrëzua pasi qe përplasur me avionët rusë pranë Krimesë, por këmbënguli që avionët luftarakë rusë nuk kishin qëlluar me armë ose kishin goditur dronin. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se avionët luftarakë si pjesë e forcave të mbrojtjes ajrore kishin marrë si detyrë që të identifikonin "ndërhyrësin" mbi Detin e Zi.

EUCOM-i deklaroi se "ky incident tregon mungesë kompetence dhe është përveç kësaj i rrezikshëm dhe joprofesional”. Sipas Pentagonit incidenti ka të ngjarë të ketë shkaktuar dëme edhe tek aeroplanët rusë, ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes tha se avionët luftarakë të saj ishin "kthyer të sigurt në aeroportin e tyre".

SHBA reagon

Pas kësaj ngjarjeje SHBA thirri në Ministrinë e Punëve të Jashtme ambasadorin rus, tha Ned Price, zëdhënësi i kësaj ministrie. SHBA e quajtën ngjarjen si "shkelje të pacipë të ligjit ndërkombëtar".

US National Security Council spokesman John Kirby told reporters that "we do not need to notify and coordinate with the Russians before we fly into international airspace. There is no requirement to do so and neither do we". Tuesday's incident marks the first time since the height of the Cold War that an American drone has been shot down by a Russian fighter jet./ DW





Lajmet e fundit nga