web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hetimet për krime lufte/ Zëdhënësi i Putinit: Nuk e njohim Gjykatën e Hagës

2023-03-14 13:14:00, Kosova & Bota CNA

Hetimet për krime lufte/ Zëdhënësi i Putinit: Nuk e njohim

Moska ka thënë se nuk e njeh juridiksionin e një gjykatë ndërkombëtare në Hagë, që është paralajmëruar se do të iniciohet ndaj krimeve ruse në Ukrainë, raportoi The Guardian.

“Ne nuk e njohim këtë gjykatë, nuk e njohim juridiksionin e saj”, tha para mediave, Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“New York Times” dhe “Reuters” raportuan të hënën se prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, do të iniciojë zyrtarisht dy raste të krimeve të luftës si dhe do të lëshojë urdhërarreste për disa rusë që po konsiderohen përgjegjës për rrëmbimin masiv të fëmijëve ukrainas.

Nëse kjo nismë do të ishte e suksesshme, do të ishte hera e parë që zyrtarisht lëshohet një urdhër i tillë për agresionin rus.

Këtë “betejë” me krimet ruse po e zhvillon prokurori Karim Khan. Që kur nisi lufta, ai i ka bërë tri udhëtime në Ukrainë dhe i ka vizituar zonat ku dyshohet se janë kryer krime lufte.

Rusia i ka mohuar krimet e saj në Ukrainë, ndërsa tha se shënjestër e ka pasur infrastrukturën energjetike të Ukrainës./CNA.al





16:51 World

Bankruptcy

The United States authorities are taking urgent measures t...

Lajmet e fundit nga