Poland to send additional tanks to Ukraine
Poland will send 10 German-made Leopoard 2 tanks to Uk...

Inteligjenca e re që është analizuar nga zyrtarët amerikanë sugjeron se një grup pro-ukrainas, që me gjasë përbëhet nga shtetas ukrainas ose rus, ka kryer sulmin ndaj gazsjellësit Rrjedha Veriore vitin e kaluar. Por, inteligjenca amerikane nuk ka arritur në një përfundim të qartë, raportoi New York Times (NYT) më 7 mars.
Nuk ka dëshmi se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, apo ushtarakët më të lartë ukrainas kanë qenë të përfshirë apo nëse keqbërësit kanë vepruar nën direktivat e ndonjë zyrtari qeveritar ukrainas, raportoi gazeta, duke cituar zyrtarë amerikanë.
Zyrtarët amerikanë nuk janë përgjigjur menjëherë në interesimin e mediave për të konfirmuar apo mohuar këto raportime. Përfaqësuesit në Kiev dhe Moskë po ashtu nuk kanë komentuar për këtë rast.
Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja i quajtën sulmet e shtatorit të vitit 2022 ndaj gazsjellësit nën Detin Baltik, “akt të sabotimit”, përderisa Moska fajësoi Perëndimin. Asnjëra palë nuk ofroi dëshmi për akuzat e tyre.
I ndërtuar nga kompania e kontrolluar nga shteti rus, Gazprom, gazsjellësi Rrjedha Veriore lidh Rusinë me Gjermaninë. As Gazprom nuk ka komentuar lidhur me raportimet e gazetës amerikane.
Rishikimi i inteligjencës sugjeroi se ata që kryen sulmet kundërshtojnë presidentin rus, Vladimir Putin, “por nuk specifikohen anëtarët e grupit, apo se kush i ka urdhëruar apo paguar për operacionin”, shkroi New York Times.
“Zyrtarët amerikanë refuzuan të tregonin natyrën e inteligjencës apo se si e morën atë, detajet dhe fuqinë e provave që kishte. Ata thanë se nuk ka pasur përfundime të fuqishme për këtë çështje”, citohet të kenë thënë zyrtarët e paidentifikuar.
“Zyrtarët që kanë rishikuar inteligjencën thanë se besojnë që sabotatorët kishte të ngjarë të ishin shtetas ukrainas apo rus, apo nga të dy shtetet. Zyrtarët amerikanë thanë se asnjë amerikanë apo britanikë nuk ka qenë i përfshirë”, raportoi gazeta amerikane.
Shtetet evropiane nëpër të cilat kalon gazsjellësi janë duke e hetuar këtë ngjarje dhe Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se nuk është pjesë e hetimeve për këtë rast.
Rusia muajin e kaluar kërkoi nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që të kryejë një hetim të pavarur.
Që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës një vit më parë, Evropa ka reduktuar në mënyrë drastike importet e energjisë nga Rusia./ REL
Poland will send 10 German-made Leopoard 2 tanks to Uk...
Përkeqësimi i situatës së sigurisë në katër komunat me shu...
Shtetet e Bashkuara duhet të ndryshojnë pikëpamjen e “...
Dy avionë stërvitorë ushtarakë, "Siai Marchetti 208" u për...
Këngëtari shqiptar Arian Begaj është dënuar me 5 vite burg...
Një delegacion parlamentar nga Hungaria tha më 7 mars ...
Kiev has started online talks with partners to extend the ...
Shumica e trenave u ndalën, rafineritë e naftës u bllokuan...
Ukrainian authorities have called for a war crimes investi...
Canadian Prime Minister Justin Trudeau said an independent...
“Kjo luftë nuk ka të bëjë fare me Ukrainën, por me rendin ...
France is struggling with an overproduction crisis in the ...
"Panther" is considered one of the most modern tanks i...
Exiled Belarusian opposition leader Sviatlana Tsikhano...
US lawmakers will take an important step this week tow...
Spain continues not to change its position regarding the n...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i bëri thirrj...
Georgian lawmakers have clashed after a debate over a "for...
US Defense Secretary Lloyd Austin said on Monday that if R...
Zyra e Prokurorit të Bosnjë e Hercegovinës ka iniciuar një...
The 50 million euro tender for the maintenance of national...
Today we will bring another article that breaks down the w...
CNA has put under scanner the assets of Sokol Sadushi, the...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Police have revealed details of the incident that occurred...
According to preliminary information, a person in his 60s ...
A triple accident occurred on the Peqin-Elbasan axis n...
The police have provided details regarding the accident th...
The public sector took the lead in absorbing the workforce...
Today, our country will be under the influence of unstable...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
Company leaders can improve productivity by investing in a...
Oil prices fell in early trading on Monday, falling furthe...
Although Albania does not have a developed industry on the...
North Korea is said to have achieved some impressive resul...
US Ambassador to the United Nations, Mike Waltz, said toda...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
After strong savings growth in the years following the pan...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...