Formal competitions in the State Police
Today, the ranking of candidates expected to take over the...
Today, the ranking of candidates expected to take over the...

“Kjo luftë nuk ka të bëjë fare me Ukrainën, por me rendin botëror. Bota unipolare po arkivohet në mënyrë të pakthyeshme në të shkuarën dhe po lind një botë shumë-polare”- deklaroi Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, një muaj pas pushtimit të Ukrainës.
Pra SHBA nuk është më “polici i botës”, një mesazh ky që rezonon jo pak në vendet që kanë qenë prej kohësh dyshuese për fuqinë amerikane. Koalicioni kryesor i Perëndimit mund të mbetet i qëndrueshëm, por ai nuk ka arritur të fitojë mbi shumë nga vendet që refuzuan të marrin anë në këtë luftë.
Misioni diplomatik i Moskës për të ndërtuar lidhje dhe për të përmirësuar narrativën e saj gjatë dekadës së fundit ka dhënë përfitimet e veta. Për këtë mjafton të shihni Afrikën. Në marsin e vitit të kaluar, 25 shtete afrikane nga 54 në total abstenuan ose nuk votuan në një mocion të OKB-së që e dënonte pushtimin, pavarësisht presionit të madh nga fuqitë perëndimore.
Refuzimi i tyre për të mbajtur anën e Ukrainës, ishte dëshmi e përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike të Rusisë në botën në zhvillim. Një vit më parë, Ministrja e Jashtme i Afrikës së Jugut, Naledi Pandor, i kërkoi Rusisë të tërhiqej nga Ukraina. Por pas vizitës së Lavrov disa javë më parë, Pandor u pyet nëse ia kishte përsëritur këtë mendim homologut të saj rus.
“Ajo deklaratë ishte e përshtatshme vitin e kaluar. Po ta përsërisja tani do të dukesha shumë e papjekur”- deklaroi ajo. Më pas Pandor lavdëroi “marrëdhëniet dypalëshe ekonomike në rritje” midis Pretorias dhe Moskës, dhe të dyja vendet e kremtuan përvjetorin e luftës me stërvitje të përbashkëta ushtarake.
Moska e paraqet veten si një bastion i stabilitetit në një botë kaotike, edhe pse po synon në fakt që ta bëjë botën akoma më të kaotike nga sa është. Pastaj janë vendet e Afrikës së Veriut, të cilat e kanë ndihmuar Rusinë të kompensojë efektin ekonomik të sanksioneve perëndimore.
Maroku, Tunizia, Algjeria dhe Egjipti kanë importuar vitin e kaluar naftën dhe kimikatet ruse. Vladimir Putin po e forcon qëllimisht këtë aleancë të kombeve që ndihen viktima të imperializmit perëndimor dhe po e vendos Rusinë në krye të saj. Perëndimi dëshiron ta shohë Rusinë “si një koloni”, tha ai në shtator.
“Ata nuk duan bashkëpunim si të barabartë, por duan që të na grabisin!”- shtoi ai. Ky mesazh gjen jehonë në pjesë të mëdha të Azisë, ku më shumë se 1/3 e vendeve refuzuan të dënojnë agresionin e Rusisë në votimin fillestar të OKB-së, por edhe në Amerikën Qendrore dhe Jugore, ku vazhdon të rritet vala e ndjenjave anti-perëndimore dhe antikapitaliste.

Siç u shpreh javën e kaluar ish-ambasadori i Indisë në Rusi, Venkatesh Varma: “Ne nuk e kemi pranuar narrativën perëndimore mbi këtë konflikt”. Ai nuk flet zyrtarisht në emër të qeverisë e Indisë. E megjithatë India, së bashku me Kinën dhe Afrikën e Jugut, abstenuan nga një rezolutë tjetër e OKB-së javën e kaluar që kërkonte tërheqjen e Rusisë nga Ukraina. Nga 193 anëtarë, 141 votuan pro dhe 32 abstenuan. Shtatë votuan kundër, ku Rusisë iu bashkuan Bjellorusia, Eritrea, Mali, Koreja e Veriut, Nikaragua dhe Siria.
Ideja se është Amerika dhe aleatët e saj ata që janë burimet e përçarjes dhe destabilitetit global. Pengesat në Afganistan dhe ideja se lufta në Ukrainë ndodhi për shkak të zgjerimit të NATO-s kanë nxitur një narrativë, madje edhe simpati, për idenë se Putini thjesht po i qëndron përballë Perëndimit (gjë që shpjegon pse Koreja e Veriut ka dërguar predha artilerie dhe Irani ka siguruar drone kamikaze).
Putini është një mjeshtër i nxitjes së ndjenjave anti-amerikane. Në fjalimin e tij para Asamblenë Federale javën e kaluar, ai iu referua ndërhyrjeve ushtarake perëndimore në Jugosllavi, Irak, Libi dhe Siri. Sipas tij, ato treguan se Perëndimi po vepronte “në mënyrë të paturpshme dhe ata nuk do të mund ta lajnë kurrë këtë turp”.
Shihni se si po mbështetet Ukraina, shtoi ai, ndërsa të tjerët janë braktisur. Më shumë se 150 miliardë dollarë janë shpenzuar për të ndihmuar dhe armatosur Kievin, shtoi Putin, ndërsa vendet më të varfra në botë kanë marrë vetëm 60 miliardë dollarë ndihmë.
Propaganda kulturore e Rusisë mbështetet nga real-politika dhe tregtia, me naftën, gazin, metalet dhe drithërat që përdoren si një joshje diplomatike për të luajtur në dobi të Moskës. Armët ishin një tjetër nxitje, edhe pse performanca e dobët e ushtrisë ruse në Ukrainë vitin e kaluar e ka dobësuar reputacionin e saj si një superfuqi armësh.
Pastaj është Kina, që me gjysmë zemre bëri thirrje javën e kaluar për bisedime paqeje, ndërsa këtë javë priti aleatin e Putinit, presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko. Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës do të jenë gjithmonë të ndërlikuara, megjithatë pushtimi i Ukrainës dhe përgjigja e Perëndimit kanë krijuar mundësi të mëdha për bashkëpunimin Kinë-Rusi.
Kina ka blerë sasi rekord të naftës dhe gazit të lirë rus, ndërsa ka eksportuar shumë më tepër makineri dhe gjysmëpërçues në Rusi.
Ajo që i bashkon është një theks i përbashkët mbi rëndësinë e stabilitetit dhe përhapja e idesë se është Perëndimi ai që është përçarës, i paparashikueshëm dhe i paqëndrueshëm. “Ne duhet të punojmë së bashku për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në botë dhe të kundërshtojmë përdorimin e pakujdesshëm të sanksioneve të njëanshme”- tha Xi Jinping në fjalimin e tij më të fundit në Forumin Boao.
Pasojat nga pandemia qenë të dobishme për Rusisë dhe Kinës. Vendet perëndimore blenë stoqe të mëdha vaksinash, dhe më pas refuzuan të hiqnin dorë nga patentat për ilaçet, vaksinat dhe diagnostikimet, duke rritur çmimet dhe duke shkaktuar nivele më të larta vdekshmërie.
Përkundër kësaj, diplomacia energjike e vaksinave nga Rusia dhe Kina e forcoi pozitën e tyre, veçanërisht në Afrikë dhe Amerikën Latine. Vitin e kaluar, një studim në vendet e ASEAN-it në Azinë juglindore zbuloi se BE-ja perceptohej pozitivisht nga vetëm 2.6 për qind e njerëzve kur bëhej fjalë për mbështetjen me vaksina, krahasuar me pothuajse 60 për qind për Kinën.
Ndërkohë sa i përket luftës, a po humbet vërtet Rusia? Ukrainasit kanë luftuar jashtëzakonisht mirë, por kanë pësuar humbje të mëdha. Udhëheqësit perëndimorë po premtojnë t’i japin Kievit mjetet për të “mbaruar punën”, por ajo që do të ofrojnë javët, muajt dhe madje vitet e ardhshme duket e pamjaftueshme, siç po e tregojnë vështirësitë e ukrainasve në Bakhmut.
Ekonomia e Rusisë duket mjaft e fortë për të vazhduar luftën: FMN parashikon se ekonomia e saj do të rritet me 0.3 për qind këtë vit. Ndërkohë, qindra mijëra rekrutë rusë janë ende duke u thirrur. Siç ka vënë në dukje historiani Stefën Kotkin, demokracitë i luftojnë luftërat ndryshe nga autokracitë.
Rusia do të vazhdojë të hedhë rekrutët e pa trajnuar në “mullirin e mishit”, ku treçereku i tyre do të vdesin. Ndërkohë ky ekuacion është i ndryshëm për Ukrainën, pavarësisht se çfarë ofron Perëndimi. Sepse Kievi po armatoset për një luftë mbrojtëse dhe jo sulmuese. Me kalimin e kohës kjo e kthen ekuilibrin në favor të kujtdo që mund të durojë dhimbjen për më gjatë, pra në këtë rast Rusisë.
Shënim:Peter Frankopan, është profesor i historisë globale në Universitetin e Oksfordit.
Përkthyer me shkurtime nga CNA.al
France is struggling with an overproduction crisis in the ...
"Panther" is considered one of the most modern tanks i...
Exiled Belarusian opposition leader Sviatlana Tsikhano...
US lawmakers will take an important step this week tow...
Spain continues not to change its position regarding the n...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i bëri thirrj...
Georgian lawmakers have clashed after a debate over a "for...
US Defense Secretary Lloyd Austin said on Monday that if R...
Zyra e Prokurorit të Bosnjë e Hercegovinës ka iniciuar një...
Policia gjermane tha se ka shkatërruar në bandë ndërkombët...
The Ministry of Internal Affairs of North Macedonia is awa...
These days, Kosovo's energy consumption is mainly supplied...
The deputy representative of the European Commission, Dana...
Kemal Kilicdaroglu duket se do të përballet me Erdoganin p...
Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe pres...
Liderja opozitare bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, gj...
The best for the most important moment of life. Why not br...
Iran's supreme leader, Ayatollah Ali Khamenei, has called ...
Në seancën solemne për shënimin e 25-vjetorit të Epopesë s...
Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, tha se është në...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Pope Leo XIV arrived in Madrid this Saturday, where he beg...
Millions of Europeans still apply for jobs without knowing...
Following the Covid-19 pandemic, the World Health Organiza...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...