Kina: SHBA duhet të ndryshojë qëndrim ose rrezikon konflikt
Shtetet e Bashkuara duhet të ndryshojnë pikëpamjen e “...

Përkeqësimi i situatës së sigurisë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, si dhe raportet e këqija të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në jug të Serbisë me autoritetet qendrore, janë tema që qeveritë në Prishtinë dhe Beograd duhet t’i adresojnë.
Kështu konstatoi Miodrag Milliqeviç, drejtor i organizatës joqeveritare Aktiv nga Mitrovica e Veriut, teksa prezantoi një hulumtim për pozitën e komunitetit serb në veri të Kosovës dhe të komunitetit shqiptar në jug të Serbisë.
Në këtë hulumtim, që u prezantua në Prishtinë, shqiptarë të Bujanocit, Medvegjës dhe Preshevës në jug të Serbisë dhe serbë të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut në veri të Kosovës shprehën qëndrimet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen dhe komunikimin e qytetarëve me pushtetin lokal dhe qendror, lirinë e lëvizjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, perspektivat e të rinjve dhe çështje të tjera.
Hulumtimi u krye në dhjetor të vitit të kaluar dhe janar të këtij viti me një mostër prej 350 të anketuarve në veri të Kosovës dhe 750 në jug të Serbisë.

Rezultatet nxorën në pah se besimi i komunitetit serb në Listën Serbe - partinë më të madhe të serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar - ka rënë dukshëm.
“Tendencat negative që janë shënuar në veri të Kosovës, kanë ndikuar qartë në perceptimin e qytetarëve se ata janë të braktisur si nga institucionet qendrore, ashtu edhe nga përfaqësuesit politikë lokalë, të cilët i konsiderojnë përgjegjës të drejtpërdrejtë për situatën aktuale në veri të Kosovës”, tha Milliqeviç.
Gjatë vitit 2022, situata në veri të Kosovës është tensionuar disa herë dhe një nga arsyet për këtë ka qenë vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa ilegale serbe.
Pasojë e këtyre ngjarjeve ka qenë tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri.
Sa i përket besimit në institucione, shumica e shqiptarëve të Luginës së Preshevës i beson më shumë Qeverisë së Kosovës - rreth 64 për qind e të anketuarve.
Në anën tjetër, një në pesë të anketuar në mesin e komunitetit serb në veri të Kosovës i beson më shumë Qeverisë së Serbisë, ndërsa çdo i dyti i anketuar ka thënë se nuk ka besim tek askush.
Problem i përbashkët i serbëve nga veriu i Kosovës dhe i shqiptarëve nga jugu i Serbisë, sipas hulumtimit, është migrimi, gjegjësisht largimi i të rinjve, para së gjithash për shkak të gjendjes së rëndë sociale dhe ekonomike.
Përveç OJQ-së Aktiv, në hulumtim mori pjesë edhe Qendra për Demokraci dhe Edukim - Lugina në Bujanoc.
Agon Islami, nga kjo qendër, nxori në pah problemin e nostrifikimit të diplomave në Serbi, me të cilin, siç tha, përballen të rinjtë shqiptarë në Luginën e Preshevës.
“Çdo i dyti i anketuar - ose rreth 51 për qind - beson se njohja reciproke e diplomave [ndërmjet Kosovës dhe Serbisë] do ta lehtësonte procesin e punësimit”, tha Islami.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për njohjen reciproke të diplomave universitare në vitin 2011, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por në Serbi ajo është zbatuar vetëm deri në vitin 2014.
Njohja e ndërsjellë e diplomave përmendet edhe në planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin dy vendet e kanë pranuar në parim./ REL
Shtetet e Bashkuara duhet të ndryshojnë pikëpamjen e “...
Dy avionë stërvitorë ushtarakë, "Siai Marchetti 208" u për...
Këngëtari shqiptar Arian Begaj është dënuar me 5 vite burg...
Një delegacion parlamentar nga Hungaria tha më 7 mars ...
Kiev has started online talks with partners to extend the ...
Shumica e trenave u ndalën, rafineritë e naftës u bllokuan...
Ukrainian authorities have called for a war crimes investi...
Canadian Prime Minister Justin Trudeau said an independent...
“Kjo luftë nuk ka të bëjë fare me Ukrainën, por me rendin ...
France is struggling with an overproduction crisis in the ...
"Panther" is considered one of the most modern tanks i...
Exiled Belarusian opposition leader Sviatlana Tsikhano...
US lawmakers will take an important step this week tow...
Spain continues not to change its position regarding the n...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i bëri thirrj...
Georgian lawmakers have clashed after a debate over a "for...
US Defense Secretary Lloyd Austin said on Monday that if R...
Zyra e Prokurorit të Bosnjë e Hercegovinës ka iniciuar një...
Policia gjermane tha se ka shkatërruar në bandë ndërkombët...
The Ministry of Internal Affairs of North Macedonia is awa...
The 50 million euro tender for the maintenance of national...
Today we will bring another article that breaks down the w...
CNA has put under scanner the assets of Sokol Sadushi, the...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Police have revealed details of the incident that occurred...
According to preliminary information, a person in his 60s ...
A triple accident occurred on the Peqin-Elbasan axis n...
The police have provided details regarding the accident th...
The public sector took the lead in absorbing the workforce...
Today, our country will be under the influence of unstable...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
Company leaders can improve productivity by investing in a...
Oil prices fell in early trading on Monday, falling furthe...
Although Albania does not have a developed industry on the...
North Korea is said to have achieved some impressive resul...
US Ambassador to the United Nations, Mike Waltz, said toda...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
After strong savings growth in the years following the pan...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...