Territorial reform/ Berisha, calls on citizens to protest
DP leader Sali Berisha, in a conversation with citizens, s...
DP leader Sali Berisha, in a conversation with citizens, s...

Një ditë pasi festuan anëtarësimin e Finlandës në aleancën transatlantike të sigurisë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, vendet anëtare të NATO-s nisën punën të mërkurën në Bruksel, duke trajtuar kërcënimet e sigurisë të paraqitura nga Rusia dhe Kina.
Pasi festuan anëtarësimin e Finlandës, si vend i 31-të i NATO-s, ministrat e jashtëm të aleancës të mërkurën iu rikthyen realitetit të ashpër të agresionit rus në Ukrainë. Gjatë takimit u diskutua plani se si ta pajisnin Ukrainën për kundërofensivën e pritshme.
Finlanda zuri vendin e saj në tryezë si pjesë e familjes së NATO-s.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se anëtarësimi i Finlandës do të ketë ndikim të madh.
“Finlanda e bën aleancën më të fortë. Unë mendoj se ka edhe përfitim shtesë nga ky anëtarësim në masën që nëse Rusia mendon të zgjerojë agresionin e saj, NATO tani paraqet një pengesë edhe më të fortë”, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Të martën, zoti Blinken e kishte këtë mesazh për presidentin rus Vladimir Putin.
“Kjo është ndoshta e vetmja gjë për të cilën mund të falënderojmë zotin Putin, sepse sërish, me politikat e tij, ai përshpejtoi pikërisht atë që pretendonte të parandalonte”, tha zoti Blinken.
Rusia ka thënë se do t'i përgjigjet anëtarësimit të Finlandës në NATO duke rritur praninë e saj ushtarake nëse është e nevojshme.
Takimi i Brukselit vjen ndërsa tanket dhe mjetet luftarake të NATO-s tanimë janë dërguar në Ukrainë. Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës publikoi një video javën e kaluar që e tregonte atë në një nga tanket “Challenger 2” të dhuruar nga Britania.
Një ekspert i tha Zërit të Amerikës se bota po pret të shohë se cilat do jenë rezultatet e kundërofensivës pranverore të Ukrainës.
“Nuk është më rëndësi nëse bëhet fjalë për Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Ukrainën, Kinën apo Evropën, nëse është fjala për demokracitë dhe jodemokracitë e botës, mendoj se të gjithë po mbajnë frymën në këtë moment. Nuk ka shumë gjëra që do të ndodhin në aspektin diplomatik derisa të shohim se deri ku shkon ky kundërsulm”, tha Michael Kimmage, profesor i Historisë në Universitetin Katolik të Amerikës.
Ndërkohë beteja për qytetin ukrainas, Bakhmut vazhdon dhe shumica e 70,000 banorëve të qytetit janë larguar. Një tjetër analist i tha Zërit të Amerikës se Bakhmuti është ende në qendër të vëmendjes së Kievit.
“Ukrainasit janë me të vërtetë të përqendruar në stabilizimin e situatës rreth Bakhmutit, duke bllokuar sa më shumë forca ruse të jetë e mundur atje, ndërsa gjithashtu në të njëjtën kohë, po kryejnë stërvitje me tanket Abrams, Challenger, Bradley, me tanket gjermane Leopard. Pra, kur kushtet të jënë të përshtatshme dhe balta të fillojë të thahet, atëherë mendoj se do të shohim ukrainasit të bëjnë disa lëvizje të mëdha në fushën e betejës”, thotë Luke Coffey, ekspert në Institutin Hudson.
Zoti Blinken dhe udhëheqësit e tjerë të NATO-s thanë se Rusia kishte dështuar të demoralizonte ukrainasit, ose aleancën që po i mbështet ata gjatë dimrit, siç kishte planifikuar presidenti rus, Putin./ VOA
The Special Court of Kosovo, based in The Hague, issue...
On Thursday, the deputies of the "Serbian List" also pa...
Travelers to Tanzania and Equatorial Guinea have been warn...
On October 14, a Russian engineer named Gleb Karakulov ...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, has stated t...
The Deputy Prime Minister of Kosovo, Besnik Bislimi, said th...
A 20-year-old man killed 4 children in a kindergarten i...
A 55.22-carat ruby is expected to fetch more than $30...
Former Italian Prime Minister Silvio Berlusconi has bee...
The German authorities have presented some changes to t...
The French President, Emmanuel Macron, and the Preside...
Farmers of the Bulgarian city of Ruse blocked the main...
House Speaker Kevin McCarthy met with Taiwan President...
The American Secretary of State, Antony Blinken, said toda...
The chairman of the Democratic Party of Socialists (DPS) M...
Since the start of the Russian aggression in February 2022...
NATO chief Jens Stoltenberg said on Wednesday that China i...
Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar me ambasadorë...
The head of the European Union's foreign policy, Josep...
The new president of Montenegro, Jakov Millatovic, tol...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious incident occurred in Lushnje, where citizen IY, ...
As a result of the investigative and procedural actions ca...
A conflict for weak motives was recorded today in the vill...
An accident involving three vehicles occurred a few minute...
Today, our country will be under the influence of stable a...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
Marine Le Pen is entering the decisive phase of the presid...
Member states of the International Criminal Court voted to...
From the declining role of exports to new public investmen...
South Korea is becoming one of the most sought-after desti...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...