web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The decision of the Special / Salih Mustafa owes 207 thousand euros to his victims

2023-04-06 13:17:00, Kosova & Bota CNA
The decision of the Special / Salih Mustafa owes 207 thousand euros to his
Illustrative photo

The Special Court of Kosovo, based in The Hague, issued a decision on Thursday, with which it forces the former commander of the Kosovo Liberation Army (KLA), Salih Mustafa, to pay 207 thousand euros to the victims of the illegal killing. arbitrary detention and torture.

On December 16, 2022, Mustafa was sentenced to 26 years in prison by the Special Court, as accused of these crimes, which according to the court were committed in 1999, when a war was taking place in Kosovo between the Kosovo Liberation Army and Serbian forces.

Sipas aktakuzës, Salih Mustafa, i njohur si ‘komandant Cali', ka qenë komandant i njësitit gueril BIA, njësit brenda Zonës Operative të Llapit (ZOLL) të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në shpalljen e urdhrit për zhdëmtim më 6 prill 2023, gjykata konstatoi tetë viktima, të cilave do t’u takojë dëmshpërblimi.

Tri prej tyre konsiderohen viktima të drejtpërdrejta. Përkatësisht, sipas vendimit të gjykatës, ata kishin qenë të ndaluar në një qendër ndalimi në Zllash dhe kishin pësuar dëmtime fizike dhe mendore nga keqtrajtimi.

Sipas gjykatës, atyre iu është shkaktuar edhe dëm material pasi ai keqtrajtim ua kishte ndryshuar rrjedhën e jetës dhe pamundësuar zhvillimin e një karriere.

Për këto viktima, me urdhër të gjykatës, u përcaktua dëmshpërblimi prej 80 mijë, 60 mijë dhe përkatësisht 30 mijë eurosh.

Tutje, në urdhër u përfshinë edhe pesë viktima jo të drejtpërdrejta që janë familjarë të një personi të vdekur në prill të vitit 1999 dhe që vdekja e tij, sipas gjykatës, "mund t’u atribuohet veprimeve dhe mosveprimeve të zotit Mustafa si komandant i BIA-s".

Këta familjarë u dëmshpërblyen veç e veç: Tre prej tyre me nga 10 mijë euro, një me pesë mijë dhe një me dy mijë euro.

Sipas vendimit të gjykatës, përgjegjësinë e pagesës së këtyre dëmeve e ka ekskluzivisht Salih Mustafa.

Aktualisht, sipas gjykatës është konstatuar se Mustafa nuk i zotëron mjetet për ta bërë këtë pagesë dhe kështu pritet përcaktimi i një autoriteti mbikëqyrës në lidhje me zbatimin e urdhrit për dëmshpërblim, i cili do të përcaktojë edhe më hollësisht mundësitë financiare të Mustafës për të paguar dëmshpërblimin.

Tutje, buxheti i shtetit të Kosovës përmes Ministrisë së Drejtësisë është përmendur si opsion për të siguruar pagesën e viktimave.

Për çfarë është dënuar Mustafa?

Mustafa është akuzuar për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Këto krime është thënë se janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash në Kosovë, në prill të vitit 1999.

Sa i përket akuzës për ndalim arbitar, kryegjykatësja Mappie Veldt-Foglia ka thënë se të paktën "gjashtë personave u është ndaluar liria në periudhën 1 prill 1999 – 19 prill 1999".

“Viktimat u arrestuan nga anëtarë të BIA-s, apo anëtarë tjerë të UÇK-së afër Zllashit”.

Kryegjykatësja Veldt-Foglia ka thënë se qendra e ndalimit në Zllash është kontrolluar nga Mustafa.

Për akuzën e torturës, kryegjykatësja ka thënë se të ndaluarit janë mbajtur në kushte çnjerëzore dhe poshtëruese.

Ajo ka thënë se pika e trajtimit mizor është mbuluar nga pika e torturës dhe si e tillë nuk është shqyrtuar më tej.

"Ata janë mbajtur në kushte të mjerueshme, në mes të bajgave të bagëtive".

"Ata flinin në ujë, në pellgje, në ahur ishte gjithmonë terr, ata nuk kishin ushqim të mjaftueshëm, kalonin dy tri-ditë pa ngrënë".

“Kur të ndaluarit kërkuan ujë, ushtarët e BIA-s urinuan mbi ta duke thënë, ‘ja uji’”.

Sipas kryegjykatëses, të ndaluarit janë rrahur me shkop bejsbolli dhe janë djegur:

“Vetë Mustafa ka marrë në pyetje dhe ka keqtrajtuar dy prej tyre”.

Ajo, po ashtu, ka thënë se vetë Mustafa ka urdhëruar vartësit e tij ta rrihnin një të ndaluar derisa ka humbur ndjenjat.

Sipas saj, të ndaluarit janë keqtrajtuar edhe psikikisht.

"One witness said he heard voices of people 'acting like dogs, cats' and they couldn't sleep."

On the unlawful killing count, Veldt-Foglia said that the death of a victim in late April 1999, "can be attributed to Mr. Mustafa's actions and omissions as BIA commander."

Mustafa himself has pleaded not guilty to these crimes.

Chief judge Veldt-Foglia said before the announcement of the decision that there are wrong opinions that the charges are against the Kosovo Liberation Army and the people of Kosovo.

"The KLA has never been tried".

In one case, Mustafa considered the court as a "Gestapo office", a reference to the secret police service during Nazi Germany./ Rel





Lajmet e fundit nga