The US strikes an Islamic State leader in northern Syria
The US military said it had carried out an airstrike again...

Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë vendeve me të industrializuara të botës ripohuan të hënën angazhimin e tyre për të mbështetur fuqishëm Ukrainën. Ata theksuan gjithashtu nevojën për intensifikim dhe koordinim në zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë.
Në takimin që po zhvillohet në Japoni, grupi i bëri thirrje Rusisë të tërheqë menjëherë dhe pa kushte nga Ukraina, të gjitha trupat dhe pajisjet ushtarake.
Ministri i Jashtëm japonez Hayashi Yoshimasa tha se është e rëndësishme të ruhet uniteti në zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë.
Ministrat e G7-ës dënuan të hënën njoftimin e bërë muajin e kaluar nga Presidenti Vladimir Putin, për dislokim të armëve taktike bërthamore ruse në Bjellorusi. Ata e cilësuan retorikë të papërgjegjshme dhe të papranueshme nga ana e Rusisë.
Rusia ishte dikur anëtare e grupit të G-8-ës, por u dëbua pas aneksimit të gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.
Të hënën një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit u tha gazetarëve se mes vendeve të grupit, kishte unitet edhe mbi qëndrimin ndaj Kinës, sikurse interesim të madh për t’u siguruar që Pekini të përmbushë angazhimin e bërë ndaj komunitetit ndërkombëtar, se nuk do të furnizojë me armë Rusinë.
Zyrtari tha se G-7 diskutoi gjithashtu lidhur me sigurinë afatgjatë dhe nevojën për investime në Ukrainë.
Në një njoftim të hënën të Ministrisë britanike të Mbrojtjes theksohej numri në rritje i vdekjeve mes popullatës civile në Ukrainë, si pasojë e minave.
Në njoftim thuhej se problemi është më i madh në zonat e pushtuara më herët nga trupat ruse, si në Kherson dhe Kharkiv dhe, se rreziku do të rritet, me fillimin e aktiviteteve në bujqësi.
“Që nga fillimi i sulmit janë raportuar mbi 750 viktima civile si pasojë e minave, një në tetë nga të cilët fëmijë. Me gjasë do të duhet të paktën një dekadë për ta pastruar Ukrainën nga minat”, thanë autoritetet britanike./ VOA
The US military said it had carried out an airstrike again...
A Belgian lobbyist sued European Commission President ...
With a lot of medical documents from the various checks sh...
Opposition activist Vladimir Kara-Murza has been se...
The trial continues against the former leaders of the ...
The Guardia di Finanza has seized two tons of cocaine,...
Komisioni Evropian i kundërshtoi ndalesat e vendosura ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe ministri i Mbrojtjes i K...
Ukrainian President Volodymyr Zelenskiy calls for quick me...
Përleshje të ashpra raportohen në të gjithë Sudanin, deris...
The group of seven richest countries in the world has set ...
Veprimet e njëanshme tregtare nga shtetet anëtare të Bashk...
The British weekly "The Sunday Times" has dedicated a long...
The United States, Britain, Canada, Japan and France h...
Në Sudan, mbi 50 civilë dhe dhjetra luftëtarë mbetën të vr...
More than 100 Ukrainian prisoners of war have been release...
The British Ministry of Defense provided an overview of in...
Environment and Climate Ministers from the group of seven ...
Many Turks are suffering from rising prices of basic foods...
"For a long time, Europe has not built a strategic aut...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict for weak motives was recorded today in the vill...
An accident involving three vehicles occurred a few minute...
55-year-old Belere Plaka, who was injured today with a sho...
Police Announcement: Following preliminary information...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
Peru and Venezuela will restore diplomatic relations, the ...
United States President Donald Trump has left open the pos...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu will travel to t...
A bipartisan group of US lawmakers is calling for a Europe...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...