Olaf Scholz: In addition to the Western Balkans, Ukraine, Moldova and Georgia are also in the EU
During a speech at the University of Prague, the German ch...

Mes tensioneve me Perëndimin, Rusia do të organizojë nga e enjtja manovra ushtarake disaditore në krahun e saj lindor. Një numër i madh ushtarësh kinezë dhe nga vende të tjera që marrin pjesë në këto manovra, ndërkohë kanë mbërritur. Në total, në stërvitjen "Vostok 2022"("Lindje 2022") po marrin pjesë më shumë se 50.000 ushtarë, shpjegoi Ministria ruse e Mbrojtjes. Pesë mijë armë dhe pajisje ushtarake, si dhe 140 avionë dhe 60 luftanije dhe anije mbështetëse do të angazhohen në manovra.
Manovrat do të zhvillohen në terrenet e stërvitjes ushtarake në Siberinë Lindore dhe Lindjen e Largët, si dhe në Detin e Japonisë. Sipas ushtrisë ruse, në stërvitje marrin pjesë ushtarë nga disa vende që janë fqinje apo aleate me Rusinë. Sipas këtij informacioni, marrin pjesë Kina, India, Bjellorusia dhe Siria.
"Veprimet e mbrojtjes dhe sulmit"
Megjithëse Ministria e Mbrojtjes nuk e specifikoi numrin e saktë të ushtarëve nga secili vend, kontingjentet ushtarake të huaja thuhet se kanë mbërritur në një terren stërvitor në Rusinë lindore. Sipas informacioneve ata kanë filluar të "përgatiten dhe marrin pajisjet dhe armët e tyre".
Manovrat nën komandën e Shtabit të Përgjithshëm rus do të përfshijnë "veprime të mbrojtjes dhe sulmit" në tokë, në ajër, por edhe në detin e Japonisë dhe detin e Okhotsk në Paqësorin Veriperëndimor, theksoi më tej ministria. Në Detin e Japonisë, anijet ruse dhe kineze do të stërviten ndër të tjera në "mbrojtjen e rrugëve detare" dhe në "mbështetjen e forcave tokësore" në zonat bregdetare, shtoi ministria.
Stërvitjet ushtarake ruse në Lindjen e Largët këtë javë do të zhvillohen në një shkallë shumë më të vogël se kur u mbajtën për herë të fundit në vitin 2018. Kjo reflekton tendosjen mbi forcat e Moskës, ndërsa përpiqet përparojë në fushat e betejës në Ukrainën lindore.
Ministria ruse e mbrojtjes tha muajin e kaluar se kapaciteti i saj për të organizuar stërvitje të tilla nuk ishte prekur në asnjë mënyrë nga ai që Rusia e quan "operacioni i saj special ushtarak" në Ukrainë.
Por numri prej 50.000 i trupave është vetëm një pjesë e shifrës zyrtare prej 300.000 ushtarësh, që u tha se u angazhuan katër vjet më parë. Megjithatë disa analistë ushtarakë perëndimorë thanë se kjo shifër ishte e mbivlerësuar.
Kremlini: Perëndimi vazhdon konfrontimin
Departamenti Amerikan i Shtetit tha se vëret që afrimi në rritje midis Kinës dhe Rusisë minon sigurinë globale, por qeveria në Uashington nuk bën asnjë interpretim të këtyre stërvitjeve. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s pritet t'i ndjekin manovrat nga afër.
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg i tha gazetës "Welt am Sonntag" këtë fundjavë se NATO duhet "të rrisë praninë e saj në Arktik". Moska thuhet se po rihap bazat e epokës sovjetike dhe po vendos armë të reja më të fundit si raketat hipersonike.
Kremlini iu përgjigj me irritim këtij njoftimi. "Ne e perceptojmë këtë negativisht," tha zëdhënësi Dmitry Peskov për agjencinë e lajmeve Interfax. Me këtë njoftim, Perëndimi vazhdon politikën e tij të konfrontimit kundër Rusisë, shtoi ai. "Rusia do t'i mbrojë interesat e saj në mënyrë të përshtatshme."/DW
During a speech at the University of Prague, the German ch...
At least 12 people have been shot dead in Baghdad's Gr...
Përdhunimi i një të miture para dy ditësh në Prishtinë, ka n...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se ai është i përkusht...
At least 10 Iraqis were killed on Monday after powerfu...
Është gjetur i vdekur ish-deputeti ukrainas, Oleksiy K...
The US Supreme Court's overturning of abortion rights ...
A UN nuclear safety agency mission has left for the Za...
Prices in the eurozone have increased like never befor...
More than 33 million people, or one in seven Pakistani...
Italian authorities are scrambling to ease problems of ove...
Dy anije luftarake amerikane kaluan përmes ngushticës ...
Pakistan's northwestern Khyber Pakhtunkhwa province ex...
European Union ministers are expected to back the susp...
A federal judge in Florida is asking the Justice Depar...
Russian missiles and artillery struck areas across the...
Albin Kurti says that unemployment, corruption and Ser...
Germany is considered by many criminals as a haven for...
Kosovo and Serbia have reached an agreement on identi...
The President of Serbia, Aleksandar Vučić, said on August ...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
34-year-old Eglant Koçi remains missing, with authorities ...
The State Police and the Tirana Prosecutor's Office have c...
The Special Prosecution Office against Corruption and Orga...
Europol, in cooperation with French authorities, as well a...
Meteorologist Tanja Porja shared some predictions today re...
The large regions of Northern Albania are experiencing a s...
On Tuesday, our country will be affected by relatively sta...
Today, our country will be affected by relatively stable w...
Switzerland announced that the signing ceremony of the agr...
The European Court of Human Rights in Strasbourg has rejec...
US President Donald Trump met with President Volodymyr Zel...
This Tuesday marked strong seismic tremors in two countrie...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Oil prices have fallen to their lowest level in nearly 15 ...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sol...
Seasonal changes, fluctuations in production and imports, ...
The dynamics of wages in the labor market continued their ...