web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Konflikti me Iranin/ Netanyahu: Kjo nuk është një luftë e pafundme, përkundrazi do të sjellë paqe

2026-03-03 08:23:00, Kosova & Bota CNA

Konflikti me Iranin/ Netanyahu: Kjo nuk është një luftë e

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar kritikat se konflikti që po ndizet në Lindjen e Mesme do të shndërrohej në një luftë të pafundme.

Në një intervistë një ditë më parë, Netanyahu tha se kjo do të çonte në paqe dhe demokraci në Iran.

“Kjo nuk është një luftë e pafundme. Në fakt, kjo është diçka që do të sjellë një epokë paqeje për të cilën as nuk kemi ëndërruar. Ky do të jetë një veprim i shpejtë dhe vendimtar, dhe ne do të krijojmë kushtet së pari që populli iranian të marrë kontrollin e fatit të tij për të formuar qeverinë e vet të zgjedhur në mënyrë demokratike”, u shpreh Netanyahu.

I pyetur në lidhje me vendimin për të kryer sulme ajrore në Iran tani, Netanyahu u shpreh se kjo erdhi për shkak se ata sipas tij po rindërtonin programin e raketave.

“Nëse nuk do të ndërmerrej asnjë veprim tani, asnjë veprim nuk mund të ndërmerrej në të ardhmen”, tha ai. /CNA





Lajmet e fundit nga