A do të rriten kontributet për pensione në Gjermani?
Ministri federal i Punës Hubertus Heil nuk pret që nor...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nuk la asnjë dyshim për pozicionin dhe reagimin e vendit të tij në rast të dërgesave të armëve nga Kina në Rusi. Nëse Kina mbështet agresionin rus me pajisje vdekjeprurëse ose angazhohet në evazionin sistematik të sanksioneve për të ndihmuar Rusinë, "do të ishte një problem serioz për të dy vendet tona", tha ai pas një takimi të ministrave të Jashtëm të G20 në kryeqytetin e Indisë Delhi të enjten.
Blinken shpjegoi se këtë ia ka shpjeguar edhe ekspertit të politikës së jashtme kineze Wang Yi në kornizat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut në shkurt. "E kam bërë të qartë se do të ketë pasoja për këto lloj veprimesh, nuk do të hyj në detaje, por sigurisht që kemi sanksione të llojeve të ndryshme që janë patjetër ndër gjërat që ne dhe të tjerët do t'i konsiderojmë. Shtetet e Bashkuara ndanë shqetësimet për dërgesat e armëve vdekjeprurëse me partnerët e tjerë, shtoi Blinken.
Në deklaratën e tij qeveritare të enjten e kësaj jave në Bundestag, kancelari Olaf Scholz i bëri thirrje Kinës që të mos dërgojë armë në Rusi. "Përdorni ndikimin tuaj në Moskë për të nxitur tërheqjen e trupave ruse dhe mos e furnizoni me armë Rusinë agresore," i tha kancelari qeverisë në Pekin.
Sa të justifikuara janë paralajmërimet?
Megjithatë deri më tani, Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë provë që do të vërtetonte shqetësimet e tyre. Nuk është regjistruar ende që Kina i ka dhënë ndihmë në pajisje vdekjeprurëse Rusisë, tha zëdhënësi i Pentagonit Pat Ryder në një konferencë për shtyp të ministrisë në fund të javës së kaluar. Megjithatë: "Ne gjithashtu zbuluam se Kina nuk e ka hequr çështjen nga tavolina."
Presidenti amerikan Biden ishte gjithashtu i kujdesshëm. "Unë nuk pres një iniciativë të madhe nga Kina për të armatosur Rusinë," tha ai për ABC News disa ditë më parë.
Shefi i shërbimit sekret ukrainas Kyrylo Budanov aktualisht nuk sheh asnjë shenjë të dërgesave kineze të armëve në Rusi. "Në këtë moment, nuk mendoj se Kina do të pranojë të dërgojë armë në Rusi," i tha ai radio stacionit amerikan Zëri i Amerikës disa ditë më parë. "Unë nuk shoh ndonjë shenjë se gjëra të tilla janë duke u diskutuar."
Në fakt, shqetësimet amerikane deri më tani nuk janë bazuar në ndonjë fakt të disponueshëm publikisht, thotë Anna Marti, drejtore e zyrës së Fondacionit Friedrich Naumann në Taipei. Është e mundur që Kina të mund të furnizojë me armë, "por për mendimin tim ka shumë arsye që flasin kundër një hapi të tillë nga pikëpamja kineze".
Ka indikacione se Kina po furnizon Rusinë me mallra ushtarake, vazhdoi Marti. Por këto ishin të kufizuara në pjesë këmbimi, për shembull për dronët. Kina gjithashtu mund të furnizojë teknologji navigimi për avionët luftarakë. "Megjithatë, duhet theksuar se në rastin më të mirë shërbimet sekrete e dinë nëse Kina ka dorëzuar armë vdekjeprurëse apo do t'i dorëzojë ato në të ardhmen”.
Helena Legarda nga Instituti Kërkimor i Berlinit për Kinën, Merics e sheh atë në të njëjtën mënyrë. Ka indikacione se Kina mund të ketë mbështetur Rusinë me pajisje jo-vdekjeprurëse, siç është furnizimi me teknologji gjysmëpërçuese. Megjithatë, deri më tani nuk ka asgjë që të sugjerojë se Kina ka dorëzuar armë vdekjeprurëse si raketa ose drone. "Amerikanët thonë se kanë prova që Pekini po shqyrton furnizimin me armë të tilla. Por deri më tani nuk ka asnjë provë të disponueshme publikisht se Kina po shqyrton furnizimet me armë."

Kina në parim ka një interes të madh që Rusia të mos humbasë luftën, thotë Helena Legarda. Sepse të dyja palët ndoqën interesa të përbashkëta në lidhje me rendin global. "Të dy vendet i shohin SHBA-të dhe kështu edhe NATO-n si kundërshtarët e tyre kryesorë. Dhe të dyja duan të transformojnë rendin aktual botëror, për të cilin ata besojnë se është shumë i dominuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi." Nga pikëpamja kineze, zhvillimi më i keq do të ishte një ndryshim politik në Moskë, si rezultat i të cilit Rusia do të bëhej një demokraci liberale dhe do të afrohej më shumë me Perëndimin.
"Sepse atëherë Kina do të ishte shumë më e izoluar për sa i përket ambicieve të saj gjeopolitike." Pekini gjithashtu ka frikë se disfata e Rusisë do të çonte në jostabilitet politik. "Të dy vendet ndajnë një kufi shumë të gjatë. Kjo është një arsye tjetër pse Pekini nuk dëshiron ndonjë fqinj politikisht të paqëndrueshëm që mund të rezultojë nga disfata e Rusisë."
Pavarësisht këtyre interesave, nga pikëpamja kineze ka disa argumente kundër dërgesave të armëve në Rusi. Nga frika se mos goditeshin nga vetë sanksionet dytësore, shumë kompani kineze iu bindën sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, thotë Helena Legarda. Qeveria kineze është e vetëdijshme se marrëdhëniet me SHBA-në dhe Evropën do të vazhdojnë të përkeqësohen në rast të dërgesave të armëve.
Sanksionet e SHBA-së do të kishin pasoja të rënda në veçanti për ekonominë kineze, thotë Anna Marti nga Fondacioni Friedrich Naumann. "SHBA ka të ngjarë të nxisë partnerët e saj evropianë që gjithashtu të marrin pjesë në sanksione të tilla, dhe kjo do të ishte fatale për Kinën, e cila është goditur ekonomikisht nga pandemia e COVID. Vetëm për këtë arsye, Pekini ka të ngjarë të hezitojë të furnizojë me armë Rusinë”.

Ndërkohë, amerikanët mbeten vigjilentë. Indikacionet për dërgesat e mundshme të armëve në Rusi duhet të merren shumë seriozisht, tha republikani Michael McCaul, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme, për kanalin amerikan të lajmeve ABC të dielën e kaluar (26 shkurt 2023). Paralajmërime të tilla nuk mund të injorohen. "Përndryshe rusët do të qëndrojnë në kufirin polak dhe kryetari Xi do të pushtojë Tajvanin."
Pikëpamja e Kremlinit për Ukrainën është e njëjtë me pikëpamjen e Pekinit për Tajvanin, thotë Anna Marti. "Putini mohon që Ukraina është një shtet i pavarur. Kina pretendon saktësisht të njëjtën gjë për Tajvanin. Të dy vendet argumentojnë në lidhje me pretendimet e tyre territoriale në emër të perandorive imperialiste, pavarësisht nga pretendimi i tyre për të qenë shtete moderne."
Ndërkohë, Kina dëshiron të rrisë shpenzimet e saj ushtarake me 7.2 për qind këtë vit. Rritja e ndjeshme e buxhetit të mbrojtjes është evidente nga projektbuxheti që u prezantua këtë të dielë (05.03.2023) në fillim të mbledhjes vjetore njëjavore të Kongresit Popullor në Pekin./DW
Ministri federal i Punës Hubertus Heil nuk pret që nor...
Të enjten e javës së kaluar, kreu i shërbimit sekret të Uk...
Some people gathered and tore the posters of the Moldo...
Bangladeshi authorities are investigating the cause of...
Christian politicians in Iraq are trying to overturn l...
China will increase military spending by more than 7% ...
Në prag të 70-vjetorit të vdekjes së Josif Stalinit, qëndr...
Ditën e sotme u zhvilluan zgjedhjet lokale në komunën e Tu...
Qindra nacionalistë serbë dhe të krishterë ortodoksë marsh...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz thotë se do të kishte "...
Taliban authorities have made no commitment to reopen ...
As fierce fighting continues around the Ukrainian city of ...
Kushdo që hyn ilegalisht në Britaninë e Madhe nuk do t...
The Council of Albanian Ambassadors (KASH) follows wit...
The issue of the association of municipalities with a ...
States have reached historic agreements to protect the...
Work from home, more flexible working time, more quali...
The majority of Germans are of the opinion that Ukrain...
The Prime Minister of Greece, Kyriakos Mitsotakis, has rea...
Good news from the Balkans. And this is not the beginn...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Pope Leo XIV arrived in Madrid this Saturday, where he beg...
Millions of Europeans still apply for jobs without knowing...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...