Gunshot wound in Shijak/Perpetrator arrested
The perpetrator of the injury that occurred yesterday afte...
The perpetrator of the injury that occurred yesterday afte...

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi të premten një rezolutë që bën thirrje për përshpejtimin e menjëhershëm të ndihmave për civilët e uritur dhe të dëshpëruar në Gaza – por ajo nuk përmban thirrjen e variantit fillestar për një “pezullim urgjent të luftimeve” midis Izraelit dhe Hamasit.
Votimi i vonuar që po shtyhej prej disa në Këshillin prej 15 anëtarësh përfundoi me 13 vota pro dhe asnjë kundër, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Rusia abstenuan.
Votimi erdhi pasi Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një amendamenti rus që do të kishte rikthyer thirrjen për të pezulluar menjëherë luftimet. Për atë variant ishin 10 vende pro, SHBA kundër dhe katër vende abstenuan.
Votimi përfundimtar me abstenim nga ana e Shteteve të Bashkuara shmangu një veto të dytë amerikane ndaj një rezolute për Gazën pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor brenda Izraelit.
Ambasadorja amerikane Linda Thomas-Greenfield u shpreh e lehtësuar pas miratimit rtë rezolutës: "Ishte diçka e vështirë, por ia arritëm". Ajo tha se votimi konsolidon përpjekjet "për të zbutur këtë krizë humanitare duke siguruar ndihma për shpëtimin e jetëve në Gaza dhe për të nxjerrë pengjet nga Gaza, për të nxitur mbrojtjen e civilëve të pafajshëm dhe punonjësve humanitarë dhe për të punuar drejt një paqeje të qëndrueshme".
Por ambasadori rus i OKB-së Vassily Nebenzia e quajti rezolutën "krejtësisht joefektive" dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara për "qëndrim të turpshëm, cinik dhe të papërgjegjshëm" duke thënë se po përdorin taktika "presioni të fortë, shantazhi dhe detyrimi" për të mos vendosur veton.
Duke propozuar amendamentin për të rikthyer thirrjen për pezullimin e luftimeve, ambasadori rus tha se miratimi i rezolutës së rishikuar "në thelb do t'u jepte forcave të armatosura izraelite liri të plotë në Gazë.
Rezoluta përfundimtare, me disa ndryshime të minutës së fundit të premten në mëngjes, u miratuar pas një jave e gjysme diplomacie të nivelit të lartë nga Shtetet e Bashkuara, Emiratet e Bashkuara Arabe në emër të kombeve arabe dhe të tjerëve.
Nga e marta deri të enjten, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken foli nga tre herë me ministrat e jashtëm të Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe me ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Jordanisë, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë.
Votimi, i planifikuar fillimisht për të hënën, u shty me nga një ditë deri të premten.
Amasadorja Thomas-Greenfield e përshkroi rezolutën si "të fortë" dhe tha se "është e mbështetur plotësisht nga grupi arab dhe ofron gjithçka të nevojshme për të dërguar ndihmën humanitare në terren".
Por asaj iu hoq dispozita kryesore e fortë– thirrja për “pezullimin urgjent të luftimeve për të lejuar qasje të sigurt dhe të papenguar humanitare, dhe hapa urgjente drejt një ndërprerjeje të qëndrueshme të luftimeve”, të cilën Rusia kërkoi ta rikthente.
Në vend të kësaj, rezoluta bën thirrje për “hapa urgjente për të lejuar menjëherë qasjen e sigurt, të papenguar dhe të zgjeruar humanitare, si dhe krijimin e kushteve për një ndërprerje të qëndrueshme të luftimeve”. Hapat nuk janë përcaktuar, por diplomatët thanë se miratimi shënon herëm e parë që Këshilli përmend ndalimin e luftimeve që kur filloi konflikti.
Në një nga pikat kyçe që hasi pengesa në lidhje me dërgesat e ndihmave, rezoluta eliminoi një kërkesë në një variant të mëparshëm sipas së cilës OKB-ja "do të monitoronte ekskluzivisht të gjitha dërgesat e ndihmave humanitare në Gazë të ofruara përmes rrugëve tokësore, detare dhe ajrore" nga palët e huaja për të konfirmuar natyrën e tyre humanitare.
Kjo klauzolë u zëvendësua me një formulim sipas së cilit Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres duhet të emërojë me shpejtësi "një koordinator të lartë për çështje humanitare dhe rindërtimi me përgjegjësi për lehtësimin, koordinimin, monitorimin dhe verifikimin" e ndihmave në Gazë për t’u siguruar që ato janë mallra humanitare.
Sipas rezolutës koordinatori duhet të krijojë me shpejtësi një "mekanizëm" për të përshpejtuar dërgimin e ndihmave dhe kërkon që palët në konflikt - Izraeli dhe Hamasi - të bashkëpunojnë me koordinatorin.Zoti Guterres ka thënë se Gaza përballet me "një katastrofë humanitare" dhe ka paralajmëruar se një kolaps total i sistemit të mbështetjes humanitare do të çonte në "një shpërbërje të plotë të rendit publik dhe rritje të presionit për zhvendosje masive në Egjipt".
Sipas një raporti të lëshuar të enjten nga 23 agjenci të OKB-së dhe humanitare, e gjithë popullsia prej 2.2 milionë banorësh të Gazës është në një krizë ushqimore ose më rëndë dhe 576,600 janë në nivelin "katastrofik" të urisë.
Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së ka thënë se 90% e popullsisë është rregullisht pa ushqim për një ditë të plotë. Rreth 20,000 palestinezë janë vrarë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë që kontrollohet nga Hamasi, që nga fillimi i luftës. Gjatë sulmit të 7 tetorit, militantët e Hamasit vranë rreth 1200 vetë në Izrael dhe morën rreth 240 pengje.
Hamasi kontrollon Rripin e Gazës dhe Ministria e Shëndetësisë nuk bën dallime midis vdekjeve të civilëve dhe luftëtarëve. Mijëra palestinezë të tjerë janë nën rrënojat e Gazës, vlerëson OKB.
Rezolutat e Këshillit të Sigurimit janë ligjërisht të detyrueshme, por në praktikë shumë palë zgjedhin të shpërfillin kërkesat e këshillit për veprim. Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht të detyrueshme, megjithëse ato janë një barometër i rëndësishëm i opinionit publik botëror./ VOA
An application by Andrew Tate and his brother Tristan ...
The Supreme Court has decided, for now, not to decide ...
The United Nations Security Council on Friday adopted ...
American President Joe Biden signed an executive order on ...
The Parliament of the Netherlands has voted for the admiss...
The President of Kosovo, Vjosa Osmani, said on Friday ...
The US ambassador to Belgrade, Christopher Hill, said ...
The Russian military launched a drone attack on Ukraine's ...
Saturday has been declared a day of national mourning in t...
Turkish authorities have arrested 304 people suspected...
The first ones arrived half an hour earlier. Every Wednesd...
A UN report concludes that more than half a million people...
The United Nations Security Council again postponed a vote...
There is no functioning hospital in the northern Gaza ...
Rudy Giuliani filed for bankruptcy, days after being order...
Hungarian Prime Minister Viktor Orban has said that "a...
A new law banning the sale of vaping to under-18s will...
Gjenerali i ushtrisë gjermane, Ralf Hammerstein ka dek...
Russia has established "comprehensive" defense coopera...
Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e tmerrit nga sul...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The perpetrator of the injury that occurred yesterday afte...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
Australia in December became the first country in the worl...
The vote counting for political entities in Kosovo has bee...
The European Union Commissioner for Enlargement, Marta Kos...
The counting of votes for political entities in Kosovo has...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...
The tourist apartment market is continuing to expand at a ...
The number of properties sold by entities monitored by the...