Russian fuel imports to Asia hit record high amid Middle East crisis
Asia is expected to hit record levels of fuel imports from...

Në një klasë në qytetin e Kriva Palanka në Maqedoninë e Veriut, mësuesi Dobri Jovevski po përgatit orën e tij të ardhshme të matematikës. Në vend që të kërkojë për një kohë të gjatë nëpër libra dhe materiale, ai hap një nga programet e inteligjencës artificiale. Dhe brenda pak minutash gjeneron detyra për nxënës me nivele të ndryshme njohurish.
"Inteligjenca artificiale mund ta përmirësojë realisht arsimin nëse përdoret me mençuri dhe me një qëllim të qartë pedagogjik,” thotë mësuesi. "Inteligjenca artificiale më ndihmon të përgatis materiale më shpejt dhe të përshtas aktivitetet për nxënës me nevoja të ndryshme. Dhe kur teknologjia bëhet pjesë e mësimit, nxënësit janë shumë më të angazhuar,” shton Jovevski.
"Shpesh krijoj lojëra digjitale edukative duke përdorur Canva dhe Gemini. Kjo i bën orët më interaktive dhe tërheqëse, sepse nxënësit mësojnë përmes lojës, eksplorimit dhe zgjidhjes së problemeve,” thotë ai.
Skena të tilla nuk janë më të pazakonta. Ato po bëhen pjesë e jetës së përditshme në klasa në mbarë botën. Inteligjenca artificiale (IA), nga chatbot-et deri te sistemet e analizës së të dhënave, po ndryshon gradualisht mënyrën se si mësohet, përcillet dhe vlerësohet dija.
Kjo prirje është veçanërisht e dukshëm tek të rinjtë. Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat-it në Bashkimin Evropian rreth dy të tretat e të rinjve të moshës 16 deri në 24 vjeç kanë përdorur tashmë programe të inteligjencës artificiale, më së shumti për të mësuar, për të shkruar tekste ose për të kërkuar informacion.
Megjithatë, në të njëjtën kohë lind një pyetje më e madhe: a është sistemi arsimor gati për këtë transformim teknologjik?
Revolucion i ri digjital
Ekspertët paralajmërojnë se inteligjenca artificiale gjeneruese nuk është thjesht një teknologji tjetër në listën e gjatë të mjeteve digjitale. Ajo përfaqëson njëfazë të re të transformimit teknologjik.
"Në dekadat e fundit kemi qenë dëshmitarë të disa revolucioneve digjitale: kompjuterët, interneti, rrjetet sociale dhe teknologjia mobile. Por IA mund t'i tejkalojë të gjitha,” paralajmëron Stefania Giannini nga UNESCO.
Arsyeja është e thjeshtë: për herë të parë, makinat janë në gjendje të gjenerojnë tekste, ide dhe përgjigje që i ngjajnë komunikimit njerëzor. "Makineritë mund të simulojnë biseda komplekse dhe të japin përgjigje që tingëllojnë autoritative,” thonë ekspertët. Kjo hap mundësi të reja, por edhe dilema të reja.
Studentët e përdorin tashmë
Ndërsa institucionet arsimore ende po diskutojnë se si të reagojnë, studentët tashmë e kanë përqafuar këtë teknologji.
Sipas një sondazhi të platformës Studentarija, 85 për qind e studentëve përdorin programe të inteligjencës artificiale pothuajse çdo ditë për të studiuar, për të përgatitur punime seminaresh ose për të shpjeguar tema komplekse.
"IA tashmë po ndryshon mënyrën se si të rinjtë mësojnë dhe kërkojnë informacion,” thotë Goshe Nikolov, themelues i platformës. "Në vend që thjesht të mësojnë përmendësh fakte, ata mund ta kuptojnë më shpejt thelbin e një teme dhe të bëjnë pyetje më të mira.”
Sipas tij vlera e vërtetë e inteligjencës artificiale nuk qëndron në zëvendësimin e punës së studentëve, por në bërjen e të mësuarit më interaktiv. "Studentët mund të simulojnë situata, të testojnë argumente dhe të shohin problemet nga perspektiva të ndryshme. Kjo më parë kërkonte shumë më tepër kohë.”
Mësuesit mes entuziazmit dhe skepticizmit
Hulumtimet tregojnë se inteligjenca artificiale tashmë po hyn edhe në profesionin e mësimdhënies. Në Estoni, për shembull, 53 për qind e mësuesve thonë se përdorin tashmë programe të IA-së në punën e tyre, ndërsa në Francë 80 për qind e profesorëve universitarë kanë eksperimentuar me inteligjencën artificiale gjeneruese, më së shpeshti për përgatitjen e materialeve mësimore dhe të kurseve.
Në shumë shkolla dhe universitete mësuesit kanë qëndrime të ndara. Disa e ndalojnë përdorimin e IA-së, nga frika e plagjiaturës apo humbjes së aftësisë për të menduarit kritik. Kurse të tjerë po eksperimentojnë me metodat e reja.
"Në lëndët shkencore, teknike apo matematikë shohim tashmë përdorim të gjerë të IA-së, ndërsa në shkencat sociale eksperimentimi është ende në vazhdim,” thotë Mirjana Panti?, profesoreshë e gazetarisë digjitale dhe komunikimit në Pace University në Nju-Jork.
Ajo shton se IA mund të jetë mjaft e dobishme për kërkime dhe analiza. "Është shumë më efikase të kërkosh artikuj akademikë duke përdorur IA sesa me fjalë kyçe tradicionale.”
Por rreziku më i madh, sipas saj, është humbja e të menduarit kritik. "Nëse studentët nuk kanë një bazë të fortë në të menduarit kritik, ekziston rreziku që ata t'ia delegojnë të menduarit e tyre makinës.”
Roli i ri i mësuesve
Në sistemin arsimor të Maqedonisë së Veriut, institucionet po e ndjekin nga afër këtë transformim. Zyra për Zhvillimin e Shkollimit thekson se inteligjenca artificiale mund të jetë një mbështetje e vlefshme, por vetëm nëse përdoret siç duhet.
"Inteligjenca artificiale mundëson mësim të personalizuar, të përshtatur me ritmin dhe nevojat e çdo nxënësi,” theksojnë punonjësit e këtij institucioni.
IA mund të ndihmojë për përgatitjen e materialeve, krijimin e kuizeve apo hartimin e aktiviteteve interaktive, duke i bërë orët më tërheqëse. Megjithatë një element tjetër mbetet me rëndësi thelbësore: "Teknologjia nuk duhet t'i zëvendësojë mësuesit, por t'i lirojë ata nga detyrat rutinë, në mënyrë që të kenë më shumë kohë për punë kreative me nxënësit.”
Në të njëjtën kohë gjithnjë e më shumë po theksohet nevoja për të ashtuquajturin "alfabetizim në IA". Nxënësit duhet të mësojnë si të verifikojnë informacionin, të njohin paragjykimet dhe t'i përdorin mjetet digjitale në mënyrë të përgjegjshme.
Ballkani ende në fillim
Krahasuar me disa vende perëndimore, vendet e Ballkanit Perëndimor janë ende në një fazë të hershme të këtij transformimi. "Po jetojmë në një kohë ndryshimesh të mëdha. Disa ekspertë flasin për një revolucion të katërt arsimor,” thotë Kiril Barbareev, profesor në Fakultetin e Shkencave të Edukimit në universitetin Goce Del?ev .
“Detyra e arsimit nuk është vetëm të bëhet më i shpejtë dhe më i digjitalizuar, por të ndihmojë të rinjtë të bëhen më të pjekur dhe më kritikë në të menduar.” - thotë Barbareev. Sipas tij, rajoni i Ballkanit ka potencial për të integruar teknologjitë e reja, por përballet edhe me sfida serioze. "Ka breza të fortë të rinjsh me aftësi të larta digjitale dhe interes për rritje për inovacionin teknologjik. Por infrastruktura e kufizuar dhe mungesa e trajnimit të mësuesve e ngadalësojnë procesin.” - thotë Kiril Barbareev.
Në shumicën e vendeve të rajonit, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën, inteligjenca artificiale përmendet kryesisht në kontekstin e aftësive digjitale, pa politika specifike për integrimin e saj në arsim.
"Inteligjenca artificiale zakonisht shihet si pjesë e strategjive më të gjera të digjitalizimit, por pa rregullime konkrete për përdorimin e saj në mësimdhënie,” thekson një studim rajonal.
Serbia aktualisht është më e avancuara në rajon. IA tashmë mësohet në shkollat fillore dhe të mesme, ndërsa universitetet ofrojnë programe master dhe doktorature të dedikuara për këtë fushë.
Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut ekzistojnë nisma për modernizimin e arsimit dhe zhvillimin e aftësive digjitale, por një strategji konkrete kombëtare për inteligjencën artificiale ende nuk është zbatuar.
Rreziqe që nuk duhen injoruar
Ashtu si çdo teknologji e re edhe inteligjenca artificiale mbart rreziqe. Përveç plagjiaturës dhe përdorimit jokritik të përmbajtjes, ekzistojnë shqetësime lidhur me privatësinë, paragjykimet dhe manipulimin. Sipas analizave të rinjtë mund të bien shpesh prehë e këtyre rreziqeve.
Sistemet e IA-së mund të gjenerojnë informacione bindëse, por të pasakta, dhe studentët shpesh i pranojnë ato pa verifikime shtesë.
Në raportin e saj më të fundit, OECD thekson edhe të ashtuquajturin "Crutch Effect” – një situatë në të cilën studentët i kryejnë detyrat më lehtë me ndihmën e inteligjencës artificiale, por njëkohësisht mund të mbeten prapa në të kuptuarit e vërtetë të materialit.
Për këtë arsye UNESCO bën thirrje për një qasje të kujdesshme. "Institucionet arsimore kanë detyrimin të vlerësojnë rreziqet e teknologjive të reja përpara se t'i fusin ato në klasa,” thekson organizata.
Faktori njerëzor mbetet kyç
Pavarësisht entuziazmit teknologjik, shumë ekspertë theksojnë një të vërtetë të rëndësishme: arsimi është mbi të gjitha një proces njerëzor.
"Inteligjenca artificiale nuk do t'i zëvendësojë mësuesit, por sigurisht që do të ndryshojë rolin e tyre,” thotë Mirjana Panti?, profesoreshë e gazetarisë digjitale dhe komunikimit në Pace University në Nju-Jork. "Pyetja kryesore nuk është nëse studentët do ta përdorin IA-në – ata tashmë e bëjnë këtë – por si do të mësojnë institucionet arsimore të punojnë me këtë teknologji.”
IA mund të mbështesë të nxënit, por nuk mund të zëvendësojë ndërveprimin mes mësuesit dhe nxënësit. "Kur IA përdoret me integritet, ajo mund të kursejë kohë dhe të krijojë hapësirë për më shumë punë individuale me nxënësit,” thotë mësuesi Dobri Jovevski.
Por, shton ai, thelbi i mësimdhënies mbetet i njëjtë. "Nuk duhet t'i frikësohemi së resë, por ta kuptojmë atë. IA duhet të jetë një ndihmës, jo autopilot.” /DW
Asia is expected to hit record levels of fuel imports from...
Missile attacks from Iran have hit the main liquefied natu...
Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e saj të 20-të n...
French President Emmanuel Macron has declared that there s...
US President Donald Trump has reacted through a post on Tr...
The Pentagon has asked the White House to approve more tha...
The price of Brent crude oil rose 4% to $112 (£84.34) a ba...
Reuters reports that US Vice President JD Vance plans to v...
The Lebanese group Hezbollah says it has attacked groups o...
Attack on Ras Laffan could lead to supply shortages and ri...
According to an assessment by the United States intelligen...
The Israeli military has announced that it has launched ai...
An urgent public health alert has been issued following a ...
According to reports from the international media "Financi...
Germany is trying to maintain a careful diplomatic balance...
According to a report by The New York Times, former US Pre...
Qatar's state oil company, QatarEnergy, announced that mis...
The Basic Court in Pristina has found guilty and sentenced...
A three-year-old boy was rushed to the Children's Hospital...
The regime in Iran remains functional, albeit significantl...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The case addressed this Wednesday, June 3, on the show "St...
The show "Stop" broadcast this Wednesday, June 3, the case...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Several images provided by CNA show the area where this mo...
A quantity of explosive material exploded this morning at ...
The Head of the State Police, Skënder Hita, expressed his ...
New details have emerged regarding the serious incident th...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Witnesses in Lozhan, Maliqi, have shared details from the ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
The European Union must find ways to accelerate the member...
French fighter jets took off 11 times last week as part of...
A number of European Union member states are pressuring th...
Hungary and Ukraine have reached an agreement on the right...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The government aims to transform the country's industrial ...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Profit margins in the construction sector have increased s...
The Transparency Board, at its meeting today, decided to i...