web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Heroina e Izraelit’/ Njihuni me 25-vjeçaren që i bëri ballë forcave të Hamasit, shpëtoi kumunitetin e saj

2023-10-11 12:02:00, Kosova & Bota CNA

‘Heroina e Izraelit’/ Njihuni me 25-vjeçaren që i

Një vajzë izraelite është cilësuar si heroinë pasi shpëtoi komunitetin e Nir Am nga grupi terroristët i Hamasit. 

Inbar Lieberman udhëhoqi një grup banorësh për të vrarë më shumë se dy duzina terroristë që përparonin ndërsa mbronin komunitetin, vetëm një milje nga Rripi i Gazës, raporton Daily Mail. 

Lieberman, e cila ka qenë pjesë e radhëve të sigurisë në rajon që nga dhjetori 2022, dëgjoi shpërthimet që nisën herët të shtunën, ku Hamasi nisi dhe sulmin e paprecedentë dhe vdekjeprurës ndaj Izraelit.

Ajo e kuptoi shpejt se tingujt ishin të ndryshëm nga ata që dëgjonte gjatë sulmeve të zakonshme me raketa në kibbutz dhe nxitoi të hapte armaturën dhe të shpërndante armët midis ekipit të sigurisë prej 12 anëtarësh.

‘Heroina e Izraelit’/ Njihuni me 25-vjeçaren që i

25-vjeçarja vendosi skuadrën e saj të kibutznikëve në pozicione strategjike në të gjithë vendbanimin dhe ngriti prita.

Vetë Lieberman, vrau vetë pesë terroristë, ndërsa të tjerët morën jetën e 20 të tjerëve gjatë një periudhe katër orëshe./CNA

 





Lajmet e fundit nga