"Don't do it"/ Biden warns Iran, Germany and other countries message to citizens
US President Joe Biden has said he expects Iran to att...

Në Gjermani kushdo që dëshiron të ndryshojë gjininë në dokumenta, duhet të kalojë një procedurë me shumë pengesa: Janë të nevojshme dy ekspertiza psikologjike me pyetje nga më intimet. Në fund vendos gjykata. Personat e prekur e kritikojnë këtë procedurë si të stërzgjatur, të kushtueshme dhe denigruese-
Në bazë të ligjit të ri të vetëvendosjes për gjininë këtej e tutje gratë e burrat trans si dhe njerëzit transgjinorë që nga lindja, të cilët kanë tipare femërore dhe mashkullore, mund të aplikojnë lehtësisht për ndryshimin e gjinisë në dokumenta. E njëjta gjë vlen edhe për njerëzit që nuk klasifikohen as meshkuj dhe as femra.
Lehtësimi i procedurës mundësohet nga ligji i ri i miratuar të premten (12.04.2024) në Bundestag me shumicë votash nga partitë e koalicionit qeverisës: socialdemokratët, të gjelbërit dhe liberal-demokratët. Ligji u mbështet edhe nga grupi i të majtëve. Partitë opozitare kristiandemokrate/kristiansociale, Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe Aleanca Sahra Wagenknecht (BSW) e refuzuan prerazi këtë ligj.
Ligji i vitit 1980 ende sot në fuqi njihet si ligji për transgjinorët (TSG). Qofshin njerëzit burrë, grua apo ndryshe: Në të ardhmen secili vendos vetë se cilën gjini do të regjistrojë në dokumenta si dhe emrin në pasaportë.Në vend të një ekspertize të dyfishtë si deri më tani, bazuar në rregulloren e re do të mjaftojë një vetëdeklarim në gjendjen civile. Të prekurit do të duhet të mbrohen në privatësinë e tyre në rast se nuk duan ta bëjnë publike këtë ndryshim.
Ndryshimet në gjendjen civile do t'u mundësohen edhe të rinjve nga mosha 14 vjeç. Ata mund të japin vet një deklaratë, por u duhet edhe miratimi i personave që kujdesen për ta. Në rast konflikti vendos gjykata për çështjet familjare. Për fëmijët mund të aplikojnë për ndryshim gjinie vetëm prindërit apo përfaqësuesit ligjorë të tyre.
Opozita kritikon
Ligji ka boshllëqe sigurie dhe mund të shpërdorohet prej kriminelëve, kritikon grupi parlamentar kristiandemokrat/kristiansocial në Bundestag. Kjo për arsye, se nuk parashikohet deklarimi i ndryshimit të gjinisë dhe të emrit në organet e sigurisë. Po ashtu konservatorët argumentojnë, se në ligjin e ri nuk garantohet mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve.
I ngarkuari i qeverisë federale për pranimin e shumëllojshmërisë seksuale dhe gjinore, ekologjisti Sven Lehmann, theksoi, se ligji i ri ua lehtëson shumë procedurat personave të prekur. Lehtësimi i aplikimit për ndryshim gjinie dhe emri do „t'ua lehtësojë jetën interseksualëve dhe transseksualëve", u shpreh ai për rrjetin redaksional Deutschland./DW
US President Joe Biden has said he expects Iran to att...
"A strike by Iran against Israel is a real and credible th...
Serbian government officials said that Serbian President A...
Legendary Italian fashion designer Roberto Cavalli has...
The President of France, Emmanuel Macron, said that the no...
Reproductive rights have again been placed at the center o...
Gianfranco Bonzi, i njohur si Franco, rezulton i zhduk...
To strengthen the country's military, which is suffering h...
The United States has restricted travel for its employ...
Russian security forces have reported that they foiled a t...
Ukraine's parliament has passed a law on military mobi...
OJ Simpson, the former football player who was charged...
Divers have identified the bodies of two of the four m...
Scientists around the world are monitoring the spread of b...
Qeveria e Suedisë njoftoi sot se do të shpenzojë 33 mi...
It was the most spectacular trial ever held in Vietnam, fo...
On Thursday, in a ceremony in Pristina, Kosovo received fi...
Three sons of the political leader of Hamas - the group de...
Other details have been revealed from the injury last even...
Hundreds of thousands of Ukrainians have been left without...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...