web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

The case of the Association/Escobar: The Constitution of Kosovo cannot be violated

2022-08-05 16:32:00, Kosova & Bota CNA
The case of the Association/Escobar: The Constitution of Kosovo cannot be
United States Special Envoy for the Western Balkans, Gabriel Escobar

The Special Envoy of the United States for the Western Balkans, Gabriel Escobar, said that the creation of the Association of municipalities with a Serbian majority should not be in conflict with the Constitution of Kosovo, and create a "state within a state".

During a conversation with journalists, Escobar said that the position of the USA is to implement all the agreements reached within the Kosovo-Serbia dialogue, but said that there should be a discussion on the issue of the Association, so that it does not conflict with the laws .

Gjatë këtij diskutimi ai foli edhe për situatën në rajon dhe përsëriti qëndrimin se "nuk do të ketë luftë në Bosnjë e Hercegovinë".

"Ne kemi qenë të qartë se palët janë pajtuar më herët për Asociacionin, prandaj duhet të diskutohet. Megjithatë, Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë, nuk duhet të bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti", deklaroi ai.

Escobar tha se ka modele të shumta evropiane, ku minoritetet mund të mbrojnë trashëgiminë e tyre kulturore dhe gjuhën amtare, por pa shkelur kornizën kushtetuese të vendit ku jetojmë.

"Ne duam të gjejmë disa prej këtyre shembujve, dhe ndoshta edhe t’i përdorim si udhëzues për të zbatuar Asociacionin. Prandaj, kam shpresë se mund t’i diskutojmë këto në Bruksel më vonë gjatë këtij muaji", shtoi ai.

Kosova dhe Serbia kanë arritur më 2013 Marrëveshjen për Asociacionin në kuadër të dialgout të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Dy vjet më vonë, palët kanë nënshkruar Marrëveshjen mbi parimet e themelimit të Asociacionit.

Por, po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se disa pika të marrëveshjes nuk ishin në harmoni me aktin më të lartë juridik, dhe tha se ato mund të harmonizohen me ake nënligjore të Qeverisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kundërshton një asociacion njëetnik, ndërkaq Serbia insiston në krijimin e tij.

Më 18 gusht, Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Bruksel për të vazhduar dialogun, dhe Escobar tha se shpreson që në këtë takim të flitet edhe për Asociacionin.

Escobar tha se për Shtetet e Bashkuara, çështja e Kosovës "nuk është çështje e hapur", pasi Uashingtoni dëshiron që Kosova të njihet prej të gjitha shteteve të BE-së dhe të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

Ai tha se SHBA-ja mbështet "plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja".

"Ne besojmë se ka një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave të makinave. Besoj se jemi afër zbatimit e udhërrëfyesit për energjinë në veri, jemi afër nënshkrimit të marrëveshjes për të pagjeturit dhe shpresoj që palët do ta nënshkruajnë këtë marrëveshje shumë shpejt. Dhe sikurse sekretari [amerikan i Shtetit, Antony]Blinken u tha presidentes [Vjosa Osmani] dhe [Albin Kurti] kryeministrit të Kosovës kur ishin në SHBA, ne duhet të nisim diskutimin për Asociacionin", tha ai.

Duke folur për tensionet në veri, që erdhën si rezultat i dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës, atë për dokumentet dhe targat serb, Escobar tha se mospajtimet për veriun duhet të zgjidhen përmes diplomacisë.

"Ajo që po ndodh në veriun e Kosovës në të vërtetë është çështje midis Kosovës dhe Serbisë, prandaj është urgjente që të dy liderët e dy shteteve të takohen në Bruksel në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe të tejkalojnë mospajtimet sa i përket veriut", tha ai.

Më 31 korrik, serbët lokalë ngritën barrikada në veri të Kosovës, duke kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës kishte paraparë që nga 1 gushti të zbatonte lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë që hyjnë në territorin e Kosovës.

Këtë praktikë, Serbia e aplikon ndaj shtetasve të Kosovës qe 11 vjet.

Po ashtu nga 1 gushti ishte paraparë të niste procesi i riregjistrimit të makinave me targa me akronime të qyteteve të Kosovës – që lëshohen nga Serbia – e që Prishtina i konsideron të paligjshme.

Zbatimi i dy vendimeve është shtyrë për 1 shtator, pas ndërmjetësimi të SHBA-së dhe BE-së me qëllim të uljes së tensioneve.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë diskutime në Bruksel nën ndërmjetësimin e BE-së, që nga viti 2011. Procesi i dialogut ka për synim normalizimin e plotë të raporteve.

Kosova kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Serbia insiston në një zgjidhje kompromisi.

"S'ka luftë në Bosnjë"

I dërguari i SHBA-së foli edhe për situatën në rajon. Ai tha se në Bosnjë e Hercegovinë nuk do të ketë luftë, por paralajmëroi kundër retorikës nxitëse nga përfaqësuesit.

Ai tha se pret që ky shtet të mbajë zgjedhje të lira më vonë gjatë këtij viti.

Sa i përket Malit të Zi, tha se SHBA-ja përkrah çdo qeveri që përfaqëson vlerat e BE-së dhe është e përkushtuar për NATO.

Meanwhile, North Macedonia and Albania were promised support in reforms that would speed up their path to the EU, after these two states officially opened negotiations for membership with the European bloc./ Rel





Lajmet e fundit nga