web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E rëndë në Kinë/ Treni përplas punëtorët, humbin jetën 11 persona

2025-11-27 08:10:00, Kosova & Bota CNA

E rëndë në Kinë/ Treni përplas punëtorët,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinën jugperëndimore, ku një tren është përplasur me një grup punëtorësh dhe si pasojë kanë humbur jetën të paktën 11 persona dhe janë plagosur dy të tjerë.

Treni, i cili mbante pajisje monitorimi sizmik, po udhëtonte në provincën Yunnan kur u përplas me punëtorët që kishin hyrë pa leje në shinat e hekurudhës. Administrata hekurudhore e Kunmingut njoftoi se ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Rrjeti hekurudhor i Kinës, rreth 160,000 kilometra i gjatë,  është tani më i madhi në botë, ku miliarda udhëtime kryhen çdo vit. Aksidenti i sotëm raportohet se është aksidenti më i rëndë hekurudhor në Kinë në më shumë se një dekadë.

Megjithëse përgjithësisht lavdërohet për efikasitetin e tij, rrjeti hekurudhor i Kinës është vënë nën shqyrtim vitet e fundit për shkak të aksidenteve të rënda, më i spikaturi një në vitin 2011 në provincën lindore të Zhejiang, kur 40 persona u vranë dhe 200 të tjerë u plagosën. /CNA





Lajmet e fundit nga