Gjermania miraton një plan të ri veprimi kundër antisemitizmit
Është një mëngjes i vrenjtur nëntori në Berlin. Në mëngjes...

Planet e koalicionit qeveritar për natyralizim më të lehtë në Gjermani kanë hasur në një refuzim të vendosur nga pjesë të opozitës në Bundestag. Në një orë aktuale të kërkuar nga grupi parlamentar CDU/CSU të enjten, 1 dhjetor 2022, folësit nga Unioni dhe AfD shprehën kritika të ashpra për reformën e planifikuar të ligjit për shtetësinë, ndërsa përfaqësuesit e grupeve parlamentare të koalicionit të SPD, Bündnis 90 /Die Grünen dhe FDP e mbrojtën fuqishëm projektin.
Qeveria gjermane miratoi të mërkurën piketat kryesore për një projektligj të ri të shtetësinë. Projektligji parashikon lejimin e shtetësisë së shumëfishtë, si dhe heqjen e testeve të gjuhës për grupe të caktuara, si migrantët pensionistë që jetojnë prej shumë vitesh në Gjermani, dhe shkurtimin e kohës minimale të qëndrimit në Gjermani nga tetë në pesë vjet.
Nënkryetarja e grupit parlamentar opozitar kristdemokrat/kristsocial, Andrea Lindholz, e quajti shtetësinë "lidhjen ligjore qendrore” që mes qytetarit dhe shtetit të tij. Fakti që koalicioni qeverisës dëshiron të lejojë shtetësinë e dyfishtë në të ardhmen do të çojë në konflikte besnikërie dhe do të dobësojë kohezionin social në vend, tha ajo.
Ajo tha më tej se plani për pothuajse përgjysmimin e periudhës minimale të qëndrimit në Gjermani si kusht për natyralizimin bie gjithashtu në kundërshtim me parimin se natyralizimi duhet të jetë finalizim i suksesshëm i një procesi integrimi dhe jo fillimi i tij.
E ngrakuara e Qeverisë Federale për Migracionin, Refugjatët dhe Integrimin, Reem Alabali-Radovan (SPD), argumentoi se me këtë ligj qeveria përshtat legjislacionin me realitetin në Gjermani, si vend imigracioni. Ajo tha se projektligji synon të njohë arritjet integruese të imigrantëve.
Kushdo që jeton në Gjermani për shumë vite duhet të ketë të gjitha të drejtat, dhe jo vetëm të gjitha detyrimet, tha politikania socialdemokrate. Demokracia lulëzon me mundësinë e fjalës, votës dhe të drejtën për t'u zgjedhur. Nuk është mirë "kur popullsia dhe elektorati ndahen gjithnjë e më shumë”.
Gottfried Curio nga partia opozitare e krahut të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, tha se projektligji po "shfuqizon plotësisht" kërkesat për marrjen e nënshtetësisë gjermane. Ai kritikoi heqjen e kushtit për t'iu përshtatur jetesës gjermane dhe kujtoi se sipas një sondazhi, dy të tretat e gjermanëve nuk duan thjeshtëzimin e natyralizimit.
Integrimi real fillimisht duhet të bëhet si përpjekje për të fituar shtetësinë dhe jo anasjelltas. Ai kritikoi koalicionin tripartiak të qendrës së majtë se "po ua hedh pasaportën atyre që nuk janë integruar mjaftueshëm". Sipas tij ky është një "program zhvillimi për shoqëritë paralele".
Irene Mihalic, nga partia e pozitës Aleanca 90/Të Gjebrit tha se ishte "koha e fundit" që Gjermania të bënte një ligj modern për shtetësinë, që hap perspektiva më të mira integrimi për njerëzit, që merr parasysh parimet demokratike dhe që është në dobi të ekonomisë gjermane.
Sikurse kolegia e saj socialdemokrate, ajo theksoi se Gjermania është një vend migrantësh dhe është koha që ky fakt të merret parasysh edhe nga ligjet. Shtetësia ka të bëjë kryesisht me mundësinë për të kontribuar në suksesin e komunitetit në baza të barabarta. Është e pranueshme kur, për shembull, njerëzve me dy kombësi u mohohet besnikëria ndaj Republikës Federale.
Edhe partia opozitare E Majta, u shpreh pro ndryshimit të ligjit të shtetësisë. Deputetja e kësaj partie, Janine Wissler, e quajti reformën "të vonuar". Gjermania është një vend imigrimi dhe kjo duhet të pasqyrohet edhe në ligjin e shtetësisë, tha ajo dhe kujtoi se mbi dhjetë milionë qytetarë në moshë madhore pa pasaportë gjermane jetojnë dhe punojnë në Republikën Federale dhe se këta nuk kanë të drejtë të votojnë.

"Jeta e tyre përcaktohet nga vendime politike, për të cilat ata nuk kanë të drejtë të vendosin me anë të votës", shtoi Wissler. Politikania e majtë i përshëndeti planet e ministres së brendshme Nancy Faeser (SPD) për lehtësimin e natyralizimit.
Liberalët më shumë imigrim të rregullt dhe luftim të imigrimit të parregullt
Konstantin Kuhle (FDP) iu referua pikave kyçe të vendosura nga Kabineti Federal të mërkurën për të lehtësuar imigrimin nga vendet e treta në tregun e punës, të cilat u shërbejnë interesave të ekonomisë gjermane dhe sigurojnë qëndrimin elektoral gjerman.
Ky ligj i imigracionit duhet të përfshihet në një koncept të përgjithshëm të politikës së migracionit që mund të përmblidhet me formulën "më shumë imigrim i rregullt, më pak imigrim i parregullt". Pjesë e këtij koncepti është edhe reforma e ligjit të shtetësisë, tha ai. Por kërkoi që qeveria të realizojë edhe pikën tjetër të marrëveshjes së koalicionit, "ofensivën e riatdhesimit”.
Gülistan Yüksel (SPD) theksoi se me ligjin e ri të shtetësisë, koalicioni përfundimisht po "përshtat kuadrin ligjor me realitetet e jetës". Kjo e bën më të lehtë rrugën drejt shtetësisë gjermane, veçanërisht për njerëzit "që kanë qenë prej kohësh pjesë e natyrshme e kësaj shoqërie”.
Debati i së enjtes në Bundestag ishte një episod nga vala e debateve që ka ngjallur plani i ri qeverisë gjermane për ndryshimin e shtetësisë. Kancelari gjerman Olaf Scholz ishte shprehur qysh në fundjavë, në një mesazh me video, mbështetës për planet e ministres Faeser. Në një takim që kancelari dhe ministrja patën të hënën në lagjen Kreuzberg të Berlinit – e quajtur në zhargon edhe "Stambolli i Vogël”, për shkak të numrit të madh të migrantëve, sidomos turq, kancelari tha se "kurrë nuk e kishte kuptuar, se përse kishte një këmbëngulje kaq të fortë për të hequr dorë nga shtetësia e vjetër: "Përkatësia dhe identiteti nuk janë një lojë me shumën zero." /DW
Është një mëngjes i vrenjtur nëntori në Berlin. Në mëngjes...
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë vendosur sanksi...
"We want freedom, not tampons!", "We want democracy, not d...
More than 13,000 Ukrainian soldiers have been killed since...
The European Union is moving closer to setting a $60-a-bar...
The Senate took swift action to avert a strike by railroad...
A federal appeals court has halted an independent legal ex...
Presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij francez E...
Qeveria e Serbisë emëroi të enjten një politikan të palëku...
Kryediplomati ukrainas Dmytro Kuleba tha të enjten se ...
Policia në Spanjë shpërtheu një pako të dyshimtë të zb...
The tensions between Kosovo and Serbia have been in th...
The Deputy Assistant Secretary of State for Europe and...
The President of Serbia, Aleksandar Vucic, reacted wit...
China has softened its tone about the danger posed by ...
Germany says it will support Ukraine until it defeats ...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg th...
Five lions escaped last month from their enclosure at ...
The pace of increasing China's nuclear capabilities could ...
Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni Evropian pritet të nisi...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 33-year-old Albanian citizen was arrested in Italy after...
One of the perpetrators of the explosion that occurred yes...
A case of heroin trafficking from North Macedonia to Alban...
Details have been revealed from the investigation file for...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Serbian President Aleksandar Vučić said he was considering...
An incident with hazardous materials put the Pentagon on l...
Explosions have been heard near the Iranian city of Sirik,...
The Basic Court in Pristina has lifted the one-month deten...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
Businesses reduced their borrowing abroad last year. Bank ...
Payments and withdrawals in online sports betting will be ...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.6 lek and so...
The first three months of this year have brought a record ...