Second victim of bad weather/ Fisherman drowns in Ksamil
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...

Gara në armatim ekziston prej shekujsh, por pas Luftës së Dytë Botërore mori formë globale dhe sistematike, sidomos midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Armët bërthamore, raketat balistike dhe avionët luftarakë transformuan mënyrën e konceptimit të fuqisë në vitet që pasuan. Sot, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, lëvizjet e Serbisë dërgojnë paralajmërime serioze.
Ky vend - partner i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian - bleu raketa balistike supersonike nga Kina për forcën e tij ajrore. Kështu, u bë fuqia e parë në Evropë e pajisur me raketat ajër-tokë CM-400AKG, sipas presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
“E kemi bërë me sukses integrimin e raketave kineze në avionët rusë MiG-29 të gjeneratës së katërt. Këta janë sot ndër avionët më të mirë në Evropë - ndoshta edhe në botë. Raketat ajër-tokë nënkuptojnë goditjen e objektivave në tokë dhe kanë fuqi shkatërruese”, tha Vuçiç më 12 mars.
Reagimet ishin të shumta nga fqinjët që luftuan kundër Serbisë gjatë luftërave jugosllave të viteve 1990. Kroacia - sot anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian - e konsideroi blerjen e raketave kineze si kërcënim për stabilitetin rajonal dhe shenjë të rritjes së garës së armatimit në Ballkan, ndërsa Kosova akuzoi Serbinë për tendenca hegjemoniste ndaj fqinjëve.
Këto dy vende, së bashku me Shqipërinë, nënshkruan në mars të vitit 2025 një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilën Vuçiç e sheh si kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Serbisë - “nuk ekziston asnjë arsye tjetër për bashkimin e tyre, vetëm Serbia”.
“Ne po përgatitemi për sulmin e tyre. Ata nuk synojnë të mbrohen, por të sulmojnë. Po formojnë aleancë ushtarake për të na sulmuar”, tha Vuçiç teksa fliste për raketat kineze në Radio-Televizionin e Serbisë.
Ai nuk paraqiti asnjë provë për këto pretendime, të cilat Zagrebi, Prishtina dhe Tirana i hedhin vazhdimisht poshtë. Tha vetëm se forcat e armatosura serbe kanë në dispozicion edhe armë të tjera të sofistikuara, që nuk mund të bëhen publike.
Për njohësit e çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, këto mesazhe dërgojnë sinjale frike dhe pasigurie në rajon, rrisin perceptimin e kërcënimit dhe shtyjnë vendet fqinje drejt forcimit të kapaciteteve mbrojtëse. Kjo dinamikë, sipas tyre, mund të shndërrohet lehtësisht në një spirale të re armatimi, ku çdo veprim prodhon kundërveprim dhe tensionet vetëm se rriten.
Redion Qirjazi, ekspert i sigurisë në Shqipëri - vend anëtar i NATO-s, thotë se raketat kineze i japin Serbisë mundësi të reja për të projektuar fuqinë dhe ndryshojnë balancën e sigurisë në rajon; ato nuk janë thjesht mbrojtje - siç pretendon blerësi - por zgjasin kapacitetet ushtarake në distanca të largëta.
“Raketat kineze janë shumë precize. Një veçori shqetësuese e tyre është edhe shpejtësia e lartë - rreth Mach 4 deri Mach 5, ose deri në 6 mijë km/orë - që i fut në kategorinë e raketave të vështira për t’u interceptuar”, thotë Qirjazi për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
Në Ballkan, Serbia mban tensione të hapura me Kosovën, ndaj së cilës ka pretendime territoriale, me Kroacinë dhe herë pas here me Malin e Zi. Marrëdhëniet e saj me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë më të qeta, ndërsa lidhja me Republikën Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë mbetet një rast i veçantë, që dallon nga pjesa tjetër e këtij shteti.
Blerjet e raketave kineze, sipas Kadri Kastratit, ekspert ushtarak nga Kosova, tregojnë qartë tendencën e Serbisë për t’u pozicionuar si aktori më i armatosur dhe më dominues në Ballkan dhe për ta mbajtur rajonin gjithmonë në teh të destabilizimit.
“Gjithë këtë armatim, Serbia është duke e blerë për të hyrë në garë, para së gjithash me Kroacinë. Pas furnizimit të Kroacisë me avionët Rafale nga Franca, Vuçiç bëri marrëveshje me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për blerjen e avionëve të tillë. Pra, është një garë mes tyre”, thotë Kastrati për Exposenë.
Edhe pse pretendon neutralitet ushtarak, Serbia është ushtria më e shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor. Vetëm në vitin 2024, shpenzoi 2.2 miliardë dollarë - rreth pesë herë më shumë se Shqipëria, anëtare e NATO-s dhe vendi i dytë në rajon për shpenzime ushtarake, sipas të dhënave të Institutit të Stokholmit për Kërkime mbi Paqen (SIPRI).
Serbia shpenzon dukshëm më shumë edhe se Kroacia, e cila gjithashtu është anëtare e NATO-s. Sipas SIPRI-t, dallimi në shpenzimet e mbrojtjes midis këtyre dy vendeve arrin në qindra miliona euro çdo vit.
Pas pushtimit rus të Ukrainës, Serbia i ndryshoi burimet e saj të armatimit, duke iu drejtuar Kinës për dronë luftarakë dhe sistemin raketor anti-ajror FK-3, por nuk ndaloi as blerjet nga Perëndimi, si Shtetet e Bashkuara dhe Franca.
Në deklaratat e tij, Vuçiç i kushton vëmendje të veçantë sidomos forcës ushtarake të Kroacisë. Në vitin 2024, kur Serbia bleu avionë luftarakë shumëfunksionalë, Rafale, nga Franca, ai ironizoi duke thënë se kur Kroacia bën të njëjtën gjë, është “lajm i mirë për rajonin”, ndërsa kur Serbia i blen, bëhet “tragjedi”.
“Ne nuk krijojmë probleme askund, as nuk i planifikojmë, as nuk i synojmë. Ky është një sinjal i madh i besimit mes Francës dhe Serbisë. Ne vetëm duam ta ruajmë vendin tonë”, tha Vuçiç.
Katarina Gjokiç, hulumtuese në Institutin e Stokholmit për Kërkime mbi Paqen, thotë se krahasimet mes Serbisë dhe Kroacisë duhet parë me kujdes. Kroacia, si anëtare e NATO-s, planifikon kapacitetet e saj ushtarake brenda aleancës dhe ndjek detyrat përkatëse, ndërsa Serbia vepron jashtë këtij mekanizmi.
Gjokiq thotë se ekziston një tendencë e elitave politike që të shikojnë përtej kufirit dhe ta përdorin armatimin e fqinjëve si alibi për të justifikuar zgjerimin e fuqisë së tyre.
“Ajo që është shqetësuese - kur bëhet fjalë për Serbinë, Kosovën dhe Kroacinë - është fjalori i papërgjegjshëm i elitave politike, që rrit tensionet, në vend se të shfrytëzohen mekanizmat ekzistues rajonalë ose të krijohen të rinj për komunikim dhe zgjidhje të problemeve. Thjesht, ekziston një prirje për të shkuar drejt rritjes së tensioneve - gjë që mund të jetë e rrezikshme, sepse edhe te qytetarët krijohet ndjenja e pasigurisë dhe frika se çfarë mund të ndodhë”, thotë Gjokiç për Exposenë.
Qirjazi paralajmëron se një klimë e tillë tensionesh dhe mosbesimi mund të çojë në interpretime të gabuara nga pala tjetër, duke nxitur reagime të shpejta dhe të pakontrolluara.
Kjo rrit rrezikun e përshkallëzimit edhe pa një qëllim të drejtpërdrejtë për konflikt - një situatë të cilën Qirjazi e përkufizon si “keqllogaritje”.
“Këtë e kemi parë edhe në konfliktin e fundit midis Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, ku argumenti ishte se kemi prova që Irani do të sulmonte i pari, ndaj ne goditëm. Apo - edhe në rastin e Irakut - u tha se Saddam Husseini do të krijonte armë bërthamore dhe do t’i përdorte kundër aleatëve në rajon, ndaj ne do të veprojmë. Kjo është ajo spiralja e sigurisë dhe përshkallëzimi”, shpjegon Qirjazi.
Në përgjigje të blerjes së raketave kineze, Bashkimi Evropian - ku Serbia synon të anëtarësohet - tha se vendi duhet të bëjë zgjedhje të qarta strategjike në rrugën e integrimit. Ndërkohë, NATO-ja, partnere e Serbisë, nuk iu përgjigj interesimit të Radios Evropa e Lirë për mënyrën se si e sheh bashkëpunimin e vazhdueshëm të Beogradit me Pekinin.
Në muajin maj, aleanca perëndimore do të mbajë stërvitje të përbashkëta ushtarake me Serbinë në poligonin Borovac, pranë kufirit me Kosovën. Në një postim në rrjetet sociale, Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli tha se stërvitja do të zhvillohet me ftesë të Serbisë. Sipas saj, ajo forcon bashkëpunimin praktik dhe mbështet stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Për Qirjazin, kjo dëshmon se Serbia ndjek strategjinë e “lojës me disa porta”. Nga njëra anë i hap derën Kinës për të rritur ndikimin në rajon, dhe nga ana tjetër bashkëpunon me Perëndimin për të krijuar një lloj varësie të ndërsjellë.
“Kjo strategji ka qenë karakteristike edhe e ish-Jugosllavisë me Titon, pasi mbante partneritete dhe aleanca me shumë aktorë të ndryshëm strategjikë, në mënyrë që të krijonte një varësi të këtyre superfuqive ndaj këtij vendi”, thotë Qirjazi.
Sipas tij, kjo qasje i jep Serbisë më shumë hapësirë manovrimi dhe i vendos aktorët ndërkombëtarë në një pozitë më të ndërlikuar në rast të konfliktit të mundshëm. Gjokiq pajtohet, por vë në pah edhe një aspekt tjetër:
"One of the reasons why many countries procure weapons from China is that they are cheaper. The case of Serbia is a little more specific in terms of geography, because it is located in Europe and has other expectations from it. For example, I deal with West Africa and I know that there are many countries there that have excellent relations with the EU and, at the same time, procure weapons from China, because it is cheaper ," says Djokic.
Vucic did not disclose the price of the Chinese CM-400AKG missiles, which can carry up to 200 kg of explosive material, but described them as "very expensive."
According to the latest SIPRI report, arms purchases in Europe have increased significantly, making the continent the largest importing region - with an increase of 210% between the periods 2016-2020 and 2021-2025. The United States, on the other hand, has increased its dominance in arms exports - with Kosovo one of its many customers. Kosovo Defense officials emphasize that arms purchases are made exclusively from NATO allies. /REL
The Basic Court of Pristina has acquitted the Speaker of P...
United States President Donald Trump has issued a 48-hour ...
Voting is underway in France for the second round of local...
Italian citizens will head to the polls today for the Just...
The US-Israeli war with Iran has entered its 23rd day. Bot...
The Israel Defense Forces (IDF) have reacted through a pos...
The Foreign Ministers of the G7 countries have declared th...
Lebanese authorities have stated that around 1,024 people ...
An Iranian ballistic missile hit a single-story building i...
Former FBI Director Robert Mueller, who led the investigat...
The Head of the European Union Office in Kosovo, Aivo ...
A serious incident occurred today in Klina, Kosovo. A pers...
Iran's Islamic Revolutionary Guard Corps (IRGC) has said i...
Forcat iraniane kanë tentuar një sulm me raketa në bazën b...
The European Union's envoy for the Kosovo-Serbia dialogue,...
Two people have died and three others have been seriously ...
The US has lifted sanctions on some Iranian oil sectors as...
Czech authorities have launched an investigation into a fi...
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar d...
The Atomic Energy Organization of Iran said on March 21 th...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...
Another phase of the international operation, codenamed "T...
Police have arrested a 34-year-old woman at Rinas Airport ...
A serious accident has occurred on the Lezhë-Shëngjin axis...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...