Ranking of candidates/Names expected to take over the leadership of the DVPs in several districts
The evaluation process for candidates who intend to take o...
The evaluation process for candidates who intend to take o...

Nga 1 janari do të nisë zbatimi i tatimit progresiv me normat tatimore 15% dhe 23% për të vetë punësuarit, personat fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesioneve të lira.
Tatimi 15% për fashën e parë të bizneseve me të ardhura vjetore deri 14,000,000 lekë në vit sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë do të llogaritet mbi fitimin, pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave të pagës minimale ndaj totalit të të ardhurave vjetore.
Për profesionet e lira të përcaktuar sipas listës të vendimit “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat” me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë në vit shpenzimet e zbritshme fikse të padeklaruara në kontabilitet njihen në vlerën 30%.
Për shembull. Nëse një biznes ofrues i shërbimeve të profesioneve të lira me të ardhura vjetore 10,000,000 lekë- 30% shpenzime- 40,000 lekë të ardhurat nga paga minimale do të ketë 6,960,000 lekë fitim të deklaruar.
Fitimi që do të deklarohet pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave të pagës minimale do të taksohet 15%. Në total detyrimi vjetor i tatimit mbi të ardhurat për biznesin me të ardhura vjetore 10,000,000 lekë është 1,044,000 lekë.
Kategoria tjetër e bizneseve që përfshihen në të ardhurat vjetore mbi 14 milionë lekë kanë detyrimin e deklarimit të shpenzimeve vjetore pranë administratës tatimore, ndryshe nga fashë e parë që u njihen shpenzime fikse apo të pambajtura në kontabilitet në masën 30%. Pas zbritjes së shpenzimeve të deklaruara në administratën tatimore fitimi i kësaj kategorie do të tatohet me normën tatimore 23%.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë llogarit se 70-80 deri 90% e totalit të bizneseve (duke përfshirë 3 kategoritë e tyre të vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtar) janë me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë në vit.
Financat: Do paguajnë deri 50% më pak tatim se të punësuarit
Ministria e Financave dhe Ekonomisë llogarit se detyrimi tatimor i profesioneve të lira, pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave nga paga minimale është 50% më pak se tatimi mbi të ardhurat që paguajnë të punësuarit.
Nëse për të ardhurat vjetore 1,000,000 lekë një i punësuar paguan 8,3 % tatim një biznes i profesioneve të lira do të paguajë 5,1% sipas Ministrisë së Financave. Për të ardhurat vjetore 2,000,000 lekë një i punësuar taksohet 10,6% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 7,8%.
Për të ardhurat vjetore 3,000,000 lekë një i punësuar taksohet 13,44 % ndërsa profesionet e lira do të taksohen 8,7%. Për të ardhurat vjetore 4,000,000 lekë një i punësuar taksohet 16 % ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,1%.
Për të ardhurat vjetore 5,000,000 lekë një i punësuar taksohet 17,3 % ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,4%. Për të ardhurat vjetore 6,000,000 lekë një i punësuar taksohet 18,2% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,6%.
Për të ardhurat vjetore 7,000,000 lekë një i punësuar taksohet 18,9% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,7%. Për të ardhurat vjetore 8,000,000 lekë një i punësuar taksohet 19,4% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,8%. Për të ardhurat vjetore 9,000,000 lekë një i punësuar taksohet 19,4% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,9%.
Për të ardhurat vjetore 10,000,000 lekë një i punësuar taksohet 20,1% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 10% apo 50% më pak se një i punësuar.
Por për kontabilistin Sotiraq Dhamo nuk nuk mund të ngatërrohen të ardhurat nga punësimi, me të ardhurat e biznesit për shkak të ndryshimeve që ka një person fizik nga një i punësuar, dhe riskut të ndërmarrë nga sipërmarrësit.
“I punësuari punon me orë të kufizuar, jo më shumë se 40 orë në javë dhe ka limite dhe kufizime në pushime, festa, leje zakonshme, raporte dhe një skemë e tërë përfitimesh që ndryshon nga biznesi. Një i punësuar mund të marrë raport apo të dalë në KEMP dhe mund të paguhet me vite nga skemat e kompensimit të sigurimeve.
Një person fizik i vetëpunësuar, ka tjetër skemë pune dhe aktiviteti. Paguan taksa lokale, paguan qira, punëson punëmarrës, ka shpenzime të ndryshme për mbajtjen e aktivitetit.
Ai përpilon fatura, por pavarësisht se të ardhurat sipas faturave janë në një shumë të caktuar, ato si arkëtime mund të jenë zero. Pra, ka diferencë me të punësuarin, sepse të ardhurat nga paga janë të barabarta me arkëtimet nga paga.
Por, i vetëpunësuari si profesion i lirë, ushtron një aktivitet të tërë, për përditësimin e licencës, për pagesën e tarifave, kontrollohet nga bordi, testimet dhe trajnimet, marrja e dëshmisë, dhe në fund përgjegjësia penale dhe ligjore. I punësuari nuk i ka këto detyrime dhe përgjegjësi.
Përveç kësaj, i punësuari mund të ndërrojë vendin e punës sipas dëshirës, ndërsa një i vetëpunësuar nuk e ka këtë luks”, pohoi pas miratimit të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” në muajin mars 2023 kontabilisti Sotiraq Dhamo për Monitor.
Gjithashtu ai ngriti shqetësimin e mungesës se një analizë përse vendoset taksim progresiv vetëm për shërbimet e profesioneve të lira ndërsa për bizneset tregtare do të vijojë të jetë 0% deri në 2029.
Z. Dhamo shtoi se po ngatërrohen profesionet e lira të rregulluara me ligj me shërbimet e ofruara nga individë jo te licencuar apo të certifikuar profesionalisht nga ndonjë organizëm apo institucion shtetëror apo ligjor.
Për audituesin ligjor, Sokol Toska, ngarkesa tatimore te profesionet e lira është më shumë se nga sa paguajnë korporatat, për shkak se këta tatimpagues përdorin burimet e tyre personale për ushtrimin e veprimtarisë, nuk krijojnë struktura të posaçme siç ndodh me korporatat. Sipas tij, ndryshimet e normave tatimore godasin shtresën e mesme.
“Kjo kategori personash, të cilët janë kryesisht individë të arsimuar apo që zotërojnë nivele të larta të ekspertizës, pjesa më e shëndetshme e shoqërisë, individë me nivel të lartë intelektual, por edhe me guximin për të ndërmarrë veprimtari të pavarura në një mjedis të pasigurt, shtresa shoqërore e përbërë nga individë të lirë që krijon modelet shoqërore të së ardhmes, kjo kategori do të përballet me një ngarkesë tatimore relativisht mjaft të lartë, shoqëruar me pasigurinë që jep mjedisi tatimor dhe modeli politik.
Këta persona, në terma nominalë tatohen si një korporatë, por në terma realë, ngarkesa që do të përballojnë është më e lartë se ajo e korporatave, pasi kjo kategori tatimpaguesish janë individë dhe nuk krijojnë struktura të posaçme për ushtrimin e veprimtarisë.
Këta tatimpagues përdorin burimet e tyre personale për ushtrimin e veprimtarisë, automjete, zyra, kryejnë shpenzime dhe blerje, të cilat është e pamundur të dokumentohen me numrin e regjistrimit NIPT dhe si rrjedhim, këto kosto nuk lejohet të zbriten për qëllime të llogaritjes së tatimit.
Nga ana tjetër, korporatat janë organizime të mirëstrukturuara për qëllime të planifikimit tatimor, përdorin ekspertë, zbatojnë praktika të caktuara dhe arrijnë të optimizojnë ngarkesën tatimore”, tha ai.
Si do të llogaritet tatimi 23% për profesionet e lira me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë
Tatimi 15% për fashën e parë të bizneseve me të ardhura vjetore deri 14,000,000 lekë në vit sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë do të llogaritet mbi fitimin, pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave të pagës minimale ndaj totalit të të ardhurave vjetore.
Për profesionet e lira të përcaktuar sipas listës të vendimit “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat” me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë në vit shpenzimet e zbritshme fikse të padeklaruara në kontabilitet njihen në vlerën 30%.
Për shembull. Nëse një biznes ofrues i shërbimeve të profesioneve të lira me të ardhura vjetore 1,000,000 lekë- 30% shpenzime- 40,000 lekë të ardhurat nga paga minimale do të ketë 660,000 lekë fitim të deklaruar në vit.
Fitimi që do të deklarohet pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave të pagës minimale do të taksohet 15%. Në total detyrimi vjetor i tatimit mbi të ardhurat për biznesin me të ardhura vjetore 1,000,000 lekë është 99,000 lekë.
Nëse një biznes ofrues i shërbimeve të profesioneve të lira me të ardhura vjetore 8,000,000 lekë- 30% shpenzime- 40,000 lekë të ardhurat nga paga minimale do të ketë 5,560,000 lekë fitim të deklaruar. Fitimi që do të deklarohet pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave të pagës minimale do të taksohet 15%. Në total detyrimi vjetor i tatimit mbi të ardhurat për biznesin me të ardhura vjetore 8,000,000 lekë është 834,000 lekë.
Nëse një biznes ofrues i shërbimeve të profesioneve të lira me të ardhura vjetore 10,000,000 lekë- 30% shpenzime- 40,000 lekë të ardhurat nga paga minimale do të ketë 6,960,000 lekë fitim të deklaruar.
Fitimi që do të deklarohet pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave të pagës minimale do të taksohet 15%. Në total detyrimi vjetor i tatimit mbi të ardhurat për biznesin me të ardhura vjetore 10,000,000 lekë është 1,044,000 lekë.
Si do të llogaritet tatimi 23% për profesionet e lira me të ardhura vjetore mbi 14 milionë lekë
Kategoria tjetër e bizneseve që përfshihen në të ardhurat vjetore mbi 14 milionë lekë kanë detyrimin e deklarimit të shpenzimeve vjetore pranë administratës tatimore, ndryshe nga fashë e parë që u njihen shpenzime fikse apo të pambajtura në kontabilitet në masën 30%.
Pas zbritjes së shpenzimeve të deklaruara në administratën tatimore fitimi i kësaj kategorie do të tatohet me normën tatimore 23%.
Ligji i ri drejt Kushtetueses, krijon pabarazi mes taksapaguesve
Kontabilistë nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) dhe anëtarë të Dhomës Kombëtare të Avokatëve më herët kanë pohuar se ligji i ri është antiligjor, krijon pabarazi mes tatimpaguesve dhe nxit evazionin.
Të dyja këto shoqata pritet t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e ligjit të ri pas miratimit pas njohjes me listën analitike për profesionet e lira që do të përfshihen në taksimin e ri.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë tha për “Monitor” se kundërshtimet e një ligji që në fillim, i menduar që ai të zbatohet, përbën absurdin më të madh dhe e vë në dyshim vetë ligjin.
“Ne ndajmë të njëjtin qëndrim si qëndrimet objektive të grupeve të interesit. Adresimi sikurse edhe ju thoni në Gjykatën Kushtetuese, nëse do të realizohet, mbi të gjitha tregon besueshmërinë e biznesit te pushteti gjyqësor, i pavarur nga të tjerët.
Grupimet në fjalë janë përfaqësues të shtresës së vyer të profesionistëve shqiptarë. E mira do ishte që t’i kishte dëgjuar qeveria dhe Kuvendi. Por kur gjërat merren me nxitim le t’ia lëmë ftohtësisë së gjyqësorit, besueshmërisë së tij.
Ato kërkojnë thjesht barazi në taksim. Kjo është themelore, që besoj se edhe vetë qeverisë i intereson.
Në situata të ngjashme, edhe më parë kanë dhënë vendime objektive strukturat e gjyqësorit, aq më tepër kur besueshmëria në Gjykatën Kushtetuese është maksimale. Fundja gjithçka që bëhet, i vlen barazisë, qytetarisë në pagimin e taksave, konsolidimit të të ardhurave normale dhe veç normale të buxhetit të shtetit dhe ngushtimit të frymëmarrjes së informalitetit dhe evazionit fiskal”.
Përveç nxitjes së evazionit, projektligji i ri për tatimin e të ardhurave krijon pabarazi tatimore edhe sipas juristëve. Avokati Klodian Gjermeni pohoi më herët se ka shkelje të të drejtave kushtetuese, për shkak të trajtimit të pabarabartë tatimor që u bëhet kategorive të cilat përfshihen në këtë lloj biznesi.
Sipas tij kjo mund të jetë një ndër arsyet e Dhomës së Avokatëve për dërgimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese.
Shqetësim për juristët është edhe nxitja e evazionit apo dhënies së ryshfetit.
“Mendoj se personi fizik, i vetëpunësuar të cilët ofrojnë shërbimi dhe kanë një qarkullim vjetor deri në 10,000,000 lekë, të cilit do t’i zbriten 30% e shpenzimeve të supozuara ose faturat e blerjes të cilat i kanë jo të shpeshta, do t’i çonte këta të fundit në mosdeklarimin e plotë të faturave të shitjes nga ana e tyre, pra do të shikonin mundësinë e përfitimeve financiare nën dorë, kjo për të ulur pagesën e të ardhurave të tatueshme të mbetura pas zbritjes së shpenzimeve.
Por edhe në rastin kur personi fizik do t’i deklaronte tërësisht faturat e shitjes së lëshuara prej tij, normalisht me shtimin e këtij tatimi, ose do të rriste çmimet e shërbimeve të ofruara prej tij, ose do të alternonte mënyrën e pagës (një pjesë me anë të faturës dhe një pjesë nën dorë)”, pohoi ai, duke theksuar që shtimi i çdo tatimi në drejtim të biznesit të vogël në përgjithësi dhe subjekteve të vetëpunësuara në veçanti, do të sillte edhe falimentin e një pjesë të tyre, kjo duke marrë parasysh faktin që një pjesë e kësaj kategorie biznesi nuk ka ushtruar aktivitetin e saj gjatë pandemisë dhe nuk përfitoi asnjë ndihmë ekonomike nga qeveria.
Ai shtoi se vendosja e çdo tatimi mbi të ardhurat e biznesit të vogël dhe të vetëpunësuarve është një hap i nxituar, duke marrë në konsideratë efektet e pandemisë, rritjen e çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë dhe mosfunksionimin eficient të institucioneve gjyqësore.
“Nëse do të vendosej një lloj tatimi, ky duhet të ishte i përcaktuar në bazë të xhiros vjetore të mbetur të personit fizik, pasi të jenë zbritur shpenzimet e supozuara.
Pra, nën një tavan p.sh. prej 5,000,000 lekë të mos kishte asnjë lloj tatimi, dhe mbi këtë shumë të ishte një tatim i përcaktuar në varësi të xhiros vjetore të mbetur të personit fizik, pasi të jenë zbritur shpenzimet e supozuara”, u shpreh më herët z. Gjermeni./CNA
The end of the year marks a time when grocery shopping...
From January 1, 2024, the self-employed and natural pe...
Sot më 30 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92....
The lek has closed the year 2023 in a significant appr...
Mbi 48 për qind e të punësuarve me pagë në vendin tonë...
Today, on December 29, 2023, the US dollar is bought a...
Lending to the economy increased again during November. Ac...
Production deficits and rising costs are increasingly ...
Today, on December 28, 2023, the US dollar is bought a...
Hekurudhat janë mjeti më ekonomik dhe më i lirë i transpor...
According to data from the Bank of Albania, Dutch direct i...
Today, on December 27, 2023, the US dollar is bought at 93...
Today, on December 26, 2023, the US dollar is bought a...
In September of this year, the Parliament of Albania appro...
The growth of the tourism sector has directly transmitted ...
Today, December 25, 2023, the US dollar is bought at 93.3 ...
On the eve of the Christmas and New Year holidays, the con...
Today, December 24, 2023, the US dollar is bought at 9...
Today, December 23, 2023, the US dollar is bought at 93.4 ...
At least 44% of the energy consumed in the country in 2022...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
A massive brawl was recorded on Friday evening in Saranda,...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Millions of Europeans still apply for jobs without knowing...
Following the Covid-19 pandemic, the World Health Organiza...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...