LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rritja e çmimit të energjisë/ Reagon PD: Pse duhet të paguajmë me shtrenjtë se vetë ukrainasit?

2022-10-28 11:30:00, Ekonomi CNA

Rritja e çmimit të energjisë/ Reagon PD: Pse duhet të

Pas njoftimit të Entit të Rregullator të Energjisë për rritjen e çmimit për ata q ëkalojnë fashën e 800 KË, ka ardhur reagimi nga PD.

Selia blu nëpërmjet Edi Palokës ka shtruar pyetjen se pse duhet të paguajmë më shtrenjtë se ata që e kanë të lidhur burimin e energjisë me gazin rus.

Sipas Palokës, Shqipëria sot prodhon vetëm nga hidrocentralet, gjithë energjinë e nevojshme për vete.

“Strategjia e Berishës për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël dhe kthimin e Shqipërisë në një eksportuese të energjisë, ka sjellë deri tani këtë rezultat: ne e prodhojmë vetë gjithë energjinë për të cilën kemi nevojë.

Po atëherë pse duhet të paguajmë edhe më shtrenjtë se të tjerët ?! Pse duhet të paguajmë më shtrenjtë se ata që e kanë të lidhur burimin e energjisë me gazin rus? Pse duhet të paguajmë me shtrenjtë se vetë ukrainasit ?!

Rama me gojën e tij është mburrur pak javë më parë se Shqipëria nuk varet nga gazi rus dhe kjo është nga pak të vërtetat që ai thotë.

Po pse atëherë duhet të paguajmë më shtrenjtë?

Përgjigjja është e thjeshtë dhe e qartë: paguajmë sepse këta duhet të vjedhin, paguajmë për luksin e Ramës dhe qelbësirave si ai!”,shkruan Paloka./CNA.al

Lajmet e fundit nga