LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrezikohen përmbytje nga hapja e portave të HEC-eve?/ Flet drejtori i KESH-it

2022-09-27 10:53:00, Ekonomi CNA

Rrezikohen përmbytje nga hapja e portave të HEC-eve?/ Flet drejtori i

Drejtori i Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Ergys Verdho, deklaroi se menaxhimi i bërë 4 ditë më parë në basenin e Komanit dhe Vaut të Dejës, bëri të mundur që mos të kishte shkarkime në kaskada, të cilat mund të sillnin përmbytje.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Verdho u shpreh se skenari më i keq që ishte parashikuar, ishte nëse prurjet do të kalonin mbi 2000m3/s, por diçka e tillë nuk ndodhi.

“Menaxhimi që është bërë 4 ditë më parë, duke ulur nivelin e basenit të Komanit dhe Vaut të Dejës, është pikërisht për faktin që mos të kemi probleme me shkarkimet. Në skenarët që ne prodhuam ditën e djeshme, nëse prurjet do kalonin mbi 2000m3/s, do detyroheshim të shkarkonim nga Komani në Vaun e Dejës. Ky ishte skenari më i keq që ndodhte në parashikimin e motit.

Prurjet nuk arritën më shumë se 1360m3/s. Zakonisht, sfidat në këtë drejtim janë të orëve të natës, ku konsumi është shumë i vogël dhe prodhimi është shumë i pakët. Ky është i vetmi problem që kemi në menaxhimin e prurjeve të mëdha në liqenin e Komanit”, theksoi ai./Euronews

Lajmet e fundit nga