Protests in front of the Parliament/ Rama: The black feathers have remained, the heart has migrated with the flamingos
Prime Minister Edi Rama has spoken about the protests in f...
Prime Minister Edi Rama has spoken about the protests in f...

Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e reja të karburanteve në vend.
Nafta do të shitet me 223 lekë. Benzina do të shitet me 194 lekë për litër, ndërsa gazi me 78 lekë.
Vendimet e Bordit të Transparencës janë si rezultat i lëvizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran, ku rritja e gazoilit vjen për shkak të rritjes së dy faktoreve:
1. bursa +31 usd ton nga data 15 Shtator.
2. kursi dollarit nga 117.2 $ në afërsisht 120 $.
Ndërsa për benzinën është ulur bursa me 26$/ton, por është rritur kursi i këmbimit të dollarin me 3 lekë.
Bordi i Transparencës njofton se për benzinë ulja e bursës kompensohet me rritjen e kursit prandaj nuk ka lëvizje çmimi.
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 223 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 211 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 24 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që ne krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.
Ministria e Financës ndjen detyrimin të sqaroj opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.
Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ.
Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.
Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetem me ndryshimet në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.
Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
Situata që po kalojmë nuk është zakontë, ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigjje e zhvillimeve të ekonomisë vendase, por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë./ B.A. – CNA.al
Euro nuk e ndal rënien. Në të njëjtën linjë shfaqet edhe P...
The Energy Regulatory Body has approved in today's mee...
Today, the Energy Regulatory Authority met, where the ...
All foreign currencies today have marked a decline in the ...
Meanwhile, the costs of energy prices for the next year ma...
The increase in prices seems to have directly affected the...
The US dollar today has registered a slight increase, whil...
Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Monetar Ndër...
Lili was celebrating her birthday when she realized she ha...
Franga zviceriane këmbehet në kuota më të larta se monedha...
300 million euros was the value of goods that Albania ...
Dollari amerikan dhe Euro thuajse shiten dhe blihen në kuo...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 116 l...
The construction sector is suffering the consequences of t...
The government does not expect the price of electricity to...
The US dollar ends this week with a drastic drop. Even the...
The increase in the price of energy has been one of the pr...
Bukë, panine, ëmbëlsira dhe biskota – „Ne jemi një kompani...
Dollari amerikan ndodhet në ditët më të këqija në tregun v...
The decisions of the Transparency Board on September 1...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details from the operation being carried out in Fier t...
The 17-year-old, who was seriously injured yesterday after...
RENEA is headed towards Roskovec after the murder that occ...
A serious incident occurred in Fier where citizen RB, 35 y...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...