Shkodra traffic police officer hit with hard objects
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...

Borxhet që ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve kanë ndaj kompanisë së energjisë OSHEE duket se rezultojnë në vlera të ndryshme në institucione të ndryshme që marrin raportimet.
Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbuloi se vlerat që disponon Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve dhe OSHEE ishin të ndryshme. Auditimi citon se nga raporti “Mbi zbatimin e buxhetit vjetor, situatës makroekonomike dhe fiskale gjatë vitit 2022” mungon raportimi mbi të dhënat financiare të ndërmarrjeve të këtij sektori.
“Sipas këtij raporti, për periudhën deri në dhjetor 2022, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) raporton se detyrimet e akumuluara të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve rezultojnë të jenë në vlerën 14.01 miliardë lekë (pa kamata), ku pjesën më të madhe të detyrimit e zë ndërmarrja e UK Sh.a Durrës me 4.93 miliardë lekë detyrime. Kjo e dhënë nuk rakordon me raportimin me tabelën nr. 14 të faqes 50 të këtij raporti, ku detyrimet e ndërmarrjeve UK ndaj OSHEE rezultojnë të raportuara 25.35 miliard”, thuhet në raport.
Sipas KLSH krahasuar me raportimet e vitit 2021 rezulton se referuar raportit “Mbi zbatimin e buxhetit vjetor, situatës makroekonomike dhe fiskale gjatë vitit 2021” për periudhën deri në dhjetor 2021, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) pas rakordimit të të dhënave me OSHEE Group Sh.a, raporton se detyrimet e akumuluara të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve rezultojnë të jenë në vlerën 21.9 miliardë lekë, ku vetëm ndërmarrja e UK sh.a Durrës ka 6.71 miliardë lekë të këtyre detyrimeve.
“Për sa më sipër të dhënat e raportuara për fundin e vitit 2021, nuk rakordojnë me të dhënat e fillimit të vitit 2022 dhe si rrjedhojë as me raportimin e dhjetor 2022. Sipas sqarimeve të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë raportimet kanë diferenca për arsyen se në vitin 2021 janë përllogaritur së bashku me kamatat. Paraqitja e detyrimeve të këtij sektori për vitin 2022 pa kamata ka nënvlerësuar këtë të fundit” thuhet në raport.
Audituesit nënvizojnë se Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë dështuar në zbatimin e dy urdhrave të përbashkët të viteve 2020 dhe 2021 “Për miratimin e planit të masave të reduktimit të detyrimeve të prapambetura në sektorin e energjisë elektrike”, pasi detyrimet janë shtuar me 17 % në vitin 2022.
Po ashtu, sipas KLSH nuk kanë qenë rezultative as intensifikimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi me institucionet dhe aktorët kryesorë të fushës: ndërmarrjet Ujësjellës –Kanalizimeve me MIE, si dhe me ndërmarrjet e sektorit të energjisë./Monitor
The call center sector continues to be in great diffic...
The development of public investment tenders without prior...
Today, December 19, 2023, the US dollar is bought at 94.1 ...
The Municipality of Tirana's waste management costs in 202...
Exports continued their downward trend in November by ...
Without starting its implementation yet, the government ha...
Today, December 18, 2023, the US dollar is bought at 94.3 ...
Oil prices in the country have decreased by about 10 lek p...
After the departure of tourists, shopping for grocery bask...
Debts, the mountain of debts, the burden of debts - in man...
Today, December 17, 2023, the US dollar is bought at 94.4 ...
The progress of the indicators that are monitored with...
Today, December 16, 2023, the US dollar is bought at 93.8 ...
The project for the transformation of the entrance of ...
Since the Territorial Reform of 2015, the local government...
Today, December 15, 2023, the US dollar is bought at 9...
Tabelat e buxhetit faktik të vitit 2022, të cilat janë mir...
Eurostat data show that the value of remittances that ...
The affair of the incinerators with 178 million euros ...
Eurostat data show that the value of remittances that ente...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
New details have emerged regarding the accident that occur...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...