The journalist's job is to publish secrets, not to keep them
If the police, the prosecution and the court would tre...

Ka dalë një tezë e re, mund të quhet ndoshta e ripërsëritur, pasi është hedhur në publik për diskutim, por dhe në parlament deputetët duan që të hiqen nga qarkullimi filmat e prodhuar në kohën e diktaturës, të cilët kanë të bëjnë me propagandën për komunistët e kohës.
Në fakt, kjo duket një çmenduri e radhës e ripërsëritur dhe fyese, sepse nuk mundet që të ngrihet një parti politike apo të krijohet një kauzë, duke shkatërruar një arkivë 50-vjeçare, gjysëm shekullore.
Po është e vërtetë filmat e kohës kanë propagandë, por ajo ka një zgjidhje tjetër. Zgjidhja është duke vendosur titra në fillim të filmave, në mes apo në fund duke theksuar që këto janë filma që i kanë shërbyer propagandës, por kurrsesi duke i censuruar. Asgjë nuk zgjidh censura.
Së pari ne kemi me dhjetra ikona të ekranit si: Naim Frashëri, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Timo Flloko, Ndriçim Xhepa, Xhevdet Ferri, Reshat Arbana, e dhjetra e dhjetra të tjerë, të cilët kanë luajtur role, kanë spikatur në pozicione.
Figura me ngarkesa politike në funksion të propagandës së kohës, ashtu siç ishte koha.
Këta emra që përmendëm e shumë të tjerë, me dhjetra, me qindra, janë ikonat e skenës shqiptare, ikonat e kinematografisë shqiptare, të cilët janë të vlerësuar nga qytetarët, janë vlerësuar nga publiku për mënyrën si aktronin, për rolet e tyre, për vlerat që kanë në film dhe janë vlerësuar edhe ndërkombëtarisht.
Tani këta ikona dhe këta njerëz me kaq shumë vlera artistike dhe intelektuale, sipas një aksioni politik do të quhen produktet e tyre të pavlera, filmat e kohës propagandë dhe në finale na ngelen disa aktorë pa filma.
Pra Shqipëria do të jetë nga të vetmet vende në botë që ka aktorë të shkëlqyer, të vlerësuar por që s’kanë asnjë film, sepse filmat janë luajtur dikur. Kjo është një çmenduri!
Më tej, mund të themi se po luhet me propagandën, për filmat e atëhershëm, kur në fakt në Partinë Demokratike, tek PS-ja, tek LSI-ja e kudo, ka plot ish-bashkëpunëtorë sigurimi, ish-sekretarë partishë, komunistë, njerëz të partisë së kohës të ndryshuar, me të cilët prej 30-vjetësh bashkëjetohet.
Dhe u gjend të zgjidhet çështja e dekomunistizimit a propagandës së komunizmit dje, duke hequr filmat e para viteve 90’. Një çmenduri tjetër kjo!
Të rinjtë dhe propaganda e sotme, janë totalisht indiferentë ndaj filmave të së shkuarës, jo për shkak të cilësisë së tyre, pasi duket është një brez tjetër ai që i pëlqen.
Por edhe ai që i shikon sot, e di shumë mirë se çfarë është ajo propagandë. Por shumë filma që janë me historinë e luftës kanë deformime patjetër, kanë akuza të pavërteta ndaj Ballit, kanë teprime ndaj partizanëve, ka teprime ndaj sjelljes së qytetarëve, ka deformime të historisë, pa asnjë diskutim.

Por, kjo zgjidhet duke vendosur titra gjatë filmit, ose gjatë sekuencave, ose në hyrje dhe ne mbyllje të filmit, duke theksuar që ky është një film që i ka shërbyer propagandës të diktaturës dje, dhe asgjë më tepër se kaq.
Sepse në fakt shumë prej tyre që përdornin partinë, brenda kishin një frymë nacionaliste të fortë dhe një atdhedashuri të madhe përtej pjesës se si keqpërdoreshin kundërshtarët e regjimit, apo akuzoheshin për ato që kishin ndodhur.

Ka shumë filma që fyejnë dhe akuzojnë, kanë të pavërteta historike patjetër. Këto mund të theksohen në titra, mund të ketë ndërhyrje, por kurrsesi, jo duke i censuruar dhe bllokuar filmat, por duke gjetur një mënyrë tjetër, duke iu treguar njerëzve që këto filma i shërbejnë propagandës.
Dhe më e mira se sa të mbyllim arkivën e ish-Kinostudios “Shqipëria e Re” dhe të shkatërrojmë, një vepër epokale me qindra e mijëra filma dhe vepra, e dokumentare të kohës së djeshme, do të ishte mirë të reformonim historinë. Dhe të rinjve në shkolla tu mësohet historia me faktet e vërteta të saj, me provat e vërteta të saj.

T’i jepet luftës ajo që i takon luftës, t’i jepet Ballit, ajo që i takon Ballit. T’i jepet propagandës së kohës, ajo që i takon propagandës së kohës.
Asaj të sotmes t’i jepet po sërish ajo që i takon. Pra politika përpara se të mbyllë një dritare të madhe, ku një horizont i pafundëm filmash, veprash kulturore dhe arti, shfaqet e prodhuar në një kohë “të zezë”, do të ishte mirë, të ulej dhe t’i jepte Shqipërisë historinë e duhur, që të rinjtë të mësojnë historinë e duhur, që njerëzit të kenë historinë dhe faktet e tyre.

Ashtu sikundër ndodhi edhe së fundmi, propaganda dje thoshte se floririn e kishte marrë Mbreti Zog, në fakt historia doli se floririn e kishin marrë gjermanët, e kështu me radhë.
Prandaj propaganda e filmave të djeshëm nuk bën asgjë, por mjafton thjeshtë dhe vetëm të vendoset një balancë, dhe për të zgjidhur të vërtetën e djeshme duhet të shkruajmë historinë e sotme.
Duhet të shkruajmë historinë sot, dhe jo të ngelemi peng për të shkatërruar vepra kulturore dhe arti, filma të cilët përtej propagandës kanë role, aktorë gjigandë, role të mbrekullueshme dhe një punë kolosale, e cila nuk ka vlerë financiare që e mat sot për kohën, pasi ndoshta shumë prej tyre është e pamundur më, që të prodhohen ashtu siç janë prodhuar dje./CNA.al
If the police, the prosecution and the court would tre...
LSI and Ilir Meta, formerly Monika Kryemadhi, have tak...
I could use any epithet for Lulzim Basha as a politician, ...
Lulzim Basha has returned to the political market agai...
"BBC" has released a report about the financing made by Ru...
It is happening day after day, it may be unbelievable, but...
They do not have their Odes, their exploits, their horrors...
Sinan Idrizi, që thuhet se është mik i Edi Ramës dhe siç k...
Anonymous members of the opposition drowned in Irfan Hysen...
Pas zbatimit të ligjit nga INUK për prishjen e disa pi...
Yesterday morning, IKMT officers went to enforce the law a...
This morning IKMT went to enforce the law. After a long ti...
Yesterday, the general director of the police, Gladis Nano...
The Rama government has started an initiative that initial...
Largimi i Gledis Nanos nga drejtimi i Policisë së shtetit ...
In a media appearance today, Ilir Meta, once called Il...
Ilir Meta is known for his dances, spectacular trampol...
In 30 years of political career, he came from the Yout...
I am sorry (and I don't like it at all) that for a cen...
For several weeks, some of the main media in the country, ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...