
He did not become part of any coalition/ Agron Duka explains why he will compete alone in the elections
The chairman of the Agrarian Environmentalist Party, Agron...
The chairman of the Agrarian Environmentalist Party, Agron...
Prej disa muajsh emisioni ?Stop? transmeton problemet e panumërta me spitalin ?Sante Plus?, që për pak i mori jetën një gruaje, që shkoi të rimodelonte barkun. Një komision i ngritur në Ministrinë e Shëndetësisë, reagoi duke i pezulluar licencën spitalit në fjalë, duke ia përcjellë vendimin edhe Inspektoratit dhe QKL-së, ku statusi i këtij subjekti është pezulluar në 9 Nëntor 2022. ?Stop? shkoi në spitalin ?Sante Plus?, ku gjeti personel. Administratorja tha se nuk i ka shkuar vendimi i pezullimit.
Geriana Arapi: Dil, se do thërras policinë! Dil përjashta! Beni, të lutem!
Gazetarja: Sot është pezulluar licenca e këtij aktiviteti. Pse jeni të hapur?
Geriana Arapi: Nuk besoj, se duhet të marr këtë informacion nga ty.
Gazetarja: Ju ka ardhur informacioni sepse po vij nga Ministria e Shëndetësisë. Nuk po vij nga kafja.
Geriana Arapi: Po vij nga Ministria e Shëndetësisë, jo nga ndonjë kafe. Ju ka ardhur!
Gazetarja: Ju ka ardhur pra, këtë po ju them.
Geriana Arapi: Kur të më vijë, hajde të jap prononcim!
Gazetarja: Zonjushë ju ka ardhur njoftimi!
Geriana Arapi: Domenika të lutem largohu!
Pasi ?Stop? vuri në dijeni ?Sante Plus? dera e spitalit u mbyll. Nga ana tjetër në 14 Nëntor u zhvillua një ballafaqim mes mjekut turk dhe qytetares tek Urdhri i Mjekut. Kirurgu turk Murat Akbaba mohoi të kishte bërë ai ndërhyrjen, që për pak i mori jetën zonjës. Ekziston një video e sallës së operacionit, ku duket një tjetër kirurg turk, Serkan Aslan.
Gazetarja: Ju jeni Murat Akbaba?
Murat Akbaba: Po unë jam Murat Akbaba. Më 23 Prill operacioni u krye nga një kirurg, që ?Sante Plus? e kishte sjellë nga Turqia. 2 ditë pas operacionit, infermierët më kërkuan, duke më thënë, që një paciente kishte probleme. Ju thashë të flasin me kirurgun, që ka bërë operacionin, por më thanë, që nuk është. Ai ishte larguar nga Shqipëria. Pas 2-3 ditësh erdhën sërish tek unë dhe më thanë, që pacientja po përkeqësohet. Fola me Serkanin dhe i shpjegova situatën, por bëri disa rekomandime nga telefoni.
Gazetarja: Si e mbroni veten, pasi emri juaj është në dokumente?
Murat Akbaba: Por nuk ka firmë timen, do ju tregoj videon e operacionit të zonjës, ja ku është doktor Serkan. Pas pak javësh unë dhashë dorëheqjen sepse nuk ishte një spital serioz, por amator. Shumë doktorë vinin dhe iknin, pacientët i linin me probleme. Zonja më ka parë mua pas operacionit, sepse gjendesha aty dhe falë lëvizjeve, që kërkova të bëheshin ajo është gjallë sot.
Edhe vetë zonja që ka udhëtuar drejt Shqipërisë për këtë ballafaqim thotë se nuk e njeh kirurgun që po e operonte, pasi nuk ishte konsultuar me të para ndërhyrjes.
Gazetarja: Përpara se të futeshe në operacion ke takuar ndonjë mjek të huaj?
Denoncuesja: Jo nuk më kanë dhënë asnjë mjek. Më kanë futur në sallë, më kanë futur në narkozë dhe kanë punuar sikur u ka dashur qejfi.
Gazetarja: Kemi edhe këtë videon këtu. A jeni ju kjo këtu?
Gazetarja: Para operacionit nuk keni bërë një konsultë me kirurgun?
Denoncuesja: Jo, jo, jo në mënyrë absolute. Vetëm me drejtoreshën.
Gazetarja: Mos është kjo personi?
Gazetarja: Me këtë person i ke bërë konsultat përpara operacionit?
Denoncuesja: Gjithçka, gjithçka. Nuk kam parë doktor me sy. Pas operimit kam parë doktor Muratin. Njëherë fliste turqisht dhe një herë fliste anglisht sepse stafi nuk dinte asnjë fjalë të përkthente.
Gazetarja: Sot si paraqitet gjendja juaj?
Denoncuesja: Shumë e rëndë. Si psikologjikisht dhe fizikisht. Nga këtu më dhemb, shikoje. Duket qartësisht si është fryrë këtu.
Gazetarja: Ju kanë lënë pa kërthizë?
Po kështu doktor Mihali i anestezisë pretendon, se ka qenë në sallën e operacionit, por zonja shprehet, se anestezinë ia ka bërë një mjek i quajtur Igli.
Gazetarja: A ka qenë, anestezisti gjatë gjithë operacionit në sallë?
Gazetarja: Po kush është një Igli që i ka qëndruar tek koka gjatë kohës së operacionit zonjës?
Urdhri i Mjekut: Murati ka qenë pjesë e stafit, që a bërë ndërhyrjen që pretendohet nga pacientja për këtë abdomino plastikën.
Doktori: Atje vijnë shumë mjekë, dhe nuk i mbaj mend të gjithë. Ka mundësi dhe ai mund të ketë qenë dhe se kanë.
Gazetarja: Situata rëndohet pasi Murat Akbaba ka qenë i vetmi mjek turk i deklaruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve nga ?Sante Plus?. Serkan Aslan është pa licencë dhe i padeklaruar.
Denoncuesja: Ka qenë një çun i dobët dhe i hollë, nuk ka qenë doktori fare, nuk e kam parë asnjëherë përpara. Nuk e njoh doktorin përpara.
Mosregjjistrimin e Aslan-it e konfirmon edhe Urdhri i Mjekut. Por ata kërkojnë ta verifikojnë këtë nga Turqia dhe nuk shkojnë dot deri në spitalin ?Sante Plus? për të vërtetuar gjithçka.
Një doktor turk, ish-punonjës i ?Sante Plus?, u vetëofrua të jepte dëshminë e tij, pas publikimit të rastit në ?Stop?. Ai thotë se u largua nga puna, pasi spitali në fjalë nuk plotësonte asnjë standard.
Gazetarja: Ke qenë kirurg në spitalin ?Sante?, prej sa kohësh?
Gazetarja: Çfarë ndodhi, që u larguat?
Doktori turk: Ka shumë parregullsi, paaftësi. Mangësi në pajisje dhe staf. Nuk ka mjek specialist, që të ekzaminojë pacientin para operacionit dhe pas për parametrat dhe situatën që ndodhet. Infermierët nuk kanë eksperiencë. Të gjitha këto bëjnë që operacionet të mos japin rezultate dhe të mos kryhen sipas parametrave. Mungon kujdesi post operacion për pacientet. Kjo sillte një rrezik të madh për mua si kirurg, të bëja operacionin, pasi pacienti nuk ekzaminohej siç duhej përpara. Këto probleme nuk morën zgjidhje dhe u largova. I thua shefit, që janë këto probleme, por atij nuk i intereson që t?i zgjidhë.
Gazetarja: Kush ishte shefi juaj?
Doktori turk: Bilal Kara! Kishte raste, që duhej, që pacienti të dërgohej në kujdes intensiv, që mungon, apo na duheshin pajisje të veçanta për ndërhyrje dhe këto mungonin. Personalisht i kam dërguar pacientët në spitale të tjera, për shkak të mangësive, në mënyrë që të shpëtonin. Nuk ka mjekë të specialiteteve, vetëm anestezist dhe kardiolog ndonjëherë, që vjen nga jashtë dhe ky është një risk i madh për kirurgun.
Drejtoria e Tatimeve nuk ka dhënë ende shpjegime për evazionin e spitalit ?Sante Plus?, që ka deklaruar emra mjekësh që nuk punonin aty.
?Mesa duket në përgjigjen e ardhur çdo gjë ka shkuar shumë mirë në inspektim, janë gjetur bilancet, faturat, kontratat, janë gjetur gjithashtu çmimet e shërbimeve që ofron ky spital, etj., etj. Në shtator të vitit 2022 ky spital ka deklaruar 39 punonjës, ku 7 prej tyre janë mjekë, 15 infermierë dhe pjesa e mbetur sanitarë dhe recepsionistë. Nuk më dalin llogaritë pasi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve janë deklaruar vetëm 7 punonjës specialistë ndërsa në ISHSH, jo pak, por 19 kontrata mjekësh të specialiteteve të ndryshme. Në përfundim të kësaj në të gjitha këto kontrata nuk ka qoftë një kontratë të një mjeku të huaj, pavarësisht se publiciteti në rrjetet sociale bëhet që operacioni kryhet nga mjekët më të mirë të Turqisë. Referuar edhe dëshmive, burimeve për emisionin ?Stop? këto kontrata të gjitha janë fiktive dhe ajo që bën ?Sante? është mashtrim ndaj institucioneve shtetërore sepse në këtë spital ka mungesë të theksuar të mjekëve specialistë dhe pasojat i vuajnë qytetarët?, tha gazetarja. /tvklan.al
Kukës Municipality together with the National Housing ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës ndryshimet e pr...
Fatma Banka tells the investigative show "Stop" that s...
In the middle of June, the investigative show "Stop" o...
Rina Qyra (Hajrie) is a debtor since she could not repay a...
Gëzim Ndou nga Puka tregon se djali i tij ka ndjekur për 4...
Shkolla 9-vjeçare e fshatit Barç të Skraparit është e kyçu...
Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për 11 urdhër-arre...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës abuzimet me fond...
On August 6, 2022, 71-year-old Milkë Kroza was killed ...
Ai tha se ka jetuar për vite me radhë në Itali dhe prej 7 ...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, while warn...
Former MP Myslim Murrizi has denounced a police chief ...
Sipas nenit 21 për kriteret e pranimit në Gardën e Republi...
A citizen, who wishes to remain anonymous, tells us that a...
Monika Kryemadhi, MP of PL, in a statement to the media, r...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar një konflikt pronësie...
Disa punonjës të policisë së burgjeve, kanë hapur agjenci ...
Gjendja është po e njëjtë edhe sot pas 81 vitesh nga 8 nën...
Në 7 Shtator “Stop” solli historinë e një zonje, që iu dre...
The candidate of the Democratic Party, Igli Cara, has deno...
Two employees of the Ministry of Finance have rebuilt the ...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka bërë një denoncim lidh...
But one of the criteria was that these candidates should b...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
In 5 years, they have been investigated by the first level...
Another judge is stuck in the "sieve" of the vetting. Duri...
The head of the High Council of Prosecution, Alfred Balla,...
Disa të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë regji...
The police of Korça have hit another case of smuggling of ...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur p...
The criminalistics expert, Ervin Karamuço, has shown a...
Në Sfidën e Kodimit të organizuar nga Këshilli Britanik, p...
Për fundjavën që presim përpara, vendi ynë do të vijoj...
The Minister of Health, Ogerta Manastirliu, has announ...
Today our country will continue to be affected by stab...
European Union leaders on Friday downplayed the risk of a ...
China's partnership with Russia has limits and Europe shou...
Vendet e QUINT-it (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britan...
The US Treasury Department's (US) Office of Foreign Assets...
The announcement of the Vjosa National Park is opening new...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
The prestigious American magazine "Time" has dedicated an ...
Today, the Vjosa River in Albania, one of the last wild ri...
According to data from the World Bank, immigrants in 2...
Today, March 24, 2023, the US dollar is bought at 104....
The Transparency Board changed fuel prices again today...
The governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, spoke abo...