LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policët e Mjekësisë Ligjore “në biznesin e vdekjes”/ Pronarë të agjencive funerale dhe sekserë

2022-11-09 22:32:53, Denoncim CNA

Policët e Mjekësisë Ligjore “në biznesin e

Disa punonjës të policisë së burgjeve, kanë hapur agjenci funerale, ndërkohë të tjerë kryejnë edhe rolin e sekserëve me të ashtuquajturin “biznes me vdekjen”.

Kamera e Fiks Fare faktoi me zë dhe figurë këtë fenomen. Gazetarët kërkojnë informacion një punonjësi të policisë tek morgu, se cila është proceduara që kryhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore me njerëzit që ndërron jetë në spital.

Gjatë bisedës polici i këtij institucioni, pasi i tregon proceduarat ligjore, i ka ofruar gazetares  një kartëvizitë të një agjencie funerale.  Ai i thotë të lidhet me agjentin funerale “ Doçi”, pasi të tjerët që rrinë përreth morgut janë sekser dhe matrapazë .

Gazetarja e Fiksit telefonon agjencinë  që i dha polici në telefon, pronari i saj i ka afruar të gjitha shërbimet, si arkivol, veshmbathje dhe transportin e trupit pa jetë deri në banesën e fundit. Pronari i agjencisë është shprehur se merret me të gjitha madje edhe me marrjen e skedës vdekjes, këtë do e bënte duke ndërhyrë  tek mjekët.

Në momentin që gazetarja i ka kërkuar pronarit të agjencisë vendin ku ndodhet agjencia funerale për t’i parë nga afër çfarë do zgjidhte për kufomën, pronari i agjencisë i ka dalë përpara me ambulancë për t’i hapur rrugën me sirena ndezuar për të mos e vonuar atë.

Pas mbërritjes së gazetares në ambientet e  agjencisë së funeralit, pronari i ka afruar të gjithë shërbimet, ndërsa është shprehur se punonjësit të policisë që i ka dhënë numrin dhe e ka lidhur me të, do ja jepte ai kafen dhe nuk kishte përse gazetarja të paguante atë.

Ndërsa rasti i dytë është një tjetër punonjës i policisë së burgjeve, i cili është Veli Hoxha. Ai është edhe shef për punonjësit e policisë së burgjeve që merren me ruajtjen e objekteve. Ndërsa Hoxha ndodhej në vendrojen e Institutit të Mjekësisë ligjore, gazetari i Fiks Fare ka kontaktuar me të, duke i kërkuar se ku mundet të gjente një agjenci funerali afër, pasi i kishte ndërruar jetë vjehrri i tij. Fillimisht Hoxha është kujdesur për të marrë të dhënat se nga ishte gazetari, për të bërë lidhjet me njerëzite tij.  Pas marrjes së të dhënave Hoxha, i ka afruar një kartëvizitë gazetarit të një agjencie funerale “ Landi”, ku sipas tij duhej ta merrte në telefon. Ndërsa e ka porositur që të mos bjerë pre e sekserëve, pasi ata ishin afër Institutit të Mjekësisë Ligjore. Madje Hoxha është kujdesur duke e urdhëruar gazetarin që mos ta shohin kur i ka dhënë kartëvizitën gazetarit. Menjëherë gazetarët e Fiks Fare kanë marrë në telefon agjencinë që punonjësi i policisë së burgjeve u ka dhënë numrin. Gjatë bisedës pronari i agjencisë është shprehur se e kishte marrë punonjësi i policisë Veli Hoxha për rastin dhe se ai mundet të afronte të gjithë shërbimet që nga arkivoli, transporti dhe veshjet për viktimën, por pa treguar vendndodhjen e agjencisë.

Pas dy ditësh gazetarët kanë kanë gjetur vendndodhjen  e agjencisë funerale “Landi”, por që në këtë rast në hyrje mbante tjetër emër.

Në bisedë e sipër pronari i kësaj agjencie u ka dhënë gazetarëve të njëjtën kartëvizitë me numrat e telefonit që u kishte dhënë polici Veli Hoxha.  Gjatë  bisedës pronari ka treguar se polici Veli Hoxha është bashkëpronar i agjencisë funerale dhe numri i parë i telefonit është i tij, ndërsa i dyti është numri i policit. Sipas pronarit të agjencisë polici Veli Hoxha është shefi që vendos rojet tek Ministria e Drejtësisë dhe objekteve të cilat mbulohen nga ana e Policisë së Burgjeve./ tch

Lajmet e fundit nga