
Rrjeti që ka marrë para nga inceneratorët, nga afera më e madhe e korrupsionit deri më tani, është shtrirë në të gjithë vendin.
Pjesë e këtij rrjeti është edhe drejtori i Ujësjellësit të Korçës, Petrit Tare.
Kjo histori ka filluar me Ujësjellësin e Korçës me disa kontrata të lidhura, për “Financimin dhe Instalimin e një sistemi elektronik për matësit e ujit” nga Klodian Zoto dhe kompania e tij, “ITS”, me vlerë gati 6 milionë dollarë.

Gjithçka ka ndodhur në vitin 2014, sipas një auditimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka zbuluar se ka pasur procedura të parregullta për financimin dhe instalimin e matësve.
KLSH ka dënuar me gati 10 milionë lekë të vjetër administratorin e kompanisë, titullarin e autoritetit, Petrit Tare.

Në janar 2014, KLSH kallëzoi në prokurori edhe ish-drejtorin e Ujësjellësit të Korçës, Petrit Tare, për shpërdorim detyre në lidhjen e marrëveshjes me “Integrated Technology Services”, por çështja u fashit.
Ajo që mbeti ishte se Klodian Zoto mori 6 milionë dollarë nga taksat e qytetarëve të Korçës, për matës inteligjentë.
Pas pesë vitesh, pasi u gjetën shkelje nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe pasi Petrit Tare u dërgua në prokurori, edhe pse kjo e fundit mbylli sytë, ka ndodhur sërish e njëjta histori.
Në vitin 2019, Klodian Zoto, sërish ka lidhur kontrata me Ujësjellësin e Korçës.
Me 24 prill 2019, Klodian Zoto ka marrë tenderin për blerje baterish për matësit elektronikë të ujit me vlerë 1 500 000 lekë.
Kjo kontratë do të zbatohej për 30 ditë dhe për 2 000 copë bateri ka marrë 1 500 000 lekë.

Disa muaj më pas, në shtator të 2019-ës, Klodian Zoto ka marrë një tjetër tender nga Ujësjellësi i Korçës.
Me 28.08.2019, ai ka firmosur kontratën për furnizimin dhe instalimin e sistemit automatik të matjes së ujit të pijshëm në fshatin Mborje, me vlerë 12,841,605.00 lekë.
Për 70 ditë që ishte parashikuar të zgjaste kontrata, Klodian Zoto ka marrë 12,841,605.00 lekë nga qytetarët taksapagues me bekimin e Petrit Tares, të cilit ia ka kthyer nderin në vitin 2021, sipas skemës që zbardhi pak ditë më parë CNA.al.

Nuk mbarojnë këtu kontratat fitimprurëse për Klodian Zoton nga Ujësjellësi i Korçës.
Një muaj më parë, në tetor të vitit 2019, Klodian Zoto ka marrë tender për blerje të matësve elektronikë po nga Ujësjellësi i Korçës.
Vlera e kësaj kontrate për dy muaj punë është 8 881 640 00 lekë.

Tri kontrata nga muaji prill deri në tetor i janë dhënë Klodian Zotos së inceneratorëve me vlerë 23 223 245 00 lekë.
Dhe pas dy vitesh Zoto ia ka kthyer nderin Petrit Tares së Ujësjellësit të Korçës.
Së fundmi, CNA.al ka zbardhur skemën se si Petrit Tare ka marrë para nga “Integrated Energy”, kompania e inceneratorit të Tiranë, me pronar Klodian Zoton.
Nëpërmjet një kompanie “B by DC”, që fillimisht e kishte bashkëshortja e tij, ish-gjyqtarja e shkarkuar tashmë nga Vettingu, Entela Prifti, e cila më pas ia ka shitur djalit të saj, rezulon të ketë marrë miliona lekë nga inceneratorët.
Sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al nga tetori i vitit 2021 kompania e djalit të Petrit Tares, për një periudhë disamujore ka marrë 73 millionë lekë nga “Integrated Energy”, e Klodian Zotos./CNA.al
Në Qershor 2022, emisioni Stop në Tv Klan trajtoi prob...
Një qytetar në Dibër është ankuar pranë emisionit Stop në ...
Banorë të fshatit Orizaj, të Njësisë Administrative Otllak...
Një 75-vjeçar nga Librazhdi u ankua në redaksinë e Fiks Fa...
24-vjecarja nga Sukthi i Durrësit, Marinela Zani disa ...
Residents of the area at the bend of Kamza complain to the...
The Fiks Fare show brings a case of abuse in Karavasta...
Në Kosovë nisur të zbatohet vendimi i Qeverisë për targat ...
Fiks Fare denounced on Monday evening the degradation ...
The payment schemes from the incinerator companies als...
Operation "Knock Down 1", a routine police work, has been ...
Emisioni “Review” në Euronews Albania ka siguruar doku...
This is support for wheat cultivation for the new planting...
The program "Stop" was this Friday in Tirana, where a lady...
Në Rrugën e burgut në Durrës dritat rrinë ndezur gjatë dit...
Pedagogu i Gazetarisë, Ervin Goci, ka ngritur akuza nd...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të enjte rastin e dy grave të...
Dy zonja janë drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” dhe...
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një video ku ...
Fiks Fare denounced on Thursday evening a scandal with...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Pope Leo XIV arrived in Madrid this Saturday, where he beg...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...