web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali, pacientja me Alzheimer nxirret normale nga mjeku pa teste dhe ekzaminim

2026-04-10 21:18:00, Denoncim CNA

Skandali, pacientja me Alzheimer nxirret normale nga mjeku pa teste dhe

Rasti i sotëm na çon në Elbasan dhe ka në qendër pacienten Feride Hysa, e cila prej tre vitesh vuan nga Demenca, konkretisht Sëmundja e Alzheimerit.

Ajo ka qenë më parë përfituese e KEMP-it, pasi ishte vlerësuar nga specialistë neurologë dhe nga KEMP-i Epror, sipas kritereve, duke arritur pikëzimin, që e kualifikonte.

Gjatë rivlerësimit në KEMP-in rajonal, rasti i saj u shqyrtua nga mjeku Bledi Gjevori, i cili e ka vlerësuar pacienten vetëm përmes një interviste, pa kryer testet standarde të vlerësimit njohës dhe pa u mbështetur në ekzaminime imazherike.

“Përshëndetje “Stop” jam një djalë nga Elbasani kam mamin, që prej vitesh vuan nga sëmundja e Demencës. Harron çdo gjë, nuk di nga të shkojë dhe do i rrish mbrapa ngado që të shkojë, për këtë arsye rri në shtëpi. E përfitoi prej tre vitesh, tani komisioni i Elbasanit e hoqi, Bledi Gjevori e nxori pa grup”, shprehet denoncuesi.

Për më tepër, vlerësimi nuk është bërë nga një grup i plotë specialistësh. Si përfundim, pacientja është përjashtuar nga KEMP-i.

Neurologu Pavllo Diamanti ka shpjeguar se demenca është një sëmundje, që kërkon vlerësim të strukturuar përmes testeve specifike, që cilat përcaktojnë fazën e saj dhe nivelin e dëmtimit. Ai thekson, se pikëzimi është thelbësor, për të vendosur për KEMP.

“Demenca sot mund të konsiderohet edhe si një ‘epidemi’. Në të gjithë botën mund të jenë mbi 50 milionë njerëz që e vuajnë këtë demencë. Kemi humbje të memories afatshkurtër, për ngjarje që kanë ndodhur tani vonë, afër. Ndërsa ato të largëtat nuk mbahen mend. Kemi vështirësi në kryerjen e gjërave të përditshme. Ndonjëherë fillojnë me problemet e gjuhët, të të folurit, që të mos gjesh fjalën e duhur, vështirësi në gjetjen, ose edhe në shqiptimin e fjalëve. Për të kuptuar shkallën e prekjes nga kjo sëmundje, ne këtu në Shqipëri përdorin dy teste”, thotë neurologu Pavllo Diamanti.

Nga ana tjetër, specialisti Bujar Cakani e përshkruan Alzheimerin si një sëmundje neurodegjenerative progresive, që zakonisht shfaqet pas moshës 50 vjeç dhe diagnostikohet nga shenjat klinike, testet dhe imazheria.

“Sëmundja e Alzheimerit ëhstë një sëmundje neurodegjenerative. Fillon në moshën 50 vjeç dhe duke qenë se është një sëmundje neurodegjenerative vazhdon duke u rënduar. Është njësoj si për seksin mashkull ashtu edhe për femër. Kohët e fundit kemi një shtim të rasteve në të gjithë botën. Vazhdimisht vjen duke u rënduar”, thotë specialisti./ Tv Klan 





Lajmet e fundit nga