Armë, kokainë dhe cannabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...

Partia Socialiste dhe Demokratike janë ulur në diskutime për ndryshimet në Reformën Administrativo-Territoriale, ndryshime për të cilat siç dihet është krijuar dhe Komisioni i Posaçëm.
Në këtë komision pritet një angazhim i madh nga opozita, serioz dhe për faktin se në Reformën Territoriale të vitit 2015 nuk mori pjesë. Gjithashtu pritet angazhim i madh dhe për faktin se reforma territoriale është një ndikuese direkte në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.
Pritet angazhim opozitar dhe për faktin se opozita duhet të tregojë vullnetin që është në shërbim të qyteëtarëve. Pra të çojë më shumë shërbime afër qytetarit, të kemi një reformë territoriale që të japë më shumë decentralizim, pavarësi për puhstetin vendor se sa një reformë që çon çdo kontrol të puhstetit vendor te kryeministri.
Vjen mesazhi i parë
Opozita duket që e ka marrë “shumë seriozisht” Reformën Administrativo-Territoriale, tek e cila nuk mori pjesë 11 vite më parë. CNA ka mësuar se opozita ka zgjedhur ekspert teknik të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, fotografin e Jorida Tabakut.
Personi që shihni në foton më poshtë është Xhodi Hysa, fotografi i deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Asgjë më shumë se sa kaq.

Dhe tani opozita na e ofron si ekspert të reformës territoriale.

Siç shihet dhe në dokumentin e mëposhtëm të siguruar nga CNA, emri i Xhodi Hysës është në listën e një nga ekspertëve teknikë të Komisionit të Reformës Territoriale.


Sipas dokumentit të siguruar nga CNA, shihet Xhodi Hysa është emëruar ekspert teknik në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, për një periudhë katërmujore, duke nisur nga shkurti i vitit 2026 deri në muajin maj të po këtij viti.
Detyrat e ekspertit, sipas dokumentit që CNA ka siguruar, janë të kryejë analizë të thelluar ligjore, të analizojë ndarjen aktuale administrativo-territoriale apo të përgatisin një raport përfundimtar.

A mundet fotografi të jetë ekspert? Po patjetër, fotografi është ekspert që ta nxjerrë Joridën bukur, t’i publikojë fotot në “Instagram” apo në rrjetet e tjera sociale. Të krijë një imazh për deputeten Tabaku. Por fotografi i Tabakut nuk mund të jetë ekspert teknik i reformës administrative-territoriale.
Ky veprim vjen për të paguar shërbimin, sepse ekspertët e jashtëm mirëpaguhen nga Parlamenti. Dhe Jorida Tabaku ka zgjedhur fotografin e saj ta shpërblejë. Ndërkohë që shqiptarët presin një Reformë Administrativo-Territoriale jo vetëm serioze, por që të kthejë sado pak pushtet në duart e tyre në bashki, apo në njësitë administrative, opozita ka gjithë “seriozitetin” e duhur për këtë reformë. Aq “seriozitet” i kushton opozita kësaj reforme, sa vendos një fotograf, atë që Jorida Tabaku e mban për të bërë foto si “pjeshkë serioze” dhe kaq.
Kjo është Reforma Administrativo-Territoriale që po na ofron opozita, se ata të qeverisë dihet se çfarë do ofrojnë. Mund të kishte pak shpresë te Partia Demokratike, tek opozita, por me sa duket dhe opozita ka të tjera halle. Ka hallin e fotografëve, shoferave, rojeve, pastrueseve, Instagram-rave, Facebooke-ve. Nuk ka hall opozita t’iu shërbejë qytetarëve me ekspertë të vërtetë që mund t’i sjellin pushtetit vendor vlera. Jorida është një shembull i përsëritur i “budallallëkut” opozitar që fillon dhe nuk mbaron kurrë./CNA
Tender abuses have not stopped in the Municipality of ...
A problematic situation is reported with waste collection ...
Erion Veliaj's propaganda machine has launched another att...
CNA has launched an investigation regarding advertising pl...
Regarding the phenomenon of double-headed cabbage in the E...
In the village of Jagodinë, Elbasan, several farmers have ...
Two Albanian citizens living in Athens accuse a fellow Alb...
First and second year students at the "Ismet Nanushi" high...
The editorial office of the show "Stop" has reported a cas...
While public debate is often drowned in the smoke of the d...
In the first week of February, the show "Stop" aired a com...
In today's show, we address the complaint of Eduart Sharka...
Regarding the physical and psychological violence that tea...
At the 9-year school "100th Anniversary of Independence" i...
Who sabotaged the 80 million investment that would save Ti...
Two days ago, CNA and other media reported the collapse an...
The State Supreme Audit Office's report on the financial a...
CNA has published parts of the final report of the Supreme...
On April 23, 2025, Mentor Krrashi from Sukthi, Durrës, was...
Ziflo Gjonca denounces on the show "Stop" the lack of anti...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
New details have emerged regarding the serious accident th...
An Albanian businessman was arrested this afternoon in Gre...
A serious accident has occurred on the Korça-Ersekë axis, ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Good news for those who fly: After years of negotiations, ...
It took more than two years, but now the EU can begin acce...
US President Donald Trump announced that the US military h...
Iran has taken new measures to strengthen the protection o...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...
Business lending has increased in the first half of this y...
The labor market has shown worrying trends in early 2026. ...