Skandali/ Prindërit shesin 5000 euro fëmijën në barkun e nënës. Babai bën pazaret: Bëj ç’të duash me beben
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fi...

Elida Shkreli tregon për emisionin investigativ ?Stop? në Tv Klan se ka përfituar një pronë në Shirokë nga një hua e dhënë. Huaja nuk u kthye dhe ajo u bë pronare e truallit dhe më pas legalizoi banesën. Kur është kthyer nga Amerika, ku jeton është njoftuar se dikush kishte ndërtuar pa leje në token e saj.
IMT e Bashkisë e kishte konstatuar ndërtimin dhe u nisën dy kallëzime në prokurori. Zonja pretendon se është dhunuar fizikisht nga njëri prej punëtoreve, derisa në vend ka mbërritur policia. Mjeku ligjor i dha 9 ditë raport, për shkak të dëmtimit fizik, por prokurorja Shqiponja Milla, e pushoi çështjen.
Ndërtimi pa leje është konstatuar nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Shkodër në muajin Mars. Janë bërë procedurat, por ndërtimi pa leje vazhdon të jetë po aty.
Denoncuesja: I kam dhënë dikujt një shumë të madhe dollarësh me një kush që nëse nuk i kthen, atëherë kjo tokë bëhet e imja. Banesa është e legalizuar dhe ai nuk ktheu atë detyrimin, borxhin që mori dhe toka u bë e imja. Toka është deri tek ai muri rrethues atje, tek muri i betonit. Gjithë kohën kam qenë më shumë në Amerikë se sa në Shqipëri dhe kur erdha në fillim të Marsit të këtij viti, mora vesh që dikush ishte futur dhe kishte shpërthyer rrethimin dhe ishte futur që të bëjë një ndërtim pa leje. Para se erdha unë, policia e kishte marrë vesh dhe kishte bërë disa herë procedime. Këtë ndërtim pa leje po e ndërton Gjeneto Harusha, ai jeton në Çikago dhe zbatimin e kësaj ndërtese është duke e bërë Mark Gjeka me punëtorët e tij. Me çështjen e ndërtimit pa leje, është marrë vendimi për prishjen dhe akoma nuk po ndodh asgjë.
Unë kam ardhur vazhdimisht për të kontrolluar situatën. Kam shikuar që ata ndërprisnin punimet dhe pastaj vazhdonin prapë. Me 20 Maj kur erdha pashë 7 punëtorë që po punonin vrullshëm. Në këtë kohë, unë njoftova policinë. Erdhën policia. Kur erdha me 7 Qershor pashë që kishin sjellë sërish materiale. Këtë kohë, u ula poshtë dhe shikova rroba të punëtorëve, trasta me ushqime dhe me ujë dhe e kuptova që punëtorët ishin fshehur diku aty poshtë. Në këtë kohë, mora 129-ën, njoftova policinë dhe në kohën kur u ngjitja këtu tek rruga, roja i Margjekës m?u vërsul dhe më la të kuptoja që ti nuk ke nga ikën.
Më është vërsulur, më ka dhunuar me forcë, më ka rënë grusht, ka tentuar me më sjellë rripin e çantës rreth qafës, më ka tërhequr me forcë krahun e djathit dhe kërkonte që të më fuste këtu tek shtëpia në kat të dytë dhe më tha ?ti je e vdekur sot?. I thashë që nëse unë jam e vdekur sot, as ti nuk ke për të shpëtuar gjallë sepse unë kam njoftuar policinë dhe është duke ardhur. Më dhunoi sepse unë nuk i lejoja këto të vazhdonin punimet sepse ishin duke punuar në tokën time. Si përfundim mori celularin, e vendosi në një gur dhe mori një gur tjetër dhe e bëri copash. E ka marrë celularin në dorë dhe ka ikur me shpejtësi. Në këtë kohë, kamera ka pasur plot dhe kur ka ardhur në drejtim tim dhe kur ka ikur dhe ai është parë nga kamerat dhe as policia dhe a prokuroria nuk kanë pranuar. Kam nisur të ndihesha jashtë mase keq dhe thashë se nuk jam në gjendje të qëndroj as në karrige dhe sa jam çuar në këmbë me 2 vetë që më mbanin për krahësh, unë kam rënë pa ndjenja.
Kisha shenja plot në trup, filloi të më nxihej krahu gjatë kësaj kohe. Pastaj, policia ka njoftuar urgjencën dhe më kanë çuar në spital dhe dorën e majtë nuk kam mundur ta përdorja sepse ma kishte shtypur pjesën e kockës. Zëri për gati 2 muaj nga klithmat e mia që provova nga ai njeri, unë nuk e kam pasur zërin normal. Sipas mjekut, unë për 9 ditë do bëhesha mirë, ishte ai regjim shtrati. Unë akoma i kujtoj ato tmerret e asaj dite.
Policia e thërret këtë personin sepse i çuam fotot. Ai quhet David Delija dhe ai mohon gjithçka. Pastaj kjo çështje i kalon Prokurorisë, ajo e pushon çështjen me arsyetimin që vetëm po të më kishte mbytur, ai do të kishte pasur çështje.
Nga ?Stop? unë kërkoj që të marrin drejtim kjo çështje dhe kjo ndërtesë të hiqet nga toka ime.
Kryeinspektor Gentjan Ibro nga IMT Shkodër thotë se nuk është mbështetur nga Bashkia me mjete për të prishur ndërtesën pa leje dhe në muajin gusht i është drejtuar IKMT-së së përgjithshme.
Gentjan Ibro: Inspektoriati e ka konstatuar objektin e paligjshëm që në fazat fillestare të ndërtimit të këtij objekti, janë kryer të gjitha procedurat ligjore. Rasti në fjalë është adresuar dhe në prokurori si ndërtim i paligjshëm. Kemi ndërmarrë disa herë aksion për ekzekutimin e këtij objekti, por për shkak të mungesës së mjetit dhe relievit të thyer të zonës, është bërë i pamundur ekzekutimi i këtij objekti. Inspektoriati i drejtohet pushtetit vendor me kërkesë për mbështetje dhe në mungesë të mjeteve i drejtohet Inspektoriatit Kombëtar. Shkresa e fundit i është drejtuar më datë 9 Gusht 2022. Ne do të ritentojmë përsëri si pushtet vendor, mjafton që të sillet mjeti. Ka një vendim nga ana e kryeinspektorit për këtë objekt.
?Stop?u drejtuam në Bashkinë e Shkodrës, ku u tha se kanë mungesë logjistike dhe automjetet ekzistuese i kanë me difekt./tvklan.al
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fi...
In October 2022, an elderly couple had a conflict with eac...
"Stop" was in the city of Elbasan, after Mikel Xhika was i...
Illegal erosion in the Shkumbin River continues undisturbe...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Mehdi Behluli from Manza in Durrës in 2013 received a loan...
Fiks Fare këtë të mërkurë ngriti shqetësimin e banorëve të...
Geni Rapi, nga Piluri i Devollit, kërkon ndihmën e emision...
Skënder Yzeiraj një banor i Njësisë Administrative Golem k...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapin, 61 vjeç, banues në Pat...
Bilbil Cjapi is a citizen who previously worked in the Alb...
Banorët e Bregut të Lumit, përmbytjen e nëntorit të vitit ...
Ukraine reported that Russian rockets killed at least 10 c...
The investigative show "Stop" on Tv Klan has addressed sev...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Pogradecit,...
Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë një nga pe...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Zona Krastë – Verjon në Krujë është shpallur peisazh i mbr...
The investigative show "Stop" on TV Klan went to the Kombi...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...