Fiks Fare/ Peripecitë e udhëtimeve të shqiptarëve me avion: Vonesa, bagazhe të dëmtuara…
Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë një nga pe...

Emisioni investigativ ?Stop? ka udhëtuar drejt Pogradecit, ku qytetarja Suada Kurti tregon se djali i saj 5 vjeç prej 1 viti, vuan nga sëmundja e epilepsisë.
Ajo shkoi në Komisionin e Nivelit të Parë në Pogradec për kemp, por i erdhi përgjigja negative pa asnjë shpjegim.
Suada thotë, se i ka të gjitha dokumentat të rregullta, por nuk i jepet një arsye për refuzimin. Duket se përcaktimi i diagnozës ka shfaqur gjithë këtë problematikë.
Denoncuesja: Kam një fëmijë 5 vjeç. Prej 1 viti vuan nga sëmundja e epilepsisë. Kemi bërë të gjitha dokumentacionet dhe të gjithë mjekët e kanë parë të arsyeshme që ka nevojë për kemp. U paraqitëm në komision dhe përgjigjia pas 1 muaji më rezulton negative. Jam drejtuar në qytetin e Korçës për të marrë 1 shpjegim për fëmijën dhe atje më ka ardhur përgjigja negative nga komisioneri Zamir Capo. Tek mjeku kam shkuar dhe ai nuk më jep asnjëlloj shpjegimi, asnjëlloj arsyetimi. Kërkoj që për fëmijën tim të gjendet e drejta sepse ai vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe kërkoj të drejtën e fëmijës tim për ta përfituar këtë kemp sepse kam shumë nevojë.
?Stop? komunikoi me mjekun në spitalin e Pogradecit dhe ai thotë se e ka shkruar siç i kanë thënë se e pranon sistemi. Por më pas i nxjerrin problem. Mjeku thotë, se e kishin shkruar ?farmakorezistente?, por i thanë të telefon ta bënte ?të gjeneralizuar ediopatike?.
Gazetarja: Nga interesimet që unë kam bërë, më thonë që sistemi e kërkon diagnozën epilepsi farmakorezistente.
Mjeku: Ne e kemi shkruar farmakorezistente. Na kanë thënë në telefon, që shkruajeni të gjeneralizuar ediopatike.
Mjeku: Ato atje, punonjëset!
Gazetarja: Punonjëset e shërbimit social?
Mjeku: Se kështu e pranon sistemi dhe ne ashtu e kemi bërë. Sepse unë e di, që është farmakorezistente, se kështu na kanë thënë në trajnim.
Gazetarja: Tani që të sqarojmë diçka, diagnoza e djalit është epilepsi farmakorezistente?
Mjeku: Po ashtu është, farmakorezistente.
?Stop? u drejtua në Komisionin e Nivelit të Parë dhe komunikoi me mjekun, i cili tha se arsyeja që djali nuk përfiton kempin është se janë bërë dy diagnoza të ndryshme nga mjeku i Tiranës dhe nga mjeku i Pogradecit.
Mjeku: Në vlerësimin tonë rezultoi që nuk është fitues sepse dhe formulari që sjellin është formular aplikimi.
Gazetarja: Cila është diagnoza, që e përfiton? Pra, cila epilepsi e përfiton?
Mjeku: Mund të jenë 100 diagnoza. 10 përfitojnë.
Gazetarja: Mendoni se nuk i ndikon në aktivitetet e përditshme?
Mjeku: Natyrisht! Në vlerësimin tonë.
Gazetarja: Fillimisht i jepet një shpjegim zonjës pse nuk e përfiton!
Mjeku: Si t?ia jap shpjegimin, kur është një gjë komplekse?
Gazetarja: Nuk është komplekse sepse dhe ajo që të jetë e qartë duhet ta dijë pse nuk e përfiton, sipas jush sigurisht!
Mjeku: Patjetër! Diagnoza nga mjeku specialist i Tiranës vjen ?epilepsi bilaterale?, ndërsa manuali kërkon ?epilepsi bilaterale idiopatike?.
Gazetarja: Po këtu, pse është e shënuar kështu? (ndryshe)
Mjeku: Atëherë, ajo është një diagnozë e vendosur nga mjeku, që ka mbushur formularin këtu në Pogradec. Është përtej diagnozës, që ka vendosur mjeku specialist në Tiranë.
Gazetarja: Dhe pse bëhen nga të dy mjekët, kur nuk merren parasysh?
Mjeku: Nuk e di, duhet të pyesni mjekët!
Gazetarja: Dhe e bën vlerësimin vetëm mbi atë, që ka thënë mjeku në Tiranë?
Gazetarja: Djali, kur ka ardhur këtu, ka qenë në kriza?
Nëna: Dola prej këtu dhe djali më pësoi kriza gjatë rrugës.
Mjeku: Po si t?i marr unë në konsideratë? S?di unë çfarë ndodh, sapo del nga kjo zyrë e sa herë ndodh në shtëpi.
Ajo që mbetet është që të bëhet ankesa dhe të paraqitet në Kempin Epror, me shpresën e gjetjes së zgjidhjes./tvklan.al
Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë një nga pe...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Zona Krastë – Verjon në Krujë është shpallur peisazh i mbr...
The investigative show "Stop" on TV Klan went to the Kombi...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka...
Pak ditë më parë Fiks Fare transmetoi një video të mbërrit...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka...
Në 30 Dhjetor të vitit të shkuar, emisioni investigativ “S...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës kaosin me pronat n...
Fatjon Kodra tregon për emisionin investigativ “Stop” në T...
Oliverta Tosku tregon për emisionin investigativ “Stop” në...
Fiks Fare denoncoi veprimet e një prokurori në Berat, i ci...
“Stop” ishte në Prishtinë për të folur për një aksident të...
Pak ditë më parë emisioni “Stop” udhëtoi drejt Barcelonës ...
Prej një viti e gjysmë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Riza...
Another abuse in Tirana's incinerator was reported tod...
The MP of the Freedom Party, Monika Kryemadhi, has continu...
Në Ponçarë të Bilishtit, dy familje janë rikthyer të jetoj...
The Fixed Fare show traveled to a quarry that operates on ...
“Stop” shkoi në fshatin Banaj të qytetit Patos me zotin Ad...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...