web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha publikon mesazhin në Tik Tok

2022-10-31 13:16:00, Aktualitet CNA

Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha publikon mesazhin në Tik Tok

Kryetari i Partisë Demokratike, ka postuar video-n e radhës në Tik Tok.

Përmes kësaj video-je, Berisha i ka bërë thirrje të gjithë atyre personave që mendojnë se mund të bëjnë një ndryshim në qytetin e tyre, që të marrin pjesë në garën e Primareve.

Kreu i PD shprehet se Primaret janë një ndryshim epokal, i cili i shërben demokracisë dhe zgjedhjeve të lira, duke i dhënë fund “kryetarokracisë”.

"Të dashur miqtë e mi në Tik Tok. Kërkoj nga ju një minutë kohë për të ndarë me ju një mesazh shumë të rëndësishëm, për ju dhe demokracinë shqiptare. Kandidatët e opozitës për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, do të jenë prodhimi më i mirë politik, që vendi ka njohur ndonjëherë. Ata do të jenë vërtetë një “dream team”, dhe do t’iu shpjegoj sepse. Në komunitetet tona ka plot politikanë dhe jo politikanë të cilët kanë zgjidhjet më të mira për qytetet. Por ata për të konkuruar, kanë nevojë për mbështetjen e një partie të fuqishme, pa të cilën nuk mund të fitojnë. Kjo situatë merr zgjidhje në Primare. Në këtë process, çdo kandidat që mendon se mund të sjellë ndryshimin në qytetin e tij, është i ftuar të marrë pjesë dhe përcaktues për këtë do të jenë votat e demokratëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike. Partia Demokratike do të mbështesë fituesin me këtë votë, dhe t’i krijojë atij të gjitha mundësitë për të ushtruar më vonë tek qytetarët e qytetit ku ai garon. Në këtë kontekst do të thoja se Primaret janë një ndryshim epokal. Atoi japin fund kryetarokracisë dhe vendosin në piedestal votën dhe vendimarrjen e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike. Ky është ndryshimi dhe vetëm fillimi."- shprehet Berisha./CNA.al





Lajmet e fundit nga