web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mobility of doctors/ Manastirliu: 260 doctors and 700 nurses were hired during 2022

2022-10-31 13:08:00, Aktualitet CNA

Mobility of doctors/ Manastirliu: 260 doctors and 700 nurses were hired during

The Minister of Health and Social Protection, Ogerta Manastirliu, at the hearing in the Committee for Labor, Social Affairs and Health, answering the questions of the deputies, said that the number of employed doctors has increased, doubling their number per 1 thousand inhabitants.

“Ne përgjatë këtij viti për 2022 kemi të punësuar më shumë se 260 mjekë plus dhe ata specialistë, pra dhe 100 mjekët specialistë që përfunduan procesin e specializimeve këtë vit. Dhe më shumë se 700 infermierë në sistemin tonë shëndetësor, vetëm për 2022. Ndërkohë që nëse u referohemi shifrave, jo opinoneve dhe jo perceptimeve dhe jo çfarë kemi ditur 10 vjet më përpara, sepse kohët kanë ndryshuar. Kanë evoluar gjithashtu edhe historitë dhe ngjarjet që kanë ndodhur dhe ndodhin çdo ditë në sistemin shëndetësor publik, kemi kaluar nga një koeficient i cili ishtë 1.2 mjekë për 1000 banorë, në rreth 2 mjek për 1000 banorë.

Pra kemi dyfishuar numrin e mjekëve në sistemin shëndetësor”, u përgjigj Manastirliu.

Manastirliu tha se rritja e pagave do të vijojë për personelin shëndetësor ndërkohë që tha: “Rritja e pagave 63% që nga 2013, plus 6% që rritet tani, rritja e pagave është një objektiv yni i cili tashmë është një realitet dhe çdo vit ne jemi duke rritur pagat”.

Duke folur për autonominë spitalore, Manastirliu tha se ambicia është që deri në fund të vitit të akreditohen rreth 100 spitale, klinika dhe qenda shëndetësore.

“Dua të them që jemi duke ecur me hapa të shpejtë për sa i përket aplikimit dhe implementimit të këtij. Kemi tashmë gati dhe çojmë në qeveri të gjitha aktet që i përkasin autonomisë spitalore, rregullores së autonomisë spitalore. Kemi bërë të mundur duke qenë se Spitali i Fierit në dispozitën e veçantë është një spital që do të përfitojë direkt autonominë menaxheriale. Nga data 1 janar do të fillojë aplikimi i autonomisë menaxheriale në Spitalin Rajonal Fier dhe paralelisht po punohet me të gjithë spitalet për akreditimin spitalor. Kemi përfunduar dhe japim certifikimin për 19 spitale publike, pra akreditohen ndërkohë që kemi një ambicie për të përfunduar deri në fund të vitit bashkë me spitalet dhe klinikat që përmenda 101 spitale dhe klinika pra flasim këtu dhe qendra shëndetësore të cilat akreditohen nëpërmjet strukturës sonë të Agjencisë Kombëtare të Standardeve dhe Cilësisë”, tha Manastirliu./CNA.al





Lajmet e fundit nga