LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

12 ditë pas ndarjes nga jeta e vëllait/ Rrëfehet motra e Lear Kurtit

2022-10-31 12:59:00, Aktualitet CNA

12 ditë pas ndarjes nga jeta e vëllait/ Rrëfehet motra e Lear

Humbja e jetës së Lear Kurtit ka tronditur opinionin publik. Më herët familjarët kanë akuzuar policinë për humbjen e të riut.

Së fundmi motra e Learit, Silvi ka folur lidhur me këtë rast, ku tregoi se ngjarjen e kishte marrë vesht nga shokët e të riut.

Në një intervistë për “Zemër e Hapur”, Silvi foli për vëllain e saj si dhe për marrëdhënien e tyre me babain biologjik.

Biseda në studio:

Si kanë qenë raportet e Learit me babain?

Motra: Më ka thënë që nuk kishte shumë raporte me të atin, por ishte babai i tij dhe e donte. Learin nuk e shikonte ditë për ditë. Leari jetonte me Fatmirin. Babai nuk jeton më.

Flisnit shpesh me babain në lidhje me Learin?

Motra: Jo aq shumë. Ne nuk kemi jetuar me babin. Kam jetuar kur isha shumë e vogël dhe nuk e mbaj mend.

Çfarë ndodhi me babain tuaj?

Motra: Nuk e di. Familja ime më ka thënë që babi jot ka vdekur. Unë e kam lexuar në një gazetë që e kishte vrarë dikush. Nuk mund t’u them shumë gjëra për babin.

Ke folur me Learin për vdekjen e babait?

Motra: Po, por as ai nuk e dinte.

Çfarë të thanë shokët e Learit?

Motra: Më thanë që Leari ka humbur jetën.

Kur flisnit gjatë, çfarë shqetësimesh kishte Leari? Punonte?

Motra: Leari ishte shumë i zgjuar, lexonte shumë libra. Kishte gjetur një punë në Francë dhe do vinte në Francë.

Keni dijeni që kishte një problem ligjor?

Motra: Jo nuk kemi folur. Më tha që i kishte ofruar dikush punë në ndërtim jashtë Shqipërisë.

Ka qenë përdorues i lëndëve narkotike?

Motra: Unë nuk jetoja me Learin, e shihja vetëm në kamera. Nuk e kam parë kurrë në ndonjë gjendje të keqe siç janë njerëzit që marrin narkotikë.

Sa kohë ka që ka ndërruar jetë babai juaj?

Motra: Unë isha 16 vjeç, tani jam 27./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga