web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO-“O legen, o burracak”/ Debat i ashpër mes Xhaçkës dhe Bardhit: Përgjigjen, në SPAK

2023-12-14 11:56:00, Aktualitet CNA
VIDEO-“O legen, o burracak”/ Debat i ashpër mes
Bardhi dhe Xhaçka

Është zbardhur debati i ashpër mes kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhi dhe ish ministres Olta Xhaçka në derën e pasme të Kuvendit.

Xhaçka nën presionin e Bardhit ka shfrenuar fjalorin duke e quajtur burracak pasi i kujtoi se është në hetim për pronat e ushtrisë, ndërsa bashkëshorti i saj për investimet strategjike.

Ish ministrja i është drejtuar me fjalët burracak dhe legen, kurse Bardhi i thotë se përgjigjet do t’i japë shumë shpejt në SPAK.

Debati :

Bardhi: Nuk është hyrja hajdutët brenda dhe të ndershmit jashtë. Nuk është kështu.

Xhaçka: Nuk dua të prish gojën se e di si e do përgjigjen.

Bardhi: Hë njer jepe.

Xhaçka: Nuk e meriton.

Bardhi: Përgjigjen ti do ta japësh në SPAK shumë shpejt.

Xhaçka: O legen o burracak.

Bardhi: Shumë shpejt do ta japësh përgjigjen në SPAK .

Xhaçka: Ta tregoj unë.

Bardhi: Përgjigjen do ta japësh në SPAK. Bëj gati kyçet e dorës edhe shumë shpejt, shumë shpejt./ CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)





Lajmet e fundit nga