web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO-Dëborë në Maliq, paralajmërimi i sinoptikanëve: Temperaturat deri në -5 gradë celsius

2023-12-07 20:18:00, Aktualitet CNA

VIDEO-Dëborë në Maliq, paralajmërimi i sinoptikanëve:

Reshjet të dendura dëbore janë regjistruar edhe në fshatin Vloçisht, Maliq.

Ashtu siç shihet nga pmajte reshjet janë intensive dhe kanë zbardhur rrugët.

Sipas sinoptikanëve temperaturat pritet të shkojnë në mesnatë deri në -5 gradë ndërkohë që nga reshjet e dëborës janë përfshirë dhe fshatrat e thellë malorë dhe ata turistik të Voskopojës e Dardhës.

Po ashtu siç raportuam më parë edhe në aksin Qukës-Qafë Plloçë po bie dëborë. Firma që merret me mirëmbajtjen në terren po bën kriposjen e rrugës nacionale Elbasan- Qafë Thanë dhe Pogradec-Korçë- Kapshticë./ CNA

 





Lajmet e fundit nga