web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekspertë të policisë dhe BKH-së mbërrijnë në Kuvend

2023-12-07 11:06:00, Aktualitet CNA

Ekspertë të policisë dhe BKH-së mbërrijnë në

Pas rrëmujës dhe kaosit të krijuar në Kuvend, ekspertë të policisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit po mbledhin prova në sallën ku zhvillohen seancat plenare. 

Në seancën ku u votua buxheti me 74 vota pro nga mazhoranca, deputetët e opozitës hodhën tymuese. 

Para fillimit të seancës, ata u përplasën me Gadistët, teksa bënin “luftë për karrige”.

Sali Berisha, së bashku me 5 deputetë që e mbështesin, Flamur Noka, Elda Hoti, Albana Vokshi, Gazment Bardhi dhe Edi Paloka ishin të përjashtuar, pas veprimeve të dhunshme të kryera në seancën e kaluar./CNA

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga