web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

AMP publikon shifrat/ Dosjet e referuara në polici dhe policët e arrestuar

2023-12-06 15:48:00, Aktualitet CNA
AMP publikon shifrat/ Dosjet e referuara në polici dhe policët e
Foto ilustruese

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka publikuar statistikat nga veprimtaria e AMP për muajin Nëntor 2023.

AMP bën me dije se në total janë bërë 11 referime në prokurori pëe 18 punonjës të Policisë së Shtetit dhe 5 shtetas të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Bëhet me dije së 6 persona janë arrestuar në flagrancë, 1 punonjës policie dhe 5 shtetas.

Arestimi i shefit të kufirit në Korçë, kryekomisarit Stiljan Pasho, 53 vjeç, I cili ndihmoi autorët në kalimin e 26 kg kanabis drejt Greqisë është një ndër rastet më të bujshme.

Sipas të dhënave të AMP-së, përgjatë nëntorit, Komisioni Disiplinor ka marrë vendime për 4 punonjës policie, në 1 rast për shtyrje të afatit të gradimit, 2 për shkelje të rëndë dhe 1 tjetër për shkelje të lehtë.

Gjithashtu thuhet se në total janë 153 kërkesa të trajtuara./ CNA





Lajmet e fundit nga