web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grupi i PD-së merr vendimin/ “Nesër do të çojmë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët”

2023-12-05 15:37:00, Aktualitet CNA
Grupi i PD-së merr vendimin/ “Nesër do të çojmë
Gazment Bardhi, kreu i grupit te PD-se

Grupi Parlamentar i PD-së ka përfunduar mbledhjen. Kreu i grupit, Gazment Bardhi ka bërë me dije se, ditën e nesërme do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e kryeministrit Edi Rama me homologen Giorgia Meloni për strehimin e emigrantëve.

Bardhi ka kërkuar shqyrtim të shpejtë profesional nga Gjykata Kushtetuese për të mbrojtur interesin e qytetarëve shqiptarë.

“Sa i takon marrëveshjes me Italinë, kërkesë e cila sipas procedurës kushtetuese do të depozitohet ditën e nesërme pranë Gjykatës Kushtetuese.

Kërkojmë shqyrtim të shpejtë profesional nga Gjykata Kushtetuese për të mbrojtur interesin e qytetarëve shqiptarë.

Së dyti në mbledhje është diskutuar gjatë për situatën në vend dhe vijimin e aksionit të opozitës, diskutime që do të vijojnë edhe nesër në një mbledhje tjetër të grupit.

Kemi rikonfimruar vullnetin për të mos hequr dorë nga mundësia që Kuvendi t’i kthehet rrugës së Kushtetutshmërisë”,  tha Bardhi./ CNA





Lajmet e fundit nga