web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veprimtaria vjetore e SPAK/ Braho: Hapim thirrjen për hetues të rinj në BKH

2026-07-03 10:01:00, Aktualitet CNA

Veprimtaria vjetore e SPAK/ Braho: Hapim thirrjen për hetues të rinj

Drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho ka raportuar në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e institucionit që ai drejton për vitin 2025.

Në raportimin e bërë, Braho tha se është ngritur një grup i posaçëm pune për unifikimin e strategjive hetimore. Sa u përket çështjeve të prapambetura, Braho u shpreh se strategjia për uljen e tyre ka nisur të japë efekte konkrete.

Po ashtu, kreu i SPAK bëri me dije se synohet riorganizimi i BKH, ku tha se është faza e fundit e hapjes së thirrjes për 40 hetues të rinj për t’u bërë pjesë e Byrosë së Hetimit.

Braho foli dhe për rekomandimet e Kuvendit, për të cilat tha se kanë shërbyer për përmirësimin e punës dhe rritjen e efikasitetit të SPAK.

 

“SPAK ka ngritur një grup pune të posaçëm për unifikimin e strategjive hetimore.  Të gjitha masat të kombinuara me bahskëpunimin e partnerëve synojnë zbatimin në përputhje me rekomandimet e BE. Strategjia për uljen e çështjeve të prapambetura ka dhënë efekte konkrete. Për SPAK kjo tregon që trajtimi i çështjeve të vjetra është kthyer në një proces të monitoruar. Sa i përket menaxhimit të çështjeve, SPAK ka vijuar zbatimin.  Jemi në fazën e fundit të hapjes së thirrjes për 40 hetues të rinj në BKH. Synojmë riorganizim për t’iu përgjigjur natyrës së re të hetimeve.  Rekomandimet e Kuvendit kanë shërbyer si një pjesë e rëndësishme në punën e SPAK për përmirësimin e punës dhe rritjen e efikasitetit. Rekomandimet janë përkthyer në ndryshime konkrete”, tha Braho.





Lajmet e fundit nga