"History has many secrets"/ Martin Çeço's sister speaks: He may have seen something he shouldn't have seen
Martin Çeço's sister has spoken out about her brother's pa...

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka bërë një reagim pas lajmit të publikuar se gjykata ka shpallur fitues kryeministrin Edi Rama në gjyqin ndaj saj për shpifje.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, Shehaj shprehet se "gjykata e reformës së bërë nga Rama e ka shpallur shpifëse".
Ndër të tjera, shton se që kur kryeministri ka ngritur padinë ndaj saj, akuzat që ajo ka bërë janë provuar me fakte. Shehaj bën me dije se çështjen e ka çuar në Gjykatën e Apelit dhe se do të presë verdiktin final të drejtësisë.
Shehaj thotë në reagimin e saj se edhe sikur Rama t’i fitojë të gjitha çështjet ndaj fjalës së lirë në sallat e gjyqeve, s’ka se si fiton gjyqin me faktet dhe historinë.
Ajo thekson se edhe pas këtyre vendimeve, do të jetë sërish përballë mazhorancës dhe se nuk zbrapset nga propaganda.
Reagimi i plotë:
E diel.
Qyeti ende fle për të harruar hallet, si të paguajë naftën, energjinë, ushqimet, si ta durojë ikjen e fëmijëve nga Shqipëria.
Korrupsioni e krimi gjerbin kafen gjithë lezet nga verandat e kullave fantazmë.
Por celularët e mediave bien pa pushim. Ankth, padurim.
Lideri suprem ka sihariq: ka fituar një gjyq për shpifje ndaj qytetares Brisida Shehaj.
Se të kap gazi kur sheh një pushtet që ëndërron të hyjë në histori si perandori, por katandiset duke festuar si administrator pallati që fitoi sherrin për ashensorin që e ka vënë vetë të prishur.
Njerëzit mund të mos lexojnë vendime gjykatash, por jetojnë çdo ditë pasojat e një shteti që u merr frymën. Ndaj edhe nuk kam rreshtur së foluri.
Me fakte, përvojë të gjatë dhe njohje të mirë të stilit të punës së vet e kam akuzuar kryeministrin se buxheti vidhet rëndshëm, se taksa e naftës që po u merr shpirtin shqiptarëve është taksa e tij, se ata që ka ulur e ngulur në bordin e transparencës janë grabitës dhe se ai e di fare mirë këtë. Për këto, gjykata e reformës së Ramës më shpall “shpifëse”.
Dhe për këtë, Rama qysh në agim të së dielës pa lajme, u shërben redaksive të veta “triumfin” madhor për të mbushur edicionet e propagandës, si “programin me gënjeshtra” tek “Radiostacioni”.
Vetëm pushtetet e pasigurta kanë nevojë ta ekspozojnë publikisht “fitoren” ndaj fjalës së lirë, si trofe psikologjik.
Qysh nga 2022 kur nisi kjo gjueti personale e Ramës në gjykatë ndaj meje, koha provoi se ajo që u quajt “shpifje” është kusuri në shpinën e rraskapitur të shqiptarëve.
Për akcizën, u konfirmua me prova bllokimi nga anëtarë të qeverisë i vjeljes së 123 milionë eurove.
Për anëtarët e bordit të transparencës (grosistët e naftës), vetë Rama ua pranoi sy më sy para pak javësh se do të shpallë koncesion të ri prej kontrabandës së shfrenuar. Madje deputeti Erion Braçe denoncoi zëshëm në Kuvend skemën.
Për vjedhjen e buxhetit janë disa raporte KLSH-je dhe të vetë sistemit që kanë vënë alarmin.
Pra, le ta ndajë mendjen kryeministri para se të vijë e hëna:
ose është i paaftë në mënyrë spektakolare dhe nuk kontrollon dot hajdutët e qeverisë së vet, ose është pjesë e sistemit ku grabitja është metodë qeverisjeje.
Çështjen e kam çuar në apel dhe deri në verdiktin final do të pres drejtësinë. Edhe atë që e kontrollon vetë lideri suprem. E nëse sërish vendosin kundra meje jam e qetë, sepse mund ta fitojë këtë gjyq Edi Rama, por ka humbur epokën.
Edhe po t’i fitojë të gjitha çështjet ndaj fjalës së lirë në sallat e gjyqeve, s’ka se si fiton gjyqin me faktet dhe historinë.
Tragjikomike kur etja e tij për t’u dukur gjigand, përfundon në pasiguri influenceri që poston “story” për reputacionin e vet.
Koha, kjo zonjë e rëndë, e pagabueshme, madamë e duruar e ka nënshkruar verdiktin se pushteti nuk i mbijeton gjatë momentit kur populli nuk e ka më frikë, por e tall si meme me eskortë.
Megjithëse pushteti je ti. E në njëjës duhet të të drejtohem. Sepse shërbëtorët e tu mund të mos më njohin. Por ti po!
Ti e di shumë mirë se nuk lodhem e ndalem.
Nuk më tut as propaganda e as turma e oborrtarëve që jetojnë duke duartrokitur frikën tënde.
Edhe pas kësaj, ti dhe sistemi yt do të më keni përballë. Asnjë milimetër anash. Pas kurrë! /CNA
Martin Çeço's sister has spoken out about her brother's pa...
Businessman Gjergj Luca has reacted on social media regard...
Democratic Party MP Saimir Korreshi has published a video ...
At the Mauthausen Concentration Camp, the 81st anniversary...
DP MP Jozefina Topalli has reacted on social media, statin...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranë...
The President of the Former Politically Persecuted, Besim ...
A serious incident occurred on the evening of May 9 in Lez...
An unusual incident was recorded today on "Dëshmorët e Kom...
The Deputy Chairman of the Democratic Party, Luçiano Boçi,...
An EU spokesperson has reacted to the statements made the ...
The Arbëresh towns near Palermo, Italy, have increased the...
Renowned doctor Erion Dasho has shared details today regar...
Former Minister of Health, Ilir Beqaj, has filed a new req...
The Prime Minister of North Macedonia, Hristian Mickovki, ...
The Albanian Riviera is increasingly gaining the attention...
Tonight in Tirana, on the occasion of Europe Day, a concer...
The General Director of the State Police, Skender Hita, ac...
Prime Minister Edi Rama, through a post on social networks...
A blitz was carried out this Saturday in the prisons of Fi...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details have emerged from the serious accident that oc...
A serious accident occurred this Wednesday on the Elbasan-...
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...
Another phase of the international operation, codenamed "T...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...