web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tkurret lista e anëtarëve të PD-së së vulës/ Braktisen masvisisht nga demokratët

2023-07-25 11:39:00, Aktualitet CNA

Tkurret lista e anëtarëve të PD-së së vulës/

Kreu i Komisionit Zgjedhor të PD-së së vulës, Jemin Gjana ka dhënë detajet në lidhje me zgjedhjet që do të mbahen në 29 Korrik dhe pse shumica e grupit janë kundër këti procesi zgjedhor.

Gjana bëri me dije se është hedhur shorti për fletën e votimit dhe është miratuar si dhe materialet e votimit do të jenë gati të premten .

Gjithashtu një tjetër detaje që u vu re është tkurrja e listës së anëtarëve e cila tregon një fakt shumë të rëndësishëm që PD e vulës është braktisur masivisht.

Nga 75 mijë anëtarë që ka qenë në zgjedhjet e 2021, në këto zgjedhje ka shkuar deri në 25 mijë anëtarë.

I pyetur nga gazetarët se me cilën të drejtë thoë se janë PD zyrtare ku nuk kanë as 2/3 e anërave që kanë patur në 2021, Gjana është justifikuar se në statut nuk përcaktohet numri i anëtarëve.

Duke u përpjekur për të mbuluar dështimin e PD-së së vulës dhe thellimin e luftës mes llojit, Gjana shprehet se tezat shumicë pakicë nuk i shërbejnë askujt dhe asgjëje.

Një detaj tjetër që duhet theksuar është se Lulzim Basha 25 mijë anëtarë nuk ka patur kur ka qenë në krye të PD dhe jo më tani, ku është katandisur në atë që nuk e ndjek në askush dhe në takime mblidhet me një grusht njerëzish.





09:32 TODAY

Panorama TV rings

The man who announced himself as the "Albanian Berluconi" ...

Lajmet e fundit nga