"Rama and Veliaj cannot cover the theft of the century"/ Berisha appeals to Albanians
Former Prime Minister Sali Berisha has stated that with th...

7 deputetë të PD-së së vulës kanë kërkuar nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi të ushtrojë kompetencat që i njeh statuti duke shprehur hapur kundërshtimin e tyre për mbajtjen e zgjedhjeve në datën 29 korrik.
Në letrën drejtuar Bardhit, 7 deputetët, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Ramadan Likaj, Dashnor Sula, Xhelal Mziu, Helidon Bushati dhe Saimir Korreshi shprehen se thellimi i përçarjes e dëmton në mënyrë përfundimtare PD dhe se forcimi i partisë është i vetmi objektiv që duhet t’i bëjë bashkë të gjithë.
Ata theksojnë se, shumica dërrmuese e anëtarëve të PD janë të lodhur nga konflikti i brendshëm dhe kërkojnë zgjidhje nga përfaqësuesit e tyre, për shkak se përçarja po forcon regjimin e korruptuar të Edi Ramës;
Duek patur parasysh këto fakte ata kanë ndërmarrë iniciativën për të kontaktuar individualisht dhe vlerësuar vullnetin e secilit anëtar legjitim të Këshillit Kombëtar, si organi më i lart drejtues i partisë në periudhën mes dy Kuvendeve.
Më tej shkruhet se nga kontakti dhe vlerësimi i vullnetit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar sipas listës së anëtarësisë së Këshillit Kombëtar të PD të depozituar dhe regjistruar në Zyrën e Regjistrit të Partive Politike pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe të konfirmuar zyrtarish nga organet përgjegjëse statutore, rezultoi se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar nga 453 anëtarë gjithsej në detyrë, një pjesë prej tyre ishin përjashtuar pa vendim nga mbledhja e Këshillit Kombëtar, ishin njohur por nuk kishin marrë pjesë në mbledhje ose ishin në mbledhje por nuk e konsideronin atë legjitime, duke mos qenë dakort me “vendimmarrjet pa kuorum”.
Deklarata e plotë:
Ne, deputetët, anëtarët e Kryesisë dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike;
Të shqetësuar nga aktet e njëanshme dhe përçarëse të një pjese të vogël të Partisë Demokratike;
Me përgjegjësinë për të ardhmen e demokratëve dhe të Partisë Demokratike;
Me bindjen e plotë se thellimi i përçarjes e dëmton në mënyrë përfundimtare PD dhe se forcimi i partisë është i vetmi objektiv që duhet të na bëjë bashkë të gjithë;
Të ndërgjegjshëm se shumica dërrmuese e anëtarëve të PD janë të lodhur nga konflikti i brendshëm dhe kërkojnë zgjidhje nga përfaqësuesit e tyre, për shkak se përçarja po forcon regjimin e korruptuar të Edi Ramës;
ndërmorëm iniciativën për të kontaktuar individualisht dhe vlerësuar vullnetin e secilit anëtar legjitim të Këshillit Kombëtar, si organi më i lart drejtues i partisë në periudhën mes dy Kuvendeve.
Nga kontakti dhe vlerësimi i vullnetit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar sipas listës së anëtarësisë së Këshillit Kombëtar të PD të depozituar dhe regjistruar në Zyrën e Regjistrit të Partive Politike pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe të konfirmuar zyrtarish nga organet përgjegjëse statutore, rezultoi se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar nga 453 anëtarë gjithsej në detyrë, një pjesë prej tyre:
- ishin përjashtuar pa vendim nga mbledhja e Këshillit Kombëtar;
- ishin njohur por nuk kishin marrë pjesë në mbledhje; ose
- ishin në mbledhje por nuk e konsideronin atë legjitime, duke mos qenë dakort me “vendimmarrjet pa kuorum”.
Me përgjegjësinë për të mbrojtur interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, si dhe me shqetësimin se aktet e njëanshme nuk e ndihmojnë PD, anëtarët e Këshillit Kombëtar shprehën vullnetin dhe kërkojnë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD që të ushtrojë kompetencat që i njeh Statuti i Partisë Demokratike.
Ditën e premte, më datë 21 Korrik 2023, i kemi dorëzuar zyrtarisht Sekretarit të Përgjtihshëm një relacion të detajuar, sëbashku me kërkesën për të ushtruar kompetencat e tij statutore. Të bindur se aktet përçarëse, përjashtimet, njëanshmëria dhe nxitimi, nuk ndihmon në ringritjen e PD, ne gjejmë rastin të kërkojmë nga Sekretari i Përgjithshëm që të ushtrojë kompetencat që i njeh Statuti dhe të ndërmarrë çdo iniciativë statutore për të frenuar përçarjen e mëtejshme të Partisë Demokratike.
DEPUTETËT DHE ANËTARËT E KËSHILLIT KOMBËTAR:
LEFTER GËSHTENJA
BLEDION NALLBATI
RAMADAN LIKAJ
DASHNOR SULA
XHELAL MZIU
HELIDON BUSHATI
SAIMIR KORRESHI
Former Prime Minister Sali Berisha has stated that with th...
Ish kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ...
The judicial process for the Fier incinerator has been pos...
In a tragic accident, yesterday evening, Gerti Hoxha, one ...
SPAK has asked Interpol to declare former Deputy Prime Min...
The SP candidate for Rrogozhin Municipality, Edison Mmemol...
The official schedule of the voting process in the electio...
Analsiti Kreshnik Spahiu ka zbuluar se gjatë mbledhjes së ...
Archeology Melsi Labi has shared with the public a major d...
The former chairman of the Democratic Party of Vula, who i...
The Sherishta landfill remains unfinished after the seizur...
For several days, Peshtani i Fieri has been facing massive...
There are only two hours left from the end of the voting p...
MP Luan Baçi has reacted to the situation in Peshtan i Fie...
The fire in the village of Peshtan has gotten out of contr...
The summer holidays have started and the Albanian coast is...
Sot po ripërsëriten zgjedhjet në Rrogozhinë, ku dhe ka pat...
The candidate of the Socialist Party for the Municipality ...
The Ministry of the Interior & "ALEAT" inform citizens tha...
Minister Balla, during a meeting with the leadership struc...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details have emerged regarding the accident that occur...
New details have emerged from the serious accident that oc...
A serious accident occurred this Wednesday on the Elbasan-...
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...