web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Fotografimi i votës, shkelje e rëndë”/ Celibashi: Do të ketë sanskione dënimi

2023-07-23 11:59:00, Aktualitet CNA

“Fotografimi i votës, shkelje e rëndë”/ Celibashi: Do

Sot po ripërsëriten zgjedhjet në Rrogozhinë, ku dhe ka patur një rast denoncimi pasi një qytetare ka fotografuar votën.

Ai u shpreh se kjo është një shkelje e rëndë dhe që do të ketë sanksione dënimi që vijojnë nga 3 muaj në 3 vite.

Për rastin e denoncuar do të marrin të gjithë informacionin e mundshëm dhe më pas do të marrin një vendim

“Përbën një shkelje të rëndë të ligjit penal sa i përket procesit. Ka sanksione dënimi që shkojnë nga 3 muaj në tre vjet. Do marrim informacionin e mundshëm për këtë çështje. Ti shmangen çdo lloj joshje nga subjekete politike për të treguar votën”, tha Celibashi.

Gjithashtu Celibashi u bëri thirrje qytetarëve që të mos joshen nga subjektet politike dhe të tregojnë votën e tyre si dhe ka këkruar nga kandidatët të evitojnë deklaratat me motive politike.

 





Lajmet e fundit nga