web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studentët në protestë për mbylljen e programeve të studimit/

2022-11-30 10:22:00, Aktualitet CNA

Studentët në protestë për mbylljen e programeve të

Qëndresa qytetare dhe studentët po mbajnë një protestë sot para Ministrisë së Arsimit për degët që rrezikojnë të mbyllen.

Gjatë kësaj proteste studentet theksojnë se autoritetet duhet të marrin masa lidhur me politikat që janë ndjekur deri tani.

Gjithashtu qëndresa qytetare dhe studentët kanë kërkuar që të ketë më shumë transparencë lidhur me shifrat e sondazhit kombëtar të studentëve për programet universitare.

Sipas tyre po u jepet më shumë prioritet atyre degëve që shërbejnë si “pasaportë” për të ikur jashtë vendit.

 “Katër vite shumë degë rrezikonin të mbylleshin për shkak të vendimmarrjeve të gabuara. Kambana jonë e alarmit para katër vitesh u injorua dhe në disa raste u sulmuam. Sot jemi futur në një rrugë pa kthim. Të gjithëve besoj u kujtohet shpallja e programeve universitare të studimit. Askush nga autoritete nuk del të tregojë rezultatet e sondazhit kombëtar të studentëve. Kjo sepse as këtë herë nuk ia ka dalë të punojë për studentët. Katër nga 35 programet janë mbyllur. Kjo tregon dështimin e politikave të ndërmarra nga politika e arsimit. Studentët orientohen drejt programeve të studimit që shërbejnë si pasaportë për të ikur jashtë vendit. Nuk kanë kaluar 24 orë nga deklaratat atdhetare, ndërkohë që dega e matematikës sot po mbyllet. Durrësit është duke iu mbyllur dega e hoteleri turizmit. Askush nuk shqetësohet për fizikën. Indiferenca , keqqeverisja dhe lënia në harresa e degëve të arsimit”, tha një nga protestuesit./CNA.al





Lajmet e fundit nga