web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Anila Hoxha zbërthen Yuri Kim/ Kujt iu drejtua ambasadorja amerikane për garën në SPAK

2022-11-29 22:41:00, Aktualitet CNA
Anila Hoxha zbërthen Yuri Kim/ Kujt iu drejtua ambasadorja amerikane
Gazetarja Anila Hoxha

Gazetarja Anila Hoxha ka zbërthyer deklaratat e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, për garën e kreut të ri të SPAK.

Hoxha tha në emisionin ?Debat? se mesazhi i ambasadores ishte i drejtpërdrejtë për qeverinë e prokurorëve, për KLP-në.

Kjo, sepse sipas saj, në korridoret e KLP-së nisën fushatat e fshehta që lobonin për kandidatët në garën e kreut të SPAK.

?Mesazhi i ambasadores ishte i drejtpërdrejtë për qeverinë e prokurorëve, për KLP-në, institucioni përgjegjës për nga ku mandatohet kreu i SPAK me mandat 3 vjeçar dhe prokurori i zakonshëm me mandat 9-vjeçar. Pasi është shprehur interesi nga kandidatët në korridoret e KLP-së nisën fushatat e fshehta që lobonin për kandidatët, disa prej tyre të diskutueshme.

Ambasadorja ka folur në gjuhen e saj me nënkuptime dhe pa përmendur emra, por nga ana tjetër mesazhi është për personat që po zgjedhin kandidatët?, theksoi ajo./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga