web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“SPAK nuk ka nisur ende me peshqit e mëdhenj”/ Karamuço: Bizneset pastrojnë paratë e politikanëve

2023-11-24 22:32:00, Aktualitet CNA
“SPAK nuk ka nisur ende me peshqit e mëdhenj”/ Karamuço:
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se njerëzit do të kenë edhe më shumë besim tek Prokuroria e Posaçme nëse hetimet do të shtrihen në 360 gradë.

I ftuar në emisionin “Barometri”, Karamuço ka deklaruar SPAK nuk ka nisur akome peshqit e mëdhenj.

 “Njerëzit akoma druhen të besojnë se deri ku do shkoj SPAK-u. Deri sa do godasë dhe a do godasë 360 gradë të plota apo jo. Dhe a do i godasë peshqit e mëdhenj? S’kanë filluar akoma peshqit e mëdhenj.

Ne tek tuk kemi ndonjë emër të selektuar, por ne kemi harruar bizneset. Ata i pastrojnë paratë e politikanëve. Të merremi me ata njëherë”,tha Karamuço./ CNA





15:34 TODAY

Elvana Gjata në

SPAK ka nisur hetim pasuror për këngëtaren Elvana Gjat...

Lajmet e fundit nga