web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Elvana Gjata në

2023-11-24 15:34:00, Aktualitet CNA
Elvana Gjata në
Elvana Gjata

SPAK ka nisur hetim pasuror për këngëtaren Elvana Gjata, e cila u përmend në përgjimet e Ervin Matës, i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge. 

Në dosjen hetimore nënvizohet se sipas komunikimeve në aplikacionin “SKY” mes Matës dhe Breçanit, i ka thënë se “do t’i dërgojë 500 mijë euro përmes llogarisë së Elvanës”.

Por nga përgjimet del në sekenë edhe emri i këngëtares së njohur, Elvana Gjata, e cila mesa duket ka vënë në dispozicion të Ervin Matës edhe llogarinë bankare.

‘Ç’a je ka bani ju? Si asht Ervini?…Nuk pata kohë me të thanë se mtha mue po ti dergoj nga llogaria e elvanes 500 mij euro borxh…E maroj punet sa t’i kalosh kto halle…I thashë jo ne asnje menyrë…I ka Eralbi po nuk ka me ç’ka i sjell tha, kam njerez une që i sjellin sa te dush… Tash sa ka i bjen ne mend hic per HEC-in me than te drejten…

Emri i këngëtares nuk është hera e parë që lakohet në media, pasi në ngjarjen e 4 tetorit 2018, si pasojë e një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truprojë e Ervis Martinajt. Në atë kohë Elvana Gjata u cilësua si partnerja e Matës. 

Lajmi në përditësim...

 

 





Lajmet e fundit nga